Një foto e Sekuit, një aksion i stafit të Arvizusë... Mos ka një thyerje në raportet e Bashës me ndërkombëtarët?

E përditshmja “Panorama” shkruante sot se, sipas burimeve të saj, kreu i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha ishte shkarkuar nga detyra dhe është zëvendësuar me Vullnet Topallin. Fjalët për shkarkimin e Hoxhës qarkulluan dje pasdite në mediat e Tiranës bashkë me raportimet mbi një konflikt të Hoxhës me n/komisionerët e Avokatit të Popullit dhe me një deklaratë shumë të ashpër të Amnesty International ndaj Bashkisë së Tiranës. Në qendër është historia e dhunimit të romëve nga policia bashkiake.
Por numri një i bashkisë së kryeqytetit u shfaq sot në publik krah personit që akuzohej direkt për ushtrimin e kësaj dhune, Hoxhës. Basha dhe Hoxha sot ishin të dy bashkë sot gjatë inspektimeve që kryebashkiaku u bëri punimeve në rrethrrotullimin e Doganës I pyetur nga TV A1Report, kryebashkiaku Basha e hodhi poshtë lajmin e shkarkimit të Hoxhës me fjalët: “Nuk merremi me spekulime, jemi këtu vetëm për lajme të vërteta”.
Deri këtu, ok, por dy lajme të ditës së sotme, që kanë të bëjnë me Ambasadën e BE dhe Ambasadën e SHBA në Tiranë duken vërtet interesante. Shqiptarja.com ka botuar një foto jo të zakontë. Ambasadorin e BE-së në Tiranë Ettore Sequi duke përqafuar një... fëmijë rom në rrugët e Tiranës. “Bashkia i rreh, Sequi i përqafon” – titullon lajmin gazeta.
Dhe po sot media raporton se “stafi i Ambasadës Amerikane në Tiranë do të mbledhë vetë shishe plastike të përdorura, si kontribut për një mjedis unik dhe projektin mbi planifikimin urban”.
Mbledhja e shisheve plastike dhe kanaçeve, në fakt, është një aktivitet në të cilin angazhohet komuniteti rom në vend, pikërisht, aktiviteti për të cilin ata së fundmi janë bërë pre e Bashkiakëve të Tiranës. (A.N.)
Comments
shkrim me pa lidhje skisha pa

shkrim me pa lidhje skisha pa

sekui do te bente mire te

sekui do te bente mire te mblidhte shishet ne kazanet e plehrave,ti shiste dhe tja jepte ketij femijes rom.

te gjithe kemi qene jashte dhe i kemi pare qe romet edhe ne itali apo vende te tjera po njesoj jetojne,prandaj mos na shesi perralla.

ne se i dashkan kaq shume,le ti japin fondet per ti ndertuar shtepi dhe jo tja japin fondet disa ojq-ve te cialt i vjedhin keto fonde se bashku me keta te europes duke bere ca konferenca ku i qajne hallin romeve duke u shtruar ne dreka e darka me lekt qe gjoja jane dhene per familjet ne nevoje.

O NIK BATHORJA, TA PASKAN

O NIK BATHORJA, TA PASKAN HEDHUR PRAPE NDONJE KOCKE, SE KISHE CA DITE QE NUK LEHJE KETU TE RESPUBLICA. PO IK OR BURRE KERKOJI NDONJE PUNE SI POLIC FLAMURIT, MEQE ESHTE BERE MINISTER I BRENDSHEM. AJO ESHTE TAMAM PUNE PER NJE BATHORIST SI TI.

Add new comment