Nipi i Ahmet Zogut: Po, gjyshi im është rikthyer në pushtet me ndihmën jugosllave e ruse

Nipi i Ahmet Zogut ka dhënë një intervistë për një gazetë ruse, dhe aty ka bërë një deklaratë, që shumëkush ia ka marrë si vetdenoncim. Ai ka pranuar me gojën plot rolin dhe kontributin e bjellogardistëve të Wrangelit në vitin 1924: “Në dhjetor të vitit 1924, 7000 ushtarë shqiptarë nuk ishin në gjendje të përballonin qindra oficerë rusë, të cilët, pas dy javësh të luftimeve me gjyshin tim erdhën në Tiranë. Pas kësaj Shqipëria u shpall republikë, president i të cilës ishte Ahmet Zogu. Unë u jam përjetësisht mirënjohës emigrantëve rusë, të cilët e mbështetën gjyshin tim dhe kështu ndryshoi rrjedha e historisë dhe së paku, për disa kohë e vonuan vendosjen e regjimit komunist në Shqipëri”.
Ky është një fakt i njohur dhe i pranuar historik, por duke qenë se është komprometues, nuk ka qenë argument i dashur për zogistët. Mirëpo ja, më zogisti i zogistëve sot për sot, nipi i tij, i bie drejt e drejt. Pandeli Majko, anti zogist i thekur, e komenton ‘me mirësjellje’ qëndrimin e pinjollit të Zogollëve: “Nipi i Ahmet Zogut në mënyrën më të sinqertë dhe më me edukatë ka pranuar atë që e dinë të gjithë dhe që është një fakt historik, që Zogu u rikthye në pushtet përmes bajonetave ruse dhe serbe”. Ndërsa socialisti tjetër hiperaktiv në debatin publik, Erjon Braçe, thotë: “I biri i Lekës dhe nipi i Ahmet Zogut, ky që e thërrasin Princ Leka, i qenka mirënjohës bjellogardistëve rusë që rrëzuan qeverinë e Fan Nolit dhe sollën në pushtet Ahmet Zogun! A doni më prova?”
E.G.
Comments
Nuk asht problemi tek e

Nuk asht problemi tek e shkuemja, se ajo vate e iku. Por problemi ma preokupant i sotem asht se trathtari i kombit Sali Pashe Berisha don te ia arrij qellimit te na e ketheje dale nga dale Republiken e Shqiperise ne nji Monarki Kostitucionale Islamike (MKI) ku mbret te jete nipi i trathtarit islamik Ahmet Zogut dhe kryeminister trathtari Sali Pashe Berisha. Ma vone ta zgjanoje kete mbretni ne nji federat islamike per te ia fute Bashkimit Europian. Keshtu Turqia nuk futet per deret ne BE, por futet nga penxherja.

"Sali Pashe Berisha",
"Sali Pashe Berisha", "Monarki Kostitucionale Islamike" ?!
Paul, a nuk t'vjet mare prej inteletkit te vetvetes me shkru kesi propagandë paranoike? Ne shqiptaret jasht shetit te Shqipnisë, nuk kishim paramendu se sa urrejtje e fanatisem ka ne Shqipni
"Peshkopi ortodoks Fan Noli

"Peshkopi ortodoks Fan Noli erdhi në krye të qeverisë, e cila si qëllim i kishte vënë vetit ndërtimin e socializmit, gjë që dukej e çuditshme kur merreshin parasysh rrethanat shoqërore në Shqipërinë tërësisht të paindustrializuar. Ky synim i Fan Nolit i alarmoi Fuqitë e Mëdha, të cilat ishin të trembura nga Revolucioni i Tetorit" - shkruan Oliver Schmitt në një vepër të tij mbi historinë e Kosovës. Pra, Zogu erdhi në pushtet me ndihmën e rusëve e jugosllavëve, por shpejt u emancipua prej tyre dhe krijoi aleancë me Italinë, e cila, bashkë me Austrohungarinë kundërshtonte me ngulm depërtimin e Serbisë drejt Adriatikut. Po shoku Enver Hoxha ç'bëri vallë, zoti Majko e zoti Braçe? Shoku Hoxha erdhi në pushtet me ndihmën e komunistëve jugosllavë, bile me ndihmën e tyre shfarosi krejt inteligjencën veriore, pastaj "u emancipua" nga Beogradi, por aleat nuk e zgodhi asnjë shtet në Perëndim, por Bashkimin Sovjetik të Stalinit, i cili ishte përbuzës i përbetuar i kombit shqiptar, madje në vitin 1948 ai i kishte dhënë leje Titos ta "përpinte" Shqipërinë. Sikur Enver Hoxha t'ia kishte kthyer shpinën aleatëve të tij sllavë, të cilët tradicionalisht kanë ndjekur politikë antishqiptare, dhe sikur të ishte lidhur, ta zëmë, me Italinë, sot do të trajtohej krejt ndryshe. Pra, mos jepni vlerësime politike e historike të shtyra nga interesat e politikës ditore.

Z.Lumi, nuk vetekuptohet ne

Z.Lumi,

nuk vetekuptohet ne artikull se Enver Hoxha ishte burre me i mire se Zogu por duket qarte se ishte Zogu (pra politika e tij) nje nga faktoret qe solli si pasoje ardhjen ne fuqi te Enver Hoxhes !

Faleminderit Madheria Juaj,

Faleminderit Madheria Juaj, Princ leka, që duke lindur dhe zhvilluar si autist, bën deklarata që u lehtësojnë përfundimet historianve. Ndihma përcaktuese

ushtarake Ruso-Jugosllave pasohet nga dhurimi i territorit Shqiptar, Shën Naum e Vermosh, por dhe paketa e përmuajshme e ndihmës në monedha të arta që

qeveria Jugosllave i jepta Zogollit (shih dok. e Mbretrisë Jug.). Ato u ndërprenë vetëm kur Mbretria Italjane i afroi për shërbimet shumë më tepër.

Add new comment