Ismail Kadare: Ali Podrimjen e kam pasur mik; ishte mirënjohës

Postuar në 04 Gusht, 2012 12:05

“[Si e mora vesh vdekjen e Ali Podrimjes? Jua them, por ] kam njëfarë frike mos keqkuptohem nga publiku. Mua m’u duk e bukur ajo mënyrë se si e mora vesh këtë lajm, që ishte aq i hidhur, e që në fillim nuk e kuptova. Dikush në telefon ... më tha [se] në Francë ka humbur Ali Podrimja! Nuk e dinte si kishte ndodhur, as që i shkonte mendja, dhe ma tha me një zë gazmor, zbavitës dhe unë ashtu e perceptova. Dhe qesha. Qeshëm të dy, me kuptimin e mirë të fjalës. Pra, Aliu poet ka bërë ndonjë ekstravagancë të rastit,... kushedi ku e si i ka shkrepur në kokë…ta lërë mbledhjen e mërzitshme..”

Është Ismail Kadare që flet, i intervistuar nga televizioni i Prishtinës RTK lidhur me Podrimjen, disa ditë pas vdekjes së poetit kosovar. E dinit që Kadare e Podrimja kanë qenë miq? Jo? E thotë vetë Kadare. “E kam njohur shumë, shumë herët! Më duket sikur e kisha njohur gjithmonë, tërë jetën. Nuk e përcaktoj dot me saktësi kohën e njohjes, por ka qenë një nga poetët, shkrimtarët e parë të Kosovës, me të cilët jam njohur dhe ka vazhduar miqësia gjithë jetën”, thotë ai, dhe më poshtë shpjegon një lloj bashkëpunimi mes të dyve, të cilin e përkufizon si bashkëpunim “letraro-organizativ”. Ç’don të thotë? “Ka botuar një libër timin ose dy më duket, për Kosovën; Podrimja ka bërë përzgjedhjen. Unë kam bërë një hyrje në një antologji të tij për Çamërinë. Ishte shumë e bukur ajo antologji”.

“Ai ju çmonte shumë juve”, nënvizon intervistuesi. Dhe Kadare nuk çuditet. “Po, e di. Ai ka qenë jashtëzakonisht i ngrohtë me njerëzit”, e shtyn këtë argument Kadare, e më pas zë e flet për mirënjohjen mes shkrimtarëve, që rëndom nuk e gjen mes shkrimtarëve shqiptarë.

Pastaj kthehet tek Podrimja: “Përveç të tjerash ishte shumë mirënjohës, jashtëzakonisht mirënjohës. T’i bëje diçka, ai nuk ta harronte gjithë jetën.” Ç’të mirë i ka bërë Kadare? “Ishte në Francë në një takim me lexuesit francezë; ishte emocionuar, sepse një takim
në Paris është gjithmonë një gjë pak e ndërlikuar. [Por] e kapërceu me sukses. Ishim bashkë atje, në tryezën ku do të flisnim. U gëzua shumë që unë vajta. I thashë, po pse gëzohesh kaq shumë, patjetër do vija?! E më tha: gjithë ky Paris, si erdhe…?!”

Re.Pu.

Comments

Submitted by Arbereshi (not verified) on

<p>Me vjen keq te them, por nuk e di&nbsp;se pse keto deklaratat e Kadarese per Ali Podrimen&nbsp; me kujtojne ate skecin humoristik te estrades se Lushnjes &quot;A doni me per Belulin&quot;. I ndjeri i paska shprehur mirenjohjen Kadarese per te mirat e sherbimet qe i paska bere !!!!!&nbsp;</p><p>&quot;...Gjithe ky Paris, si erdhe&quot;.. e m&#39;u gjende sot prane?.I varfri &quot;Belul&quot; Aliu,ka shkuar ne takim Kadareja dhe ka folur per veprat...e&nbsp; tija,,se ai&quot; e vleresonte shume lart madheshtine time! dhe mburreshte me mua!&quot;</p>

Submitted by Arbereshi (not verified) on

<p>Zoti moderator. C&#39;ndodh keshtu me ju, filluat edhe ju te &quot;RespuBlica&quot;&#39;s ta zbatoni censuren?!!!Ua nisa ne rregull komentin tim e ju e paraqitet ne faqe dhe pas dy minutash e zhduket nga faqja!Ama edhe ju si ato fletushkat e tjera ne internet qe mbrojne&nbsp; idhujt&nbsp; e tyre politike,diplomatike apo nga fushat e letersise dhe gazetarise?!!&nbsp;</p>

Submitted by Arbereshi (not verified) on

<p>Nuk po kuptoj se c&#39;behet keshtu me moderatorin e &quot;ResPublica-s&quot;.Po luan &quot;kukafshehtas&quot; me ne! Ja me se&nbsp;i sigurte qe e pashe komentin tim te perfshire fjale per fjale pasi klikova &quot;ruaj&quot;dhe per pak e&nbsp;zhduket. Pastaj&nbsp;vetem pas disa pak ninutash qe u nisa verejtjen time,e botuat edhe te paren. Qenka loje e bukur kjo,&nbsp;si ato &quot; Free&nbsp;Yahoo Games&quot;(lojrat pa pagese nga Yahoo) ne internet! Sa qejf qenka more burazer!Moderatori(kompjuteri tek lojrat} me mundi!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.