Spahiu: Duhet të shkojmë në zgjedhje pa Berishën

I pari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka idenë se “rrëzimi i Sali Berishës duhet të ndodhë përpara se të shkojmë në zgjedhje, por kjo kërkon që çdo lëvizje opozitare të sakrifikojë, dhe të mbajë presionin e brendshëm dhe të jashtëm; kjo kërkon që çdo faktor opozitar të ketë moral dhe parime, dhe jo pas plumbave të bëhet marrëveshje me Saliun apo pas protestave të mëngjesit të hash darkë me Ilirin”.
Këto i thotë në një shkrim të vetin, pasi është ngacmuar nga disa analiza mediatike që kanë kërkuar bashkim të opozitës. Dhe këtyre, analistëve Spahiu u thotë: “Shqetësimit të atyre që nuk e duan Berishën dhe kërkojnë ndryshimin e regjimit më mafioz të Europës do t’u thosha që ka vetëm një zgjidhje: që të shkojmë në zgjedhje pa Sali Berishën. Në të kundërtën vetëm deputetët socialistë besojnë te mrekullia…. E pse jo, kanë një jetë në ato karrige.”
Spahiu ka të drejtë kur evidenton marrëveshjet e bëra pas plumbave e pas protestave (mes Ramës e Berishës/Metës), por nuk na shpjegon dot se si “rrëzimi i Sali Berishës [mund] të ndodhë përpara se të shkojmë në zgjedhje”.
Re.Pu.
Comments
Spahiu nuk duket te jete nje

Spahiu nuk duket te jete nje politikan. Ai sillet ashtu sic flet, dmth ne menyre retorike. Por politika nuk eshte nje mesim stilistikor. Elektoratiti i flitet ne menyre retorike, me politikanet perdoret nje gjuhe tjeter.

Sa per permbysjen e Berishes te gjithe e dine se ai nuk permbyset po aq kollaj sa autobizi ne Krrabe.

po ckeni me spahiun.ai per

po ckeni me spahiun.ai per nje maune me brilantine po lufton.

LLOGARITE PA

LLOGARITE PA LLOGARITAR TE Z. SPAHIU

Mire e ka zoti Spahiu, aq jane 3 200 000 zgjedhes. Mirepo keta megjithese jane me te drejte vote, te pakten ne zgjedhjet e vitit 2013, rreth 1 500 000 prej tyre nuk do ta ushtrojne kete te drejte, pasi ndodhen ne emigracion. Pra ne Shqiperi mbeten 1 700 000 zgjedhes.

Tani behemi llogaritare per AK, e Spahiut. Sic thote vete z. Spahiu, por dhe nga trendi i zgjedhjeve te 2009 dhe 2011, dy partite e medha PS + PD, kane 1 300 000 mije votues. Pertite e tjera te vogla marin se bashku 200 000 vota, Gjithsej bejne 1 500 000 votues. Mbeten rreth 200 000 mije zgjedhes qe nuk marin pjese ne votime. Dhe ky numer eshte permanent, me levizje te vogla. Ne kete numer hyjne: Nje pjese e te rinjve, pak intelektuale, ndersa pjesa me e madhe jane, romë, endacakë, pijanece, lypsare, vagabonde,hajdute xhepash, varesesh e makinash. Keta jane elektorati i AK? Kjo eshte pyetja qe duhet ti pergjigjet z. Spahiu.Se keta jane nacionaliste te medhenj!!??

Nuk behet fjale qe AK do te mare elektorat edhe nga votuesit e partive te tjera, sidomos nga e djathta. Pse ? Sepse ter majtet, duke pare qendrimet e z. Spahiu, ne brendesi te qenies se tyre po forcojne kundershtine ndaj kesaj partie, qe ne fund te fundit kerkon percarjen e frontit antiopozitar, dhe lehtesimin e fitores te SRB-it. Te gjithe e kane vene re se sulmet nga ana e PD, ndaj Kreshnikut, kane pushuar. Ai po joshet dhe ne fund te fundit socialistet e kane kuptuar se duhet te luftojne fort, jo vetem kunder SRB-it , por edhe kunder NIKUT.

Qe ti rikthehemi llogarise te AK. Pra nga ata abstenues, AK do te mare 8 000 vota. Gjithashtu nga votuesit e tjere do te mre rreth 10 000 mije vota. Ne fund rezultati i Kreshnikut do te jete 18 000 vota. Pra asnje deputet. Ne aleance me nje grupim politik, mund ta mare nje deputet.

Keshtu Kreshnik, mba fort ata pasagjere qe ke ne autobuz dhe behu vet shofer i mjetit.Se do te dale perballe ndonje fuoristrade qe t'ju prese rrugen. Votuesit e AK, jane shqiptaret qe ndodhen ne Shqiperi. Nuk jane emigrantet, kosovaret, tetovaret, camet e greqise e kudi une. ..

Me kembe ne toke Kreshnik....

E verteta eshte qe me shume

E verteta eshte qe me shume po bejne opozite Mero Baze me Kreshnik Spahiun, se e gjithe pjesa tjeter e opozites, me ne krye PS. Rama me te vetet eshte ngujuar ne Twitter dhe neper bllogje pordhacesh e laptopistesh qe s'i degjon askush. Duhen pare faktet dhe s'ka vend per teorizime: Nese Kreshniku e ka seriozisht apo eshte retorike per te terhequr budallenjte, ka pak rendesi. E rendesishme eshte qe ai po lufton fort, dhe me siguri do ta shesi mire lekuren. Te tjeret le te presin sa te vdesi Sala qe te vijne ne pushtet, se sa te jete gjalle ai s'kane per ta hequr gishtin nga goja. Keshtu eshte kur pushtet do, por bythe s'ke..

Add new comment