Arkiv-Lajme

Ambasadori Dell i përgjigjet publicistit Surroi

Postuar në 29 Korrik, 2012 08:11

Ambasadori Christophet Dell i është përgjigjur Veton Surroit. Duhet të jetë menduar gjatë, e duhet të jetë këshilluar dhe me miq të tijët, nëse duhet t’i përgjigjet apo jo, por në fund ka vendosur t’i përgjigjet. Ka shkruar një artikull për Gazetën Express me titull ‘Zvarraniku nga Ozi”, në të cilin ka shtënë në punë një ton polemik e pickues, mú si të ish një publicist lokal. Po pse Zvarraniku nga Ozi? I referohet një romani për fëmijë me titull Magjistari nga Ozi, i shkruar nga L.

Enver Hoxha sipas Majkos

Postuar në 29 Korrik, 2012 04:34

Në profilin e tij në Facebook, Pandeli Majko ka komentuar përballjen gjyqësore mes Ismail Kadaresë dhe familjes Hoxha për dorëshkrimin e "Dimrit…". Është një mesazh i gjatë ku deputeti socialist përpiqet aq sa mundet të ndërtojë një metaforë të "Urës" si kalim nga diktatura në demokraci, por nuk është kjo pjesa më kurioze e mesazhit. Është zbavitëse të vëresh cirkun e fjalëve të përdorura për Enver Hoxhën.

Di gjë kush ç'thotë Censusi për këtë shifër?

Postuar në 29 Korrik, 2012 03:03

Papa Benedikti XVI ka caktuar kardinalin spanjoll, Santos Abril Y Castello, si të dërguarin e tij të posaçëm për në Shqipëri. Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve katolike Kathweb. Agjencia shkruan se: “Më 29 shtator ai do të marrë pjesë në festimet për 950 vjetorin e dioqezës Sape në veri të vendit”. “Dioqeza e themeluar në vitin 1062, e ka selinë qëndrore në Vaun e Dejës dhe numëron rreth 70 mijë besimtarë”.

Henri Çili mundohet të ngrehë “grackën e Parmenidit”

Postuar në 28 Korrik, 2012 15:05

Në një opinion të botuar në gazetën e tij Mapo, Henri Çili bën pyetjen nëse gjërat po shkojnë më keq në Shqipëri. Dhe ai jep këtë përgjigje: “Le të marrim Shqipërinë e sotme, ku shumë njerëz janë të ngritur nervash nga 7 vjet të qëndrimit të Berishës në pushtet, nga ambasadori Arvizu apo nga ‘naiviteti’ i ambasadorit Volfart, nga zgjedhja e Nishanit president apo ndonjë element tjetër. E megjithatë, gjërat jo vetëm që nuk po shkojnë më keq, por po shkojnë më mire” Më tej, Çili shpiegon pse gjerat kanë shkuar më mirë në këta 7 vjet.

I 'poqi' gazetat vapa e korrikut apo ka diçka tjetër në këtë mes?

Postuar në 28 Korrik, 2012 12:18

Me përjashtim të së përditshmes Shqiptarja.Com e cila i kishte dhënë ngjarjes titullin e madh të faqes së parë, të përditshmet e tjera të Tiranës, e kishin shmangur sot nga faqet e para lajmin e vetëvrasjes së Alma Gjergjit, motra e ministrit Arben Imami, dhe bashkëshortja e drejtuesit të Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Tiranës Bashkim Gjergji.

Berisha në ‘92: Pushteti ka prishur burra më të mençëm se unë

Postuar në 28 Korrik, 2012 10:21

Në pranverën e vitit 1992, në 22 mars u zhvilluan zgjedhjet parlamentare që i dhanë fund një krize gati dyvjeçare të fillimit të tranzicionit shqiptar. Në këto zgjedhje PD fitoi me 62.09 % të votave. Në librin “Deformimi i PD” me autor Blerim Çelën, jepen debate të mbledhjes së kryesisë së PD, pikërisht pas zgjedhjeve të 22 marsit. Shkruan autori: “Më 22 mars 1992 PD fitoi bindshëm, fitova edhe unë në Tepelenë. Më 23 mars u bë një miting i madh ku foli z.Berisha dhe unë isha në krah të tij dhe të ambasadorit të SHBA-së, z. Rajerson...

Kreshnik Spahiu ëndërron suksesin që Alexis Tsipras pati në zgjedhjet greke

Postuar në 28 Korrik, 2012 08:49

Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, në një takim me banorët e zonës së Gorës në Korcë, ka deklaruar se nuk do të bëjë aleancë me PS-në në zgjedhjet e vitit 2013-të. Spahiu është shprehur se AK-ja do të lërë në opozitë Ramën dhe do të nxjerrë Berishën në pension.

Mund t'i kapi gay-të n'hu Ekremi

Postuar në 28 Korrik, 2012 06:59

Prokuroria e Tiranës ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj kreut të Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia nga dy organizatat  LGBT. "Në një përgjigje zyrtare ndaj padisë së bërë nga Aleanca Kundër Diskriminimit dhe Pro LGBT, prokurori Arben Qosja argumenton se nuk ka asnjë të dhënë që deklaratat në fjalë të përbëjnë vepër penale, - shkruan në numrin e sotëm "Gazeta Shqiptare".

"Or Qyq" - i shkruan Braçja, Ramës

Postuar në 28 Korrik, 2012 05:58

Erjon Braçe, mendon se kryetari i partisë së tij shkon pas një axhende të problematikës që e përcakton mazhoranca dhe jo pas asaj ku janë të lidhura interesat e opozitës. Madje e ka quajtur dje Ramën edhe "qyq".

"Berisha po të tërheq zvarrë pas imunitetit, or Qyq! Boll deri këtu. Fol e sulmo për 21 janarin, u la në gjak një popull i tërë mu në mes të bulevardit e vrasësit po dalin të pafajshëm" – shkruan në profilin e tij në Facebook, deputeti socialist Erjon Braçe.

Rama: Treni opozitar këtë radhë do të jetë më i madh se në 2009-ën

Postuar në 28 Korrik, 2012 04:11

Në emisionin Debat të Alfred Pezës në Vizion Plus, Edi Rama bëri dje ofertën më të hapur për krijimin e një fronti opozitar kundër “regjimit policor të Berishës”, në mënyrë që treni i partive në koalicionin opozitar të jetë sa më i madh në zgjedhjet e 2013-ës. Ai tha se çështja çame është adresuar tashmë në programin e ri të PS-së, gjithashtu edhe çështja e ish pronarëve dhe e ish të persekutuarve. Dhe më tej Rama tha se nuk ka pse të mos bashkohen në koalicionin opozitar parti si FRD-ja, AK-ja, PDIU-ja, PDK-ja etj.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme