Eduard Shalsi bën “portretin” e Bashës, dhe i numëron premtimet

Eduard Shalsi, në një intervistë për Javën, rreket t’i bëjë portretin Lulzim Bashës: “Ofron paraqitje të rregullt dhe buzëqeshjen karakteristike. Protagonist aktivitetesh limonadë dhe i dashuruar pas ceremonive. Është shndërruar jo në zgjidhës, por në gjenerues dhe delegues problemesh që i krijon vetë. Mosnjohës, me apo pa dashje, i ligjeve dhe procedurave dhe tërësisht pa dëshirë dhe i pafuqishëm për të zmbrapsur trysninë e militantëve, të cilët kanë pushtuar bashkinë. I paaftë të ndërtojë një ekip jashtë trysnive dhe qokave partiake. Aspak kurajoz dhe rrëshkitës përgjegjësish. I dominuar plotësisht nga Berisha.”
Cili është bilanci një vjeçar i Bashës në krye të Bashkisë? Ja cili është, gjithnjë sipas Shalsit, lista e premtimeve të pambajtura: “1. Premtoi fillimisht se do të hapte vende pune për 50 000 vetë; 2. Premtoi hipotekimin e apartamenteve brenda 6 mujorit të parë të qeverisjes së tij; 3. Premtoi së do të priste çdo qytetar në zyrë; 4. Premtoi së do të mbeshtetej mbi administratën dhe punonjësit e Bashkisë; 5. Premtoi decentralizim real për minibashkitë, por jo vetëm nuk ka asnjë nismë konkrete deri më tani, por u mori edhe ato pak fonde që kishin; 6. Premtoi dhënien fund të ndërtimeve pa leje, por po vërehet një lulëzim i tyre ngado në Tiranë; 7. Premtoi të çlironte trotuaret nga zaptimi i tavolinave të lokaleve; 8. Premtoi se do ulte taksat dy deri në pesë herë. Gënjeshtër! I rriti taksat, madje i dyfishoi; 9. Premtoi së do të ule çmimet mallrave dhe ushqimeve dhe se do të rriste kontrollin mbi mallrat e konsumit, por ato vazhdojnë të ngrihen para syve të kryetarit që vetëm premton; 10. Premtoi për transportin publik, modernizim, zhvillim, shtim linjash të reja dhe përmirësim të cilësisë së mjeteve, por, sa për një shembull, autobuzët në njësinë bashkiake numër 1, nga të rinj dhe me kondicioner, janë zëvendësuar me autobuzë të vjetër.”
Re.Pu.
Comments
ky shalsi mos eshte ai ish
<p>ky shalsi mos eshte ai ish nenkryetari bashkise qe i thirrshin Ali Komiku ?</p>
Po keshtu e quajti Sokol
<p>Po keshtu e quajti Sokol Olldashi para se te shpartallohej ne Tirane.</p>
Add new comment