"Diktatura që mbajti dy pleniume për dashurinë" dhe disa "emërtesa" Xhufi-Danaj për para dhe pas '90-s

Pëllumb Xhufi dhe Koço Danaj janë pyetur nga e përditshmja Shekulli, për një “emërtesë” të sistemit para’90-s dhe atij pas ’90-s.
Pyetjes për sistemin e dikurshëm Danaj i përgjigjet: “...Regjimi që ka qenë në Shqipëri deri në vitin 1990 ishte totalitarizëm. Pra më shumë se diktaturë. Thelbi i totalitarizmit është frika, jo forca.... Si rregull diktaturat kanë frikë nga populli, ndërsa në kaluarën, populli jonë u armatos dhe armët i mbajti në shtëpi në kuadër të konceptit të popullit ushtar. Pra diktatura dhe diktatori siç thoni ju, ia dha popullit armët në shtëpi dhe ai nuk i përdori kundër. Është një problem që duhet analizuar.... (nga ana tjetër) “udhëheqja komuniste e Shqipërisë është e vetmja udhëheqje që mbajti dy pleniume për dashurinë. Këtë nuk e hasim në asnjë vend të lindjes. Regjimi i kohës së Enver Hoxhës, ishte nacional-komunist”.
Kurse situatën e tanishme të Shqipërisë Danaj e emërton si “vilajet neo-otoman”: “...Shqipëria aktuale në thelb nuk është shtet, por një vilajet neo-otoman. Ajo më shumë se gjysmën e saj e ka jashtë kufijve të saj shtetërorë. Thelbi i vilajetit është ose totalitarizmi ose autoritarizmi. Parakushti i demokracisë është shteti-komb. Sa kohë që shqiptarët nuk do të kenë atë, do të kenë ose totalitarizëm ose autoritarizëm...”
Xhufi pyetjes për para 90-n i përgjigjet: “...Me siguri që Shqipëria ka patur diktaturën më të egër mes vendeve të Lindjes. Këtu nuk përjashtohet aspak faktori individual, pra karakteri dhe personaliteti i E. Hoxhës, i cili ishte më i ashpër se çdo diktator i Lindjes, edhe pse ishte ndër udhëheqësit komunistë më të mësuar e të edukuar të Lindjes...”
Situatën e sotme Xhufi e quan “një paradiktaturë me simptoma bolshevike”.
“...Në fakt, jeta politike zhvillohet nën parullën bolshevike “gjithë pushteti PD-së”, gjë që kujton arketipin leninist “gjithë pushteti sovjetëve”. Është imponuar një model demokracie, që nuk ka në themel meritokracinë, konkurrencën, barazinë e shanseve dhe të të drejtave, por që kuptohet si sundim i një pjese mbi një pjesë tjetër...” – thotë ai. (A.N.)
Comments
Ne ka popull qe s'ka mesuar
<p>Ne ka popull qe s'ka mesuar asgje nga historia, madje nga historia e fresket e 97 eshte ky i yni. Kater te vrare sot mund te jene shume me mire se 4000 te vrare dhe nje vend i tere i shkaterruar neser.</p><p>Kush mund ti pergjigjet kesaj pyetjeje?</p>
Me gjithe te keqiat qe ka
<p>Me gjithe te keqiat qe ka Berisha, nuk mund te pranoj ate qe thote prof. Xhufi, se i gjithe pushteti eshte i tij, askush nuk mund te kundershtoje faktin se Berisha i ka dhene 30 % te pushtetit te tij, LSI -se. Per hir te se vertetes, asnjeri nuk ve ne dyshim se ata qe votojne LSI-ne, te kene votuar ndonje here per Berishen. Po, eshte e vertetet qe ai me Meten kane 100 % te pushtetit, kjo eshte demokracia edhe nje mandat me shume te kesh, mund ta kesh te gjithe pushtetin. Edhe nje fak tjeter, qe profesori i nderuar Xhufi e kthen per se prapthi. Enver Hoxha nuk rezulton te kete mbaruar shkolle te larte, nese prof. Xhufi ruan nje dipllome te tille te Enverit, le ta tregoje. Po te kish qene aq i kultivuar sa thote profesori, me siguri nuk do kish qene aq mizor. </p>
Add new comment