Willy Kamsi: Duan ta zhdukin Gurakuqin nga historia e Shqipërisë

Postuar në 24 Korrik, 2012 03:55

Është folur këto ditë për një reagim të një numri intelektualësh shkodranë lidhur me injorimin që i është bërë Luigj Gurakuqit në serinë e nderimeve të përgatitura për disa personalitete të politikës e të kulturës shqiptare me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë. “Reagim i disa intelektualëve shkodranë”, thuhej në lajm, por nuk jepeshin emra, duke provokuar kureshtje, e tek-tuk dyshime.

Nuk dihet nëse Willy Kamsi është pjesë e këtij grupi, por është e sigurtë se ai ka të njëjtin shqetësim, gjë që na e bën me dije me anë të një shkrimi me titull ‘Kush don ta zhdukë Luigj Gurakuqin nga historia e Shqipërisë’, të publikuar në Mapo. “Në këtë vit jubilar nuk përmendet fare emri i Gurakuqit”, thotë Kamsi në fillim të artikullit, dhe më poshtë bën një listë kontributesh “të krahut të djathtë të Ismail Qemalit”:

“Veprimtaria e tij politike e atdhetare nis që kur, ende student, është ndër bashkëpunëtorët më të zellshëm të revistës “Albania” të Faik Konicës. Merr pjesë në Kongresin e Manastirit për Gjuhën shqipe (1908). Është drejtori i parë më 1909 i Shkollës Normale të Elbasanit. Më 1911 merr pjesë me Ismail Qemalin në Kryengritjen e Malësisë së Madhe, nën drejtimin e Dedë Gjo’ Lulit, dhe harton Librin e Kuq të Gërçes me kërkesat e malësorëve ndaj Perandorisë Osmane. Dhe ishte vetëm 32 vjeç. [Në rrethanat e] ngritjes së Flamurit në Vlorë gjejmë përsëri në rolin kryesor Luigj Gurakuqin, i cili harton e shkruen me dorën e vet tekstin që lexohet në dokumentin e Shpalljes. Të mos harrojmë edhe më vonë luftëtarin, me të tjerë atdhetarë, për mbrojtjen, në kohën e  princ Ëied-it, të Shtetit Shqiptar (1914), kur mbet i plagosur, apo kontributin duke qenë Drejtor i Drejtorisë së Arsimit (1916-1918) në vitet e Luftës së Parë Botërore, duke hapur me qindra shkolla, ku mësimet jepeshin në gjuhën shqipe, duke themeluar gjithashtu Komisinë Letrare të Shkodrës. Ai u përpoq të bashkonte Veri e Jug, të krishterë e myslimanë, gjuhë gege e toske. Dhe kështu u bë faktori kryesor në afrimin e shqiptarëve për një qëllim të vetëm: Bashkimin Kombëtar me synim Pavarësinë Kombëtare. Si të harrohet koha që qe ministër i Financave në qeverinë e Nolit dhe, si i tillë, kur e vranë, nuk i gjetën në xhep veçse 400 lireta. O tempora! O mores!”

Re.Pu.

Comments

Submitted by f d (not verified) on

Kete burre te nderuar mos e vrau gje ai, si e ka emrin (?), Zogu, qe as harabel nuk ish ? Epo, biografine e shkruaj vet, edhe letren edhe penen edhe bojen edhe shtepine botuese edhe shitesit edhe lexuesit...i kam vete. Hajt me shendet !

Submitted by Zefi (not verified) on

A ju kujtohet Gjeneralisimo Franko, diktatori i Spanjës? Kur pa që po i vinte fundi, afroi pranë vetes njeriun që do bëhej pasardhësi i tij. Ky ishte Huan Karlos, njeriu që do bëhej më vonë mbreti i Spanjës, edhe pse nuk i takonte.

Gjatë kohës që Franko përgatiste Huan Karlosin si pasardhës të tij, u kujdes që t’i bënte publicitet atij (për edukim e pasardhësit ishte kujdesur personalisht), në të njetën kohë që shumë figura historike të spanjës, të zbeheshin e permendeshin rallë e më rrallë. Ndonëse ishte vetë ai që zëvendësoi monarkinë në  Spanjë në prill 1939, i kishte shkuar në mendje, se gjithë urrejtjen e grumbulluar në popull për shkak të sundimit të tij diktatorial, ndoshta do të mund të arrinte ta amortizonte  pikërisht monarkia me mbret beniaminin e tij.

Vërtet, nuk doli i gabuar, siguroi së paku një varrim dinjitoz dhe varrin e tij nuk e ka pshurrur ende njeri.

Submitted by Astrit (not verified) on

Vetem Shkodra me qytetarine e saj vlejne sa gjysma e historise se Shqiperise!
Harrimi i Luigj Gurakuqit (nese eshte real dhe kete nuk e gjykoj dot une) do te tregonte se drejtuesit ne Shqiperi nuk kane probleme te karakterit Veri-Jug, as te tipit Myslymane-Te Krishtere a te tjera ndasi te demshme por tradicionale. Nese e vertete kjo do te ishte shenje se ndasia e re e inkurajuar nga keta drejtues eshte mes Qytetaresh dhe Barbaresh dhe se ne kete lufte ata preferojne te mbajne anen e barbarise injorante.

Uroj qe kjo te mos jete e vertete dhe qe Gurakuqit dhe atyre pak burrave me mend dhe karakter qe ka patur Shqiperia tu jepet nderimi i duhur dhe te mbahen ne pedestal si shembull per tu ndjekur.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Po, pse a vetem intelektualt shokdrane duhet te indinjohen per eleminimin e intelektualit patriot Luogj Gurakuqi? A vetem Shkodres i perket Luigj Gurakuqi? Ky asht turp e maskarallek kombetar.

E kam thane dhe po vertetohet se Sali Berisha synon ta shndrroje Republiken e Shqiperise ne nji Monarki Kostitucionale Islamike (MKI) ku kryeminister te jete Sali Berisha dhe mbret nipi i Ahmet Zogollit, dhe kete monarki islamike ta fusin ne Bashkimin Europian.

Kur ta kuptoni do te jete vone.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.