Arkiv-Lajme

BERZH: Ekonomia shqiptare pati rënie 1.4%, jo 0.2%, siç raportoi INSTAT-i

Postuar në 24 Korrik, 2012 08:53

Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim ka deklaruar se ecuria e ekonomisë shqiptare në tremujorin e parë të këtij viti ka qenë shumë më e keqe seç ajo kishte parashikuar – Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) u tkurr 1.4% krahasuar me një vit më parë, ndërkohë që ky institucion kishte parashikuar një rritje në masën 0.4%. Dhe kjo shifër është shumë më negative se sa ajo që është servirur së fundi nga INSTAT-i, sipas të cilit tkurrja e ekonomisë në tremujorin e parë ka qenë vetëm 0.2%.

Nishani AFP-së: Do jem i pavarur si President

Postuar në 24 Korrik, 2012 08:01

Gazetarët e Agjencisë Francezë të Lajmeve, AFP, i kanë marrë një intervistë Presidentit të ri të Republikës, që futet në zyrë sot në mbrëmje, dhe i kanë shprehur shqetësimin e kontrollit të sistemit të drejtësisë e të shërbimeve sekrete nga ana e Berishës. Dhe kanë lënë të kuptohet, sipas Temës online, se kjo do të bëhet realitet nëpërmjet rolit të Bujar Nishanit. “Do të jem i pavarur plotësisht nga çdo forcë politike”, ka qenë përgjigjja e thatë dhe e prerë e Nishanit.

Masakra e Kolorados dhe interpretimi i amendamentit të dytë

Postuar në 24 Korrik, 2012 06:10

Nga një studim i kryer nga profesorët amerikanë David Law and Mila Vertsteeg, rezulton se në mbi 90% të kushtetutave të botës merren në mbrojtje liria e besimit, liria e shprehjes dhe e shtypit, e drejta për barazi, e drejta për pronë private, e drejta për t’u mbledhur e organizuar, e drejta e votës, etj, etj. Të gjitha këto liri e të drejta kanë qenë të përcaktuara fillimisht në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thotë profesori Geoffrey R.

Berisha, dhe Ceka pas tij: Socialistët duan të marrin kryeprokurorin

Postuar në 24 Korrik, 2012 05:04

Opozita ka kërkuar që, në kuadrin e ndërhyrjes në kushtetutë me rastin e nevojës për të hequr apo kufizuar imunitetin, të bëhet dhe ndryshimi tjetër që përcakton shumicën parlamentare të 84 votave për të zgjedhur kryeprokurorin dhe anëtarët e Gjykatës së Lartë. Kryeministri Berisha i ka bërë një lexim të vetin kësaj kërkese. “Pakica kërkon t’i marrë të gjitha, dhe t’mos i lërë asgjë shumicës”, tha ai.

24 korriku bëhet një datë simbolike e kalendarit politik të shqiptarëve

Postuar në 24 Korrik, 2012 04:29

“Pas rënies së Berishës I, është krijuar një datë simbolike në kalendarin politik shqiptar”, vëren në një shkrim të vetin Afrim Krasniqi, komentator politik e këshilltar i Presidentit Topi gjatë 5 viteve të fundit. Fjala është për 24 korrikun. Rexhep Meidani, që pasoi Berishën në Presidencë (ky i fundit nuk e dorëzoi detyrën dhe – kështu kanë raportuar herë pas here një numër gazetash – mori me vete pothuaj gjithçka, mobiljet dhe stafin, teksa e la zyrën) e filloi mandatin më 24 korrik të vitit 1997.

Willy Kamsi: Duan ta zhdukin Gurakuqin nga historia e Shqipërisë

Postuar në 24 Korrik, 2012 03:55

Është folur këto ditë për një reagim të një numri intelektualësh shkodranë lidhur me injorimin që i është bërë Luigj Gurakuqit në serinë e nderimeve të përgatitura për disa personalitete të politikës e të kulturës shqiptare me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë. “Reagim i disa intelektualëve shkodranë”, thuhej në lajm, por nuk jepeshin emra, duke provokuar kureshtje, e tek-tuk dyshime.

Ceremonia presidenciale do të jetë pa shumë gjeste, lëvizje e fjalë

Postuar në 24 Korrik, 2012 03:34

Me anë të një njoftimi të Protokollit të shtetit, jepet në detaje ceremonia e dorëzimit të stafetës presidenciale, që fillon në orën 18.30 e përfundon në orën 20.00. Bie në sy që gjithçka është menduar – siç është e kuptueshme – në funksion të pamundësisë e limiteve fizike të Presidentit të ri, të cilit nuk do t’i duhet të bëjë lëvizje të gjata e të mundimshme më këmbë e të cilit i kanë lënë të mbajë një fjalim që do të zgjasë 5-6 minuta. Bie në sy, gjithashtu, një rol i padukshëm i Presidentit Topi gjatë ceremonisë.

“Shqipëria dixhitale” lë në baltë maturantët (në kryeqytet!!)

Postuar në 23 Korrik, 2012 14:10

Mijëra maturantë të shkollave të mesme në Tiranë dhe rrethe kishin sot ditën e paracaktuar për të mbushur Formularin A2, një dokument i rëndësishëm që përcakton degën ku ata do regjistrohen si studentë të ardhshëm. Për herë të parë këtë vit, Ministria e Arsimit, kishte vendosur që ky formular të “mbushej” online, dhe jo në kopje fizike si vitet e shkuara.

Dështuan negociatat Berisha-Ndoka

Postuar në 23 Korrik, 2012 13:34

Gazeta Panorama, duke iu referuar “burimeve të sigurta pranë maxhorancës”  raporton se kanë dështuar negociatat mes Berishës dhe Nard Ndokës për rikthimin e Partisë Demokristiane në koalicionin qeverisës. Në takimin mes të dyve, Berisha i ka ofruar partisë së Ndokës postin e zv.Ministrit të Brendshmëm, por ai nuk e ka pranuar këtë post. Në vend të tij, Ndoka ka kërkuar që partisë së vet t'i jepet posti i Prefektit në një nga qarqet e vendit. Dhe kjo kërkesë nuk është pranuar nga Berisha.

Një dekoratë postume për Ardian Klosin; e jep Bamir Topi në ditën e fundit si President

Postuar në 23 Korrik, 2012 12:15

Presidenti Topi është duke bërë veprimet e fundit presidenciale, dhe dekorata e fundit e një mandati presidencial të dalluar më së shumti për dekoratat e shpërndara, është lënë për Ardian Klosin, shkrimtarin e përkthyesin shqiptar që u vetvra në shtëpinë e vet më 26 prill 2012.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme