Arkiv-Lajme
5 gjuhëtarë për standardin
5 gjuhëtarë mbrëmë në emisionin e gazetares Ilva Tare i janë përgjigjur pyetjes: A po ndikon Këshilli Ndërakademik ndryshimin e standardit të gjuhës shqipe? Disa prej tyre mendojnë që një Kongres duhet të miratojë vendimet e Këshillit Ndërakademik, por ende është e paqartë për çfarë ndryshimesh konkrete flitet. Ja 5 pohime të shkëputura nga debati i të ftuarve të Tares:
“Shqipëria në BE, por të ruajë karakteristikat e veta të Lindjes”
Flasim shpesh për ambasadorët e Perëndimit në Shqipëri, por rrallë ose asnjëherë nuk u dëgjohet zëri ambasadorëve të vendeve të Lindjes. Dhe ata ndoshta kanë mendime disi të ndryshme për integrimin e Shqipërisë, përshembull. Të paktën kështu duket nga një intervistë në shtypin e sotëm me ambasadoren e Egjptit në Tiranë, Amina Gomaa, e cila e përfundon mandatin e saj 4 vjeçar pas rreth një muaji- siç raporton e përditshmja “Shekulli”.
Rama: Në ceremoni fola me fëmijët e Nishanit, jo me Nishanin
Kush ka ndjekur ceremoninë presidenciale që u mbajt në Presidencë, ka mundur të vërë re praninë e të parit të PS-së, të cilin kamerat e kapën teksa i dha dorën të parit të shtetit. Ishte një ceremoni që më kujtoi koncertin në vitin 1936, tha në talk-show-n e së premtes në Vizion Plus Edi Rama, që ka treguar se i ka shumë për zemër paralelet me situata filmike të artit soc-realist (e ka filluar me Robert Çamçakëzin). Dhe e zhvillon idenë e vet: “ceremonia ishte triumf i mediokritetit dhe banalitetit”.
MAPO profetizon? Apo një rrëshqitje frojdiane?
MAPO profetizon? Apo një rrëshqitje frojdiane? – Kështu ironizojnë komentuesit gazmorë të blogut PPU pasi kanë postuar këtë copëz të faqes së parë të MAPO-s së sotme.
Presidenti Nikoliç e kryeministri Daçiç, një dyshe e sikletshme në krye të Serbisë
Ivica Daçiç zgjidhet kryeministër i Serbisë. Ky është lajmi që kanë dhënë pothuaj të gjitha gazetat e agjencitë e rëndësishme informative të botës. Pse vallë? Ka një arsye tjetër shumë të thjeshtë. Ivica Daçiç është ish-zëdhënësi i Milosheviçit në kohën që ky i fundit bënte të fortin e Ballkanit; e sikur të mos jetë mjaft ky fakt, tok me Daçiçin, në pushtet kanë ardhur socialistët plus nacionalistët, dmth ata që provokuan luftën në vitin 1999, dhe ata që u bënë shkak që Serbia të goditej nga NATO-ja.
Doris Pack i lëshohet Nikoliçit: Provoje luftën, e do ta shohësh!
Eurodeputetja gjermane, Doris Pack duket se është trazuar fort nga deklarata prej cow-boy-i e presidentit serb, Tomisllav Nikoliç. Ky i fundit tha së fundmi se “nëse autoritetet kosovare ndërhyjnë me forcë në veriun e rebeluar, atëherë do të ballafaqohen me sulm nga Serbia”, por Pack-u nuk e ka gëlltitur dot këtë qëndrim. Në një intervistë për Radio Dukagjinin, ajo ka lënë mënjanë skrupujt diplomatikë e ka folur me një gjuhë shumë të qartë. E pyetur nga gazetarët shqiptarë të kësaj radioje, ajo shprehet: “Ju nuk duhet t’u kushtoni shumë rëndësi këtyre fjalëve të çmendura.
Romney në Londër: Bën gafë dhe 'hahet' me Cameron-in
Kandidati republikan për postin e Presidentit të SHBA-ve, Mitt Romney është për një vizitë në Londër. Dhe qysh në fillim ai bëri një vëzhgim të papritur kritik mbi lojrat olimpike, që fillojnë sot zyrtarisht. E bëri këtë vëzhgim edhe nga pozitat e atij që e di se si mund të përgatiten lojrat olimpike (Romney ka qenë organizatori i lojrave dimërore olimpike të vitit 2002, në Salt Lake City). “Londra nuk duket se është gati”, tha ai në thelb, me të vënë këmbët aty. Por reagimet ‘lokale’ ishin të menjëhershme.
Do ta marrim statusin e vendit kandidat? Ende nuk duket të jetë vendosur
“Jo pushim, por integrim”, tha dje ambasadori Sequi, duke lënë të nënkuptohet ideja se në harkun e dy muajve mund të bëhet diçka me synimin për të kandisur Brukselin, që ta japë ok-in për statusin e vendit kandidat. Dhe çfarë mund të bëhet deri në fund të shtatorit? Jo ndonjë gjë e madhe, efektivisht. Mund të miratohet heqja e imunitetit, mund të miratohet ndonjë ligj tjetër me 3/5 e votave të parlamentit, e në përgjithësi mund të shprehet vullneti i mirë i politikës. Por mjafton kaq? Nuk dihet. Në Bruksel duket se nuk është marrë një vendim për këtë gjë.
EULEX hedh dyshime se “anëtarët e LDK-së janë vrarë për motive politike”
Në shtypin e sotëm kosovar flitet për një hetim të strukturave të Eulex-it mbi vrasjet e ekzekutimet e kryera në Kosovë pas luftës, dhe në raportimet e bëra thuhet se Eulex-i hedh dyshime që dhjetëra anëtarë të LDK-së janë vrarë vetëm pse ishin kundërshtarë të PDK-së. Ja çfarë thuhet në website-in telegrafi.com:
Surroi denoncon Dellin, Buzhala denoncon Surroin
Paralel me letrat e lamtumirës që Veton Surroi po ia dërgon faqe botës ambasadorit amerikan Christopher Dell, janë dhe ‘letrat’ e Berat Buzhalës për Veton Surroin. Po njësoj, faqe botës. Në disa shkrime me radhë, Buzhala u është kthyer artikujve të vjetër të Surroit, të shkruara në vitet ‘980, të cilat janë në favor të kauzës jugosllave, komuniste, anti-borgjeze, etj, ndërsa në shkrimin e fundit të publikuar në Gazetën Express, gazetari dhe deputeti i PDK-së zhbirilon jetën e sjelljen e Surroit pas luftës.