Arkiv-Lajme
Mund të përfshihet në një histori si kjo një kryetare Kuvendi?
Gazetari Arben Muka, i njohur edhe si korrespodent i radios Deutsche Welle në Tiranë, duket i skandalizuar nga një veprim i ditëve të fundit i Jozefina Topallit. Në një shkrim me titull “Topalli dhe mamografia te privati”, mes të tjerash ai shkruan:
FSHP-Bezhani, përplasje për Romelën... ose më saktë për të fejuarin e saj
Dështimeve të ekipit olimpik shqiptar, tashmë po iu analizohen shkaqet. Romela Begaj, e cila u rendit në vend të 6- të në Pekin, u rendit vetëm e 11-ta në Londër. Për një paraqitje të tillë, sulmet e para shkojnë për trajnerin, i cili është i fejuari i saj. Shefi i misionit olimpik në Londër, Viron Bezhani, thotë në numrin e sotëm të Gazetës Shqiptare se është turp që shtanga drejtohet nga njerëz pa haber.
Një foto e Sekuit, një aksion i stafit të Arvizusë... Mos ka një thyerje në raportet e Bashës me ndërkombëtarët?
E përditshmja “Panorama” shkruante sot se, sipas burimeve të saj, kreu i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha ishte shkarkuar nga detyra dhe është zëvendësuar me Vullnet Topallin. Fjalët për shkarkimin e Hoxhës qarkulluan dje pasdite në mediat e Tiranës bashkë me raportimet mbi një konflikt të Hoxhës me n/komisionerët e Avokatit të Popullit dhe me një deklaratë shumë të ashpër të Amnesty International ndaj Bashkisë së Tiranës. Në qendër është historia e dhunimit të romëve nga policia bashkiake.
50% e njerëzve nuk votojnë dhe 50% nuk lexojnë gazetat. Shpresoj të jenë të njëjtët...
ResPublica ishte nga të paktat media shqip që i kushtoi dje një lajm vdekjes së Gore Vidal. Sot, e përditshmja “Shqip” kishte një material të zgjeruar për njeriun elegant të letrave, i cili ngulmoi jo pa njëfarë kënaqësie të brendshme në atë që ai e quante fundi i civilizimit amerikan. Shkrimtari sipas të cilit, “politikanët janë njerëz të paqartë dhe askush nuk i di aftësitë e tyre reale” ndërroi jetë të martën, në shtëpinë e tij në Hollivud. Në këtë shtëpi ishte zhvendosur në vitin 2003, pas vitesh të tëra të cilat i kaloi në Itali. Ishte 86 vjeç.
Kush e vonoi ndërtimin e rrugës Levan-Tepelenë dhe dembelizmi i mediave
Pothuaj të gjitha mediat e Tiranës, duke filluar nga Top Channel e duke mbaruar tek TV Klan, dhanë sot një lajm për përurimin e segmentit Levan-Damës të superstradës Levan-Tepelenë. Ato të gjitha cituan këto fjalë të Berishës: "[Socialistët] nuk votuan në parlament shtesën që u kërkua për ndërtimin e kësaj rruge; nuk votuan sepse donin me çdo kusht të bllokonin përfundimin e tyre para zgjedhjeve.” Dhe më tej, lajmi vazhdon me detaje (ku më shumë e ku më pak) për të dhënat teknike e financiare të rrugës dhe për efektet ekonomike të saj.
Aleanca Kuqezi u rikthehet sulmeve ndaj Greqisë
Aleanca Kuqezi u ngjiz gjatë protestave kundër regjistrimit të përkatësisë etnike në Censusin shqiptar, të cilin e konsideronin si të porositur e të orkestruar nga Greqia. Pasi Censusi mbaroi, fokusi i Aleancës Kuqezi u zhvendos drejt Kosovës dhe trojeve me popullsi shqiptare në Maqedoni dhe Mal të Zi. Më pas, Aleanca Kuqezi u fokusua në nevojën për rotacionin politik dhe kufizimin e mandateve të politikanëve në Shqipëri. Ditët e fundit, ajo i është rikthyer “dashurisë së saj të parë” – sulmit ndaj Greqisë.
"Diktatura që mbajti dy pleniume për dashurinë" dhe disa "emërtesa" Xhufi-Danaj për para dhe pas '90-s
Pëllumb Xhufi dhe Koço Danaj janë pyetur nga e përditshmja Shekulli, për një “emërtesë” të sistemit para’90-s dhe atij pas ’90-s.
“Po pse, kjo gjakmarrja juaj, nuk qenka… punë myslimanësh?!”
Gruaja që shihni në foto është një murgeshë gjermane. Quhet Christina Färber. Ka 15 vjet që jeton në Shkodër. Mbrëmë në orën 23.30 në stacionin televiziv gjerman ARD u shfaq një dokumentar i gjatë i regjisorit Marc Wiese. Wiese ka ndjekur këtë grua dhe 8 të rinj shqiptarë nga Shkodra në Vatikan e më pas në Gjermani. Një guxim i madh; një udhëtim i paimagjinueshëm sepse 8 të rinjtë në fjalë nuk ishin 8 të rinj të zakonshëm.
Obama klasës së mesme: Romney do t’ju marrë paratë juve që t’ua japë të pasurve
Një raport i një qendre studimesh për politikat fiskale, Tax Policy Center, ka arritur në përfundimin se ulja e taksave që ka premntuar Mitt Romney nuk bën gjë tjetër, veçse rrit me 4,1% të ardhurat neto të atyre që fitojnë mbi një milion dollarë në vit, dhe ul me 1,2% të ardhurat neto të atyre që fitojnë më pak se 200 mijë dollarë në vit.
Eduard Shalsi bën “portretin” e Bashës, dhe i numëron premtimet
Eduard Shalsi, në një intervistë për Javën, rreket t’i bëjë portretin Lulzim Bashës: “Ofron paraqitje të rregullt dhe buzëqeshjen karakteristike. Protagonist aktivitetesh limonadë dhe i dashuruar pas ceremonive. Është shndërruar jo në zgjidhës, por në gjenerues dhe delegues problemesh që i krijon vetë. Mosnjohës, me apo pa dashje, i ligjeve dhe procedurave dhe tërësisht pa dëshirë dhe i pafuqishëm për të zmbrapsur trysninë e militantëve, të cilët kanë pushtuar bashkinë. I paaftë të ndërtojë një ekip jashtë trysnive dhe qokave partiake. Aspak kurajoz dhe rrëshkitës përgjegjësish.