Flasin opinionistët për presidentin që ... po vjen (dhe për atë që po ikën)

Të pyetur nga Top-channel-i, komentatorët Zheji, Dervishi e Hila kanë dhënë konsiderata për Topin e Nishanin:
Artur Zheji: Mendoj që presidenca e Topit ka qenë e qetë, pa kulme, pa shkëlqime të mëdha, por edhe pa tejkalim të kompetencave kushtetuese. Do të mbahet mend, si një presidencë relativisht normale, por një normalitet, si ai shiu i Londrës, që kur fillon nuk mbaron.
Lutfi Dervishi: E Topit ishte një Presidencë normale, me tone të ulëta, e mbizotëruar ndoshta më tepër nga tërheqja dhe heshtja.
Dritan Hila: Mendoj që nuk ka shumë gjëra për të thënë për këtë 5-vjeçar që iku. Më tepër mund ta quaja një punësim të Topit në zyrën e Presidentit.Pritej më shumë nga ai. Ka një fjalë proverbiale, që thotë 'unë flas me heshtjen time', mirëpo ai heshti shumë gjatë dhe për shumë gjëra.
Ndërsa për Nishanin, Lutfi Dervishi është i idesë se ai do të vihet në provë, kur të ketë momente të vështira dhe historia e 20 viteve tregon që momentet e vështira, jo përjashtimore, janë momentet e zgjedhjeve, ku mesazhet që jep Presidenti i Republikës kanë një lloj peshe.
Dritan Hila: Zakonisht në këto raste thuhet të mos paragjykojmë, por s’është ky rasti. Nuk është si Zoti Bamir Topi, nuk është një profil i lartë politik, aq sa ishte Topi. Eshtë një njeri që nuk thotë gjë politikisht, është i sponsorizuar nga Berisha, gjithçka ia dedikon atij. Mund të bëjë gjëra të mëdha që të mbahet mend, shanset i ka, por unë unë jam skeptic.
Artur Zheji: Mund të ketë një surprizë tek personi Nishani. Ndoshta është një pritshmëri apo hamendësim që ne kemi që ky zotëri të jetë ndryshe nga zoti Topi, më i angazhuar në problematikën sociale.
Re.Pu.
Comments
Me mire nga keta kane folur
<p>Me mire nga keta kane folur ata opiniosiste qe nuk kane folur...</p>
Add new comment