Arkiv-Lajme
Një dëshmi (që duhet saktësuar) mbi enveristin Berisha
Në numrin e sotëm të Shekullit, në faqen 27, në rubrikën ‘Trup&Shpirt’, është një intervistë marrë Max Brym-it, hebre, i cilësuar nga kjo gazetë si filozof, gazetar, veprimtar. Max Brym jep mësim në universitetin e Prishtinës, dhe pretendon se është një njohës i mirë i botës shqiptare. Në Shqipëri ka shkelur qysh në fillim të viteve ‘980; ka qenë maoisto-enverist atë mot.
Gazetat ‘e djathta’ begenisin Ramën më shumë se ‘të majtat’
Shkrimi i Edi Ramës mbi “lotarinë kombëtare e jo vetëm” u shfaq dje në disa gazeta e agjenci online (i marrë nga blogu edirama.com) dhe ish publikuar sot në një numër gazetash print. Mirëpo, të binte në sy një ‘anomali’. Gazetat, me sjelljen që kishin demonstruar ndaj këtij editoriali, tradhëtonin imazhin e perceptimin që ekziston për to. Secili ka pritur që ky shkrim të nxirrej më mirë e më shumë në evidencë në gazetat më afër opozitës, dhe të ‘diskriminohej’ në gazetat më afër pushtetit. Mirëpo, vihej re pikërisht e kundërta.
Nënat e motrat shqiptare nuk janë terroriste!!!!
Këtu ndodh gjithçka, e sigurisht edhe kjo mund të ndodhte! Me një shqipe të pastër, dikush deklaron se ‘nënat e motrat shqiptare s’janë terroriste’ (shihni foton, e cila është varur në troruar, diku në rrugën e Kavajës, mes Xhamisë e Kishës katolike). Nuk e di kujt mund t’i ketë shkuar ndërmend që t’u dalë në mbrojtje nënave e motrave shqiptare. Nuk e di se kë ka dëgjuar ky “dikush”-i të akuzojë nënat e motrat shqiptare për terrorizëm. Uroj që të jetë thjesht një lajthitje e këtij “dikushi” e në këtë rast mund të themi se “bën shët pa patur pula”.
Edi Rama: Vetëm shpirtrat e skllavëruar mund të thonë se ‘opozita e pushteti janë njësoj’
‘Për lotarinë kombëtare, e jo vetëm’ e titullon shkrimin e vet Edi Rama. Por në fakt, në fokus ka transparencën e qeverisjes. Nuk dihet nëse ka marrë ndonjë përgjigje nga kancelari austriak, por në këtë shkrim e ka parë të nevojshme të garantojë se në themel të asaj letre ka pasur një buona fede. Për kancelarin austriak po se po, por edhe për kompaninë austriake të Lotarisë.
Ismail Kadare: Ali Podrimjen e kam pasur mik; ishte mirënjohës
“[Si e mora vesh vdekjen e Ali Podrimjes? Jua them, por ] kam njëfarë frike mos keqkuptohem nga publiku. Mua m’u duk e bukur ajo mënyrë se si e mora vesh këtë lajm, që ishte aq i hidhur, e që në fillim nuk e kuptova. Dikush në telefon ... më tha [se] në Francë ka humbur Ali Podrimja! Nuk e dinte si kishte ndodhur, as që i shkonte mendja, dhe ma tha me një zë gazmor, zbavitës dhe unë ashtu e perceptova. Dhe qesha. Qeshëm të dy, me kuptimin e mirë të fjalës. Pra, Aliu poet ka bërë ndonjë ekstravagancë të rastit,... kushedi ku e si i ka shkrepur në kokë…ta lërë mbledhjen e mërzitshme..”
Fatma: Meshkujt janë indiferentë ndaj shamisë sime, ndërsa femrat, jo
Gazetarja e Shekullit Albina Hoxha ka intervistuar një vajzë, Fatma Naçin, e cila 12 vjet që mban shaminë në respekt të kanoneve të dogmës së fesë, që ajo ndjek dhe praktikon, fesë myslimane. Në këtë intervistë të karakterit krejt ‘human’, Fatma, 26 vjeçare, e martuar, me fëmijë, flet në mënyrë të shpenguar e shpjegon reagimet e njerëzve lidhur me zgjedhjen që ajo ka bërë. Është intervistë interesante. Ia vlen ta lexosh:
Topi ka ‘bërë për vete’ Ngjelën dhe Shehin
Ka filluar të lëvizë diçka djathtas. Përfundimi i mandatit presidencial të Topit, dhe stafeta që pritet të ndodhë mes Oketës e tij në krye të FRD-së, ka shërbyer si një farë katalizatori. Spartak Ngjela duket sikur ka gjetur më në fund habitatin natyral, dhe ka filluar të bëjë distancimin prej të majtës (me të cilën ka kohë që bashkëpunon by default në opozitë).
Socialistët, Fule, Berisha (i vogël)
Data gjashtë gusht po afron. Socialistët nuk do ta votojnë projekt/ligjin për imunitetin. Artan Lame është i sigurtë për këtë, gjë që e thotë në një shkrim të vetin për Shqipin. Po kështu është i sigurtë që Berisha do ta votojë, s’la gjë se votimi do të jetë pa vlerë (duhen votat e socialistëve për këtë punë). Po pse do ta bëjë Berisha këtë gjë? Artan Lame ka një shpjegim anektodik për këtë gjë. Shkon shumë me week-end-in ky shpjegim:
Ilir Yzeiri: Regjimi mban anën e Nexhmijes dhe sulmon Kadarenë
Publicisti Ilir Yzeiri, që ka ndjekur me vëmendje debatin e provokuar nga padia e ngritur nga Ismail Kadare në adresë të Nexhmije Hoxhës lidhur me dorëshkrimin e Dimrit të Vetmisë së Madhe, ka vënë re (e bën të ditur në shkrimin e tij të publikuar në Shqipin e sotëm) një mobilizim “të nëpunësve të rinj të Institutit të Krimeve të Komunizmit” e të “gazetave periferike të regjimit”, të cilat kanë zënë të botojnë “shkrime të Kadaresë marrë nga gazeta Drita e viteve të diktaturës”.
FRD-ja lëviz djathtas
Kush janë drejtuesit lokalë të Frymës së Re Demokratike? Sipas Shqipit, janë ish-drejtues të Partisë Demokratike. Të paktën, në qytetet kryesore. Në gazetën e Top-media-s jepen dhe emrat e tyre. Në Shkodër, fjala vjen, është Fatlum Nurja, figurë e njohur për qytetin e Shkodrës, ish-i përndjekur prej komunizmit; madje, Berisha e ka dekoruar, kur ish në Presidencë, me medaljen ‘Pishtar i Demokracisë’.