Baruti i imunitetit

Postuar në 22 Korrik, 2012 14:51

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Avokati i Popullit kanë arsye të ndihen 'solidarë' këto ditë. Nuk dihet ende pse-ja, por Leskaj e Totozani janë të vetmit zyrtarë të lartë, të cilëve projektligji i ri që pritet të votohet në 6 gusht, ua heq tërësisht imunitetin. Gjithë të tjerëve, deputetëve të Kuvendit të RSH, gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, gjyqtarëve të Gjykatës së Larte dhe gjithë gjyqtarëve të tjerë, imuniteti vetëm u kufizohet. Të dy e kanë kundërshtuar fort këtë përjashtim dhe të dy kanë zgjedhur të njëjtën vijë mbrojtjeje: fatin e pararadhësve (Totozani) dhe atë të pasardhësve (Leskaj). Madje Leskaj, sipas MAPO-s, u ka përmendur deputetëve edhe një batutë me...barut.

Totozani: "…Ajo që do u kërkoja sot është ta shikoni me kujdes këtë çështje, se përvoja jonë, (duhet ta dini që ka pasur raste me paraardhësin në Shkodër), por dhe ngjarje që kanë të bëjnë me punën tonë të përditshme, duhet të kuptoni që risku për t’u gjendur ballë presioneve abuzive nuk është i vogël…"

Leskaj: "… Ne vlonjatët që kur lindim imunitetin e kemi me vete, se andej nga anët tona ka një shprehje: 'atë që s’pati kurrë guxim, as baruti nuk e bën trim'. Por edhe pse unë deklaroj si Bujar Leskaj, se lëshoj imunitetin si kryetar i KLSH-së, mendoj se institucioni i KLSH-së për të ardhmen, dhe kryetari i ardhshëm, nuk ma ka borxh mua si person këtë deklarim, këtë aventurë…". (A.N.)

Comments

Submitted by Vlora (not verified) on

<p>Bravo Bujar, je perfaqesues i denje per Vloren, do Zoti dhe behesh k/minister</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.