"Diktatura që mbajti dy pleniume për dashurinë" dhe disa "emërtesa" Xhufi-Danaj për para dhe pas '90-s

Postuar në 02 Gusht, 2012 05:22

Pëllumb Xhufi dhe Koço Danaj janë pyetur nga e përditshmja Shekulli, për një “emërtesë” të sistemit para’90-s dhe atij pas ’90-s.

Pyetjes për sistemin e dikurshëm Danaj i përgjigjet: “...Regjimi që ka qenë në Shqipëri deri në vitin 1990 ishte totalitarizëm. Pra më shumë se diktaturë. Thelbi i totalitarizmit është frika, jo forca.... Si rregull diktaturat kanë frikë nga populli, ndërsa në kaluarën, populli jonë u armatos dhe armët i mbajti në shtëpi në kuadër të konceptit të popullit ushtar. Pra diktatura dhe diktatori siç thoni ju, ia dha popullit armët në shtëpi dhe ai nuk i përdori kundër. Është një problem që duhet analizuar.... (nga ana tjetër) “udhëheqja komuniste e Shqipërisë është e vetmja udhëheqje që mbajti dy pleniume për dashurinë. Këtë nuk e hasim në asnjë vend të lindjes. Regjimi i kohës së Enver Hoxhës, ishte nacional-komunist”.
Kurse situatën e tanishme të Shqipërisë Danaj e emërton si “vilajet neo-otoman”: “...Shqipëria aktuale në thelb nuk është shtet, por një vilajet neo-otoman. Ajo më shumë se gjysmën e saj e ka jashtë kufijve të saj shtetërorë. Thelbi i vilajetit është ose totalitarizmi ose autoritarizmi. Parakushti i demokracisë është shteti-komb. Sa kohë që shqiptarët nuk do të kenë atë, do të kenë ose totalitarizëm ose autoritarizëm...”

Xhufi pyetjes për para 90-n i përgjigjet: “...Me siguri që Shqipëria ka patur diktaturën më të egër mes vendeve të Lindjes. Këtu nuk përjashtohet aspak faktori individual, pra karakteri dhe personaliteti i E. Hoxhës, i cili ishte më i ashpër se çdo diktator i Lindjes, edhe pse ishte ndër udhëheqësit komunistë më të mësuar e të edukuar të Lindjes...”
Situatën e sotme Xhufi e quan “një paradiktaturë me simptoma bolshevike”.
“...Në fakt, jeta politike zhvillohet nën parullën bolshevike “gjithë pushteti PD-së”, gjë që kujton arketipin leninist “gjithë pushteti sovjetëve”. Është imponuar një model demokracie, që nuk ka në themel meritokracinë, konkurrencën, barazinë e shanseve dhe të të drejtave, por që kuptohet si sundim i një pjese mbi një pjesë tjetër...” – thotë ai. (A.N.)

Comments

Submitted by moralisti (not verified) on

<p>Ne ka popull qe s&#39;ka mesuar asgje nga historia, madje nga historia e fresket e 97 eshte ky i yni. Kater te vrare sot mund te jene shume me mire se 4000 te vrare dhe nje vend i tere i shkaterruar neser.</p><p>Kush mund ti pergjigjet kesaj pyetjeje?</p>

Submitted by aqifi (not verified) on

<p>Me gjithe te keqiat qe ka Berisha, nuk mund te pranoj ate qe thote prof. Xhufi, se i gjithe pushteti eshte i tij, askush nuk mund te kundershtoje faktin se Berisha i ka dhene 30 % te pushtetit te &nbsp;tij, LSI -se. Per hir te se vertetes, asnjeri nuk ve ne dyshim &nbsp;se &nbsp;ata qe votojne LSI-ne, &nbsp;te kene votuar ndonje here per Berishen. &nbsp;Po, &nbsp;eshte e vertetet qe ai me Meten kane 100 % te pushtetit, &nbsp;kjo eshte demokracia edhe nje mandat me shume te kesh, mund ta kesh te gjithe pushtetin. &nbsp;Edhe nje fak tjeter, qe &nbsp;profesori i nderuar Xhufi e kthen per se prapthi. Enver Hoxha nuk rezulton te kete mbaruar shkolle te larte, nese prof. Xhufi ruan &nbsp;nje dipllome &nbsp;te tille te Enverit, le ta tregoje. Po te kish qene aq i kultivuar sa thote profesori, &nbsp;me siguri nuk do kish qene aq mizor.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.