Kontrolli i Ministrisë së Mbrojtjes ka mbetur në standby

Socialistët nuk kanë mundur deri më sot, pavarësisht nga përpjekjet që kanë, që të ushtrojnë kontrollin parlamentar mbi aktivitetin e Ministrisë së Mbrojtes, dhe kështu akuza e tyre se kjo ministri ka blerë e përdortur paisje për të përgjuar opozitën, e aktorë të tjerë jo e anti qeveritarë, përfshirë dhe disa ambasadorë, mbete e paprovuar. Refuzimi i këtij kontrolli të bën të mendosh se “ka diçka që nuk shkon në ministrinë e Imamit”, por me këtë jemi në kuadrin e dyshimit, e jo të provës.
Mirëpo dyshimin e bën më të fortë (pa e shndërruar në provë, prapëseprapë) një fakt tjetër. Anëtarët e Komisionit parlamentar të Sigurisë kanë qenë që të gjithë ok me idenë e kontrollit parlamentar të Ministrisë së Mbrojtjes. Kanë qenë ok pra edhe deputetët e maxhorancës në këtë komision, të cilët miratuan tok me opozitën vendimin për të mbikqyrur zbatueshmërinë e ligjit në këtë dikaster. Më pas, deputetët e maxhorancës u tërhoqën si me magji. Madje, për kryetarin e komisionit, Leonard Demin, u tha, dhe u duk, se u gjend nën presion. Tani s’është më nën presion. Sigurisht, s’është më as në pozicionin e parë.
Re.Pu.
Comments
Harrojeni kontrollin ne

Harrojeni kontrollin ne ministrine e mbrojtjes se nuk ka per te ndodhur. Problemi ne ministrine e mbrojtjes ka hyre ne nje faze te rrezikshme

dhe nuk e lejon Berisha nje kontroll te tille pa fshire gjumet e shitjes se armeve terroristeve Siriane duke shkelur embargon e vendosur nga bota

sic e beri me Milloshevicin gjate viteve te luftes me Kosoven e furnizonte me nafte qe te luftonin tanket kunder shqiptareve te Kosoves. Ky antishqiptar

ben lojen e te huajve dhe akoma vazhdon ta beje, kurse tani eshte kapur mat me skandalin e pergjimit te opozites dhe ambasadoreve te huaj prandaj

ishte aq i egersuar me opoziten, Bamir Topin dhe Ina Ramen se kush e di se cfar bisedash ka degjuar spiuni i Serbise, prandaj vrau 4 veta te pafajshem

per inatin e Edi Rames se Edi Rames nuk kishte cfar ti bente dhe u be njelloj si Hitleri i egersuar me popullin ku arresoj dhe torturoj mbi 200 vetea me

21 Janar si terrori i 4 shkurtit 1944 i Xhaferr Deves. Turp te kete dhe tani nuk e lejon kontrollin se i dalin petet lakrorit.

Add new comment