Topi ka ‘bërë për vete’ Ngjelën dhe Shehin

Postuar në 04 Gusht, 2012 09:11

Ka filluar të lëvizë diçka djathtas. Përfundimi i mandatit presidencial të Topit, dhe stafeta që pritet të ndodhë mes Oketës e tij në krye të FRD-së, ka shërbyer si një farë katalizatori. Spartak Ngjela duket sikur ka gjetur më në fund habitatin natyral, dhe ka filluar të bëjë distancimin prej të majtës (me të cilën ka kohë që bashkëpunon by default në opozitë). Dje ka përshëndetur qëndrimin e Topit dhe të njerëzve afër Topit për t’mos bërë koalicion me socialistët (teza e një koalicioni të tillë është një tezë që e nxjerrin dhe e inkurajojnë berishianët, tha ai), dhe ka bërë një vlerësim me superlativa për Bamir Topin. “Bamir Topi do ta bëjë kapërcimin nga injoranca në intelektualizëm të politikës shqiptare.… Saliu është kufoma. Ai nuk ka vota, s’ka përkrahje nga elitat shqiptare, dhe sot e ka marrë vesh dhe ‘hamalli’ që qenia e mëtejme e tij në pushtet është vdekje shoqërore”, citohet të ketë thënë Ngjela (marrë nga Tema online)

Një qëndrim pak më optimist lidhur me FRD-në po mban dhe Dashamir Shehi, i cili citohet nga shqiptarja.com online të ketë thënë se “partia e Topit, si e dalë nga Partia Demokratike, do të marrë patjetër vota nga kjo parti, duke rrezikuar dhe mandatin e tretë qeverisës për PD-në; FRD-ja do të thithë vota nga baza e së djathtës që janë dhe votuesit e PD-së, e si pasojë dhe e shfrytëzimit të raporteve të brishta politike, mund të sjellë përmbysjen e madhe apo rotacionin e domosdoshëm politik”.

Deri dje, Shehi e shihte me mosbesim partinë e re të Topit.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Johnny (not verified) on

<p>Topi ka bere per vete nje njeri pa flamur sic eshte Ngjela dhe njerin qe i dha Lulit bashkine ne zgjedhjet e fundit . . . aleat te fortet cunat</p>

Submitted by alban (not verified) on

<p>Ngjela mund te jete pa parti por flamurin e ideve klasike te djathta e ka valvitur me shume se kushdo.</p>

Submitted by nik (not verified) on

<p>ngjala eshte nje plak truthare.ben mire te shkoje te topi dhe ti jape mesime njelloj si i dha edit.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.