Një dekoratë postume për Ardian Klosin; e jep Bamir Topi në ditën e fundit si President

Presidenti Topi është duke bërë veprimet e fundit presidenciale, dhe dekorata e fundit e një mandati presidencial të dalluar më së shumti për dekoratat e shpërndara, është lënë për Ardian Klosin, shkrimtarin e përkthyesin shqiptar që u vetvra në shtëpinë e vet më 26 prill 2012. Motivaconi ka qenë ndër më të kollajtët për t’u shkruar: “Intelektualit të shquar antikonformist që ia kushtoi gjithë veprimtarinë e tij si publicist, studiues, veprimtar shoqëror, krijues e përkthyes çështjes së demokracisë në vend duke e konsideruar atë si rrugën drejt drejtësisë shoqërore, së vërtetës, moralit e progresit, ndaj dhe refuzoi deri në fund të jetës kompromisin me atë lloj politike që i bie ndesh këtij qëllimi”.
Nuk dihet se ç’do të mendonte Klosi për dekorimin e tij postum nga institucionet e shtetit, por duhet thënë se dekorimi i tij është një veprim që e nderon këtë presidencë.5tr
Re.Pu.
Comments
Me mire vone sesa kurre per
<p>Me mire vone sesa kurre per nje burre te nderuar e te respektuar, qe na u largua si nje meteor...</p>
Add new comment