Spartak Ngjela: Berisha është i tremburi që tremb krerët e PS-së

Postuar në 22 Korrik, 2012 03:48

Spartak Ngjela nuk e kupton qëndrimin e opozitës lidhur me çështjen e imunitetit. Madje, ai shtie në punë fjalë të forta për ta nënvizuar këtë fakt, gjë që tregon se është i pakënaqur me lidership-in e PS-së. Ai ka dhënë një intervistë për Panoramën, dhe kjo pakënaqësi shprehej qysh në titull, i cili me shumë gjasë është zgjedhur me dijeninë e tij (Saliu i ka trembur dorëzezët e PS-së). Ai i mëshon mesazhit të titullit gjatë intervistës. “Saliu vazhdimisht e tremb lidership-in e PS-së”, “Saliu e di që maja piramidale e PS-së gjithnjë trembet”, “Këta derëzezë e punëzezë [socialistët] tremben” – janë disa nga frazat që bartin këtë mesazh të tij.

Nga ana tjetër, Ngjela është i sigurtë se të huajt po kërkojnë heqjen e imunitetit për ta lënë Saliun të pambrojtur, dhe sipas tij “qëndrimi radikal i Saliut për këtë çështje është si ajo britma e një njeriu të vetmuar natën në pyll; nxirret pra për të larguar frikën e tij”. Dhe vijon: “Nëse ka një njeri sot që ka frikë nga heqja e imunitetit, ky është Sali Berisha, që ka vrarë, ka vjedhur, ka abuzuar me të gjithë rrethin familjar, e ka shitur interesat kombëtare”.

E.G.

Comments

Submitted by nik (not verified) on

<blockquote><p>&ldquo;Saliu vazhdimisht e tremb lidership-in e PS-së&rdquo;, &ldquo;Saliu e di që maja piramidale e PS-së gjithnjë trembet&rdquo;, &ldquo;Këta derëzezë e punëzezë [socialistët] tremben&rdquo;&nbsp;</p></blockquote><blockquote><p>&ldquo;Nëse ka një njeri sot që ka frikë nga heqja e imunitetit, ky është Sali Berisha</p></blockquote><p>Me nje fjale te gjithe jane te trembur dhe vetem avokati (qe nuk ka fituar asnje ceshtje) qenka trim</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.