Ceremonia presidenciale do të jetë pa shumë gjeste, lëvizje e fjalë

Postuar në 24 Korrik, 2012 03:34

Me anë të një njoftimi të Protokollit të shtetit, jepet në detaje ceremonia e dorëzimit të stafetës presidenciale, që fillon në orën 18.30 e përfundon në orën 20.00. Bie në sy që gjithçka është menduar – siç është e kuptueshme – në funksion të pamundësisë e limiteve fizike të Presidentit të ri, të cilit nuk do t’i duhet të bëjë lëvizje të gjata e të mundimshme më këmbë e të cilit i kanë lënë të mbajë një fjalim që do të zgjasë 5-6 minuta. Bie në sy, gjithashtu, një rol i padukshëm i Presidentit Topi gjatë ceremonisë.

Në materialin shpjegues të ceremonisë të hartuar nga Protokolli i Shtetit nuk parashikohet asnjë lloj protagonizmi i kryeministrit, por me siguri gjërat janë kopsitur në mënyrë të tillë që ai të jetë ylli i ngjarjes, ku do të marrin pjesë mbi 600 vetë e ku do të dëgjohen 21 të shtëna topi.

E.G.

Comments

Submitted by f d (not verified) on

<p>Pantomima e &#39;topit&#39; me 21 te shtena (pse?) flet me shume se e Presidentit te para paralizuar...Ketu gjene mire, po vizitat jashte nahijes si do i bej valle ?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.