FRD-ja lëviz djathtas

Kush janë drejtuesit lokalë të Frymës së Re Demokratike? Sipas Shqipit, janë ish-drejtues të Partisë Demokratike. Të paktën, në qytetet kryesore. Në gazetën e Top-media-s jepen dhe emrat e tyre. Në Shkodër, fjala vjen, është Fatlum Nurja, figurë e njohur për qytetin e Shkodrës, ish-i përndjekur prej komunizmit; madje, Berisha e ka dekoruar, kur ish në Presidencë, me medaljen ‘Pishtar i Demokracisë’. Flitet gjithashtu dhe për Gilman Bakallin, pedagog, autor shkrimesh, i angazhuar për një kohë të gjatë me Partinë Demokratike, i larguar para disa vitesh nga kjo parti, dhe kritik i ashpër i maxhorancës së sotme.
Në Korçë, organizimi i FRD-së është marrë në dorë nga Robert Kotmilo dhe Robert Damo; në FRD-në e Elbasanit, ku janë anëtarësuar një mijë qytetarë, është në krye Artin Kovaçi; në Vlorë është Nuredin Aliaj; Etj.
Duket se në këtë parti janë rekrutuar, apo janë vetofruar, njerëz me një background politik të qendrës së djathtë, gjë që tregon se në FRD jetojnë me shqetësimin për ta mbajtur këtë parti djathtas.
Re.Pu.
Comments
Kemi pershtypjen se ne frazen
<p>Kemi pershtypjen se ne frazen ""Gilman Bushatin, pedagog, autor shkrimesh, i angazhuar për një kohë të gjatë me Partinë Demokratike, i larguar para disa vitesh nga kjo parti, dhe kritik i ashpër i maxhorancës së sotme", ResPublica gabon mbiemrin e personazhit. Ndoshta donit te thonit Gilman Bakalli. </p>
Lexoje se mire e kane.....
<p>Lexoje se mire e kane.....</p>
FRD eshte e vetmja parti
<p>FRD eshte e vetmja parti serioze (jo populiste si psh. AK) qe perfaqeson vlerat me tradicionale te se djathtes europiane</p>
nga keta emra qe lexoj,eshte
<p>nga keta emra qe lexoj,eshte nje parti ishash.</p>
Add new comment