Arkiv-Lajme
Artan Fuga: Nuk lexoj asnjë libër shkencor të përkthyer
“Deri më sot nuk kam pranuar të lexoj asnjë autor të huaj shkencor në shqip”, thotë Artan Fuga në një shkrim, të cilin Shekulli ia ka publikuar në formë sintetike. Pse? “Jo sepse shqipja nuk ka potenciale shprehjeje, por sepse shqipja e përkthimeve tona shkencore në rastet e përgjithshme tingëllon e varfër, e përdhunuar, …”. Dhe vijon më tej: “Një përkthim, në jo pak raste, ka masakruar autorët e shkencave sociale dhe humane në pasurinë e tyre të pashtershme.
Spahiu: Duhet të shkojmë në zgjedhje pa Berishën
I pari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka idenë se “rrëzimi i Sali Berishës duhet të ndodhë përpara se të shkojmë në zgjedhje, por kjo kërkon që çdo lëvizje opozitare të sakrifikojë, dhe të mbajë presionin e brendshëm dhe të jashtëm; kjo kërkon që çdo faktor opozitar të ketë moral dhe parime, dhe jo pas plumbave të bëhet marrëveshje me Saliun apo pas protestave të mëngjesit të hash darkë me Ilirin”.
Thaçi: Mustafa është larg realitetit; me Haradinajn jam i hapur
Në një intervistë për Top-channel-in, Hashim Thaçi u duk më shumë i bezdisur se sa i shqetësuar nga Isa Mustafa, i cili po këmbëngul në dorëheqjen e Presidentes së Republikës në respekt të marrëveshjes së bërë një vit më parë mes tij, Thaçit, Pacollit e Dell-it. Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin, ku thuhet se mandati i Jahjagës është i plotë, dhe i pandërprershëm prej asnjë logjike jo kushtetuese. Por Mustafa nuk nuk është kundër Gjykatës Kushtetuese. Ai nuk po kërkon shkarkimin e saj.
Blackout në Indi: 620 milionë vetë pa energji elektrike
Një blackout në Indi, një nga më të mëdhenjtë që ka njohur historia, ka lënë pa energji 620 milionë vetë për disa orë të mira (20 shtete nga 28 gjithsej që ka në Indi). Pasojat? Trenat mbetën mbi shina si lodra të harruara, u vu re një katrahurë e jashtëzakonshme në trafik, minatorët mbetën në thellësitë e minierave, etj, etj.
Nipi i Ahmet Zogut: Po, gjyshi im është rikthyer në pushtet me ndihmën jugosllave e ruse
Nipi i Ahmet Zogut ka dhënë një intervistë për një gazetë ruse, dhe aty ka bërë një deklaratë, që shumëkush ia ka marrë si vetdenoncim. Ai ka pranuar me gojën plot rolin dhe kontributin e bjellogardistëve të Wrangelit në vitin 1924: “Në dhjetor të vitit 1924, 7000 ushtarë shqiptarë nuk ishin në gjendje të përballonin qindra oficerë rusë, të cilët, pas dy javësh të luftimeve me gjyshin tim erdhën në Tiranë. Pas kësaj Shqipëria u shpall republikë, president i të cilës ishte Ahmet Zogu.
Dom Gjergji versus prof Xhufit
“Unë bëj pjesë në atë brez njerëzish që historinë e ka studiuar deri në klasë të tetë në shkollat e komunizmit, e kam bërë përsëri në shkollë të mesme në kohën e demokracisë 1990–1994 dhe më pas në të lartën, 1994-2000, në Itali; [mirëpo] kur dëgjoj dhe lexoj prof. Xhufin më duket vetja nxënësi i klasës së tetë, ku historia ndahej në partizanë dhe gjermanë, të mirë dhe të këqij, kulakë dhe fshatarësi e thjeshtë, borgjezë dhe proletarë”, shkruan Dom Gjergji, që për Panoramën nënshkruan me emrin e plotë Gjergj Meta.
Përçarja e opozitës ndjell vëmendjen e opinionistëve
Kreshnik Spahiu thotë se “nuk do të bëjë koalicion me PS-në e PD-në”. Gazmend Oketa thotë se “FRD-ja është kundër dy partive të mëdha, që u morën vesh për reformën elektorale në dëm të partive të tjera”. Dhe të dyja deklarata kanë ardhur pas “vardisjeve” që këtyre partive të reja u është bërë nga Rama, Majko, etj.
Bugajski argumenton për mosdhënien e Albpetrolit Moskës apo Pekinit
Në një intervistë dhënë gjatë fundjavës për revistën Java, Janusz Bugajski, analist i Qendrës për Studime Strategjike Ndërkombëtare në Uashington, argumenton pse shteti shqiptar nuk duhet t’ia shesë Albpetrolin njërës prej dy kompanive të shtetit rus, ‘Gazprom’ dhe ‘Rosneft’. “Kjo lloj ujdie do fuqizonte strategjinë e Moskës, për të krijuar monopole rajonale të energjisë, duke krijuar dominancë politike në Ballkan, duke kufizuar pavarësinë e shteteve si Shqipëria dhe duke minuar influencën amerikane,” thotë Bugajski.
Votimi më 6 gusht e shtyn me një vit diskutimin mbi imunitetin
Në nenin 177 të kushtetutës, pika 8, teksa përcaktohen rrethanat e rishikimit të dokumentit themeltar të shtetit, thuhet: “Rishikimi i Kushtetutës për të njëjtën çështje nuk mund të bëhet përpara se të ketë kaluar një vit nga dita e rrëzimit të projektligjit në Kuvend, dhe jo më përpara se të kenë kaluar 3 vjet nga dita e rrëzimit të tij në referendum”. Kjo don të thotë se, nëse në datën 6 gusht, maxhoranca e fut në seancë miratimin e projekt/ligjit mbi imunitetet pa marrë konsensusin e opozitës, parlamenti nuk mund t’i rikthehet kësaj çështjeje deri në 6 gushtin e vitit të ardhshëm.
Agim Krajka: Dyzet vjet kam krijuar e s’kam përfituar asnjë kacidhe
“Kam dyzet vjet krijimtari, dhe nuk kam përfituar asnjë kacidhe prej së drejtës së autorit. Kam bërë muzikën e tetë filmave shumë të ndjekur, dhe kam kompozuar shumë këngë të tjera, dhe kënaqem me faktin që të tjerët e dinë se janë të mijat”. Ky që flet është Agim Krajka, i intervistuar nga Oliverta Lila e Shqipit.