Arkiv-Lajme

Kontrolli i Ministrisë së Mbrojtjes ka mbetur në standby

Postuar në 04 Gusht, 2012 04:07

Socialistët nuk kanë mundur deri më sot, pavarësisht nga përpjekjet që kanë, që të ushtrojnë kontrollin parlamentar mbi aktivitetin e Ministrisë së Mbrojtes, dhe kështu akuza e tyre se kjo ministri ka blerë e përdortur paisje për të përgjuar opozitën, e aktorë të tjerë jo e anti qeveritarë, përfshirë dhe disa ambasadorë, mbete e paprovuar. Refuzimi i këtij kontrolli të bën të mendosh se “ka diçka që nuk shkon në ministrinë e Imamit”, por me këtë jemi në kuadrin e dyshimit, e jo të provës.

Kush nuk e do statusin e vendit kandidat në BE?

Postuar në 03 Gusht, 2012 17:03

“Rama nuk e voton heqjen e imunitetit vetëm e vetëm për të bllokuar marrjen e statusit [të vendit kandidat në BE], pasi beson se kjo do të dëmtojë në sytë e shqiptarëve qeverinë, ndërkohë që kjo dëmton rëndë interesin jetik të çdo qytetari shqiptar.”- tha Berisha gjatë takimit që zhvilloi me Kryetarin e Grupit Parlamentar të PPE-së në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Luca Volonte.

Kush tha që shqiptarët nuk po shkëlqejnë në Londra 2012?!

Postuar në 03 Gusht, 2012 15:34

Ndoshta atletët nga Shqipëria nuk lanë gjurmë aty, por një sportist shqiptar i natyralizuar në amerikan po shkëlqen në 'Lojërat Olimpike Londra 2012’. Ai është volejbollisti Donald Suxho (në foto), i cili po luan rol të rëndësishëm në përfaqësuesen e SHBA’së. Në ndeshjet e fundit ekipi amerikan ka fituar ndaj Gjermanisë, fitore që i atribuohet Suxhos falë lëvizjeve të tij. Volejbollisti me prejardhje nga Korça ka përcaktuar rezultatin në dy setet e fundit, që shënuan dhe fitoren për amerikanët.

“Rruga që kalon nga fshati i Gramozit” dhe një rrëfim i Bazes për një udhëtim me Berishën dhe Pashkon

Postuar në 03 Gusht, 2012 12:45

Në editorialin e ditës në TemA-n online, Mero Baze jep sot një dëshmi personale për segmentin rrugor pak më shumë se 20 km që lidh Levanin me rrugën e vjetër Ballsh- Tepelenë në Fratar, rikthyer në vëmendje pas një “përurimi nga Berisha” ditët e fundit. Shkruan Baze: “...Historia ka nisur në vjeshtën e vitit 2005 në parlamentin e Shqipërisë. BERZH kishte dhënë kredi për rrugën Levan- Tepelenë dhe Levan- Vlorë. Levan- Tepelenë përbëhej nga dy lote, i pari Levan- Fratar dhe i dyti Fratar- Tepelenë (që ende s’ka mbaruar).

Sa fiton një president-futbolli në Shqipëri?

Postuar në 03 Gusht, 2012 11:35

“Kam hequr dorë përfundimisht nga futbolli, megjithëse nuk mund të thuhet kurrë, kurrë. Nëse do të rikthehesha në drejtimin e ndonjë klubi, do të drejtoja vetëm Skënderbeun, por mendoj se eksperienca ime ka mbaruar me kaq në futboll....” - thotë në një intervistë në të përditshmen “Shekulli”, biznesmeni Agim Zeqo, presidenti i sapodorëhequr i ekipit të Skënderbeut.

Nga t’ia mbajmë? Kudo dyert janë të mbyllura! Vetëm një është shtegu…

Postuar në 03 Gusht, 2012 11:01

Nga t’ia mbajmë? Kudo dyert janë të mbyllura! Vetëm një është shtegu… T’i derdhemi që të gjithë kërmës së arkës së shtetit! Që të gjithë t’i vërsulemi kolltukut? Të bëhet çdo njeri që di shkrim e këndim nëpunës? Me pak fjalë, deri kur do të vazhdojmë rrugën që na shpie drejt rrënimit të plotë jetik? Nuk sheh një të ri, një të moçëm, katundar a qytetar, që të mos i jetë ngulur në shpirt e në zemër ideali i kolltukut, dëshira e zjarrtë për nëpunësi! Domethënë vetëm atë shteg shohim për të rrojtur mirë e për të kënaqur të gjitha dëshirat tona.

Rezultatet 'shqiptare' të një sondazhi turk në Ballkan

Postuar në 03 Gusht, 2012 10:42

Qendra e Studimeve Strategjike BİLGESAM në Stamboll ka ndërmarrë një sondazh një 10 vende të Ballkanit për të vlerësuar perceptimin e tyre mbi Turqinë. Përfundimi i parë dhe kryesorë është ai që citohet edhe nga gazeta “Today’s Zaman”, se “religjioni është faktori kyç që formëson opinionet e njerëzve për Turqinë”.

Çfarë lajmi prodhoi takimi i Bamir Topit me drejtuesit e FRD-së?

Postuar në 03 Gusht, 2012 05:20

Takimi i sotëm i Bamir Topit me drejtuesit e Frymës së Re Demokratike(FRD)  nuk prodhoi ndonjë lajm të veçantë. Të gjithë e dinim që Topi do t’i bashkohej FRD-së pas mbarimit të mandatit presidencial. Dhe ky takim, edhe pse nuk e zyrtarizoi antarësimin e tij në këtë parti, konfirmoi publikisht futjen e tij zyrtare në fund të këtij muajit. Gjithashtu, ky takim nuk konfirmoi kandidimin e Topit për kreun e FRD-së, por të gjithë e dimë se ai do të jetë eventualisht kryetari i saj.

E dini rrugën "Gjorgj Bushi" te "Palamenti"?

Postuar në 03 Gusht, 2012 04:44

E përditshmja Shqiptarja.Com ka botuar sot, në një lajm të vetin, pamjen e kësaj flete gjobe të policisë rrugore në Tiranë. Vëreni me kujdes shkallën e njohjes së shqipes nga përfaqësuesi me uniformë i shtetit: Aty ku duhet shkruar emri i rrugës ka shkruar "Gjorgj Bushi"; për të lokalizuar zonën ka shkruar "Palamenti", (pa "r") aty ku duhet shkruar "Qarkullimi" ka shkarravitur një Q me pikë.

Ç’janë këto vila e apartamente në bregdet që kushtojnë sa një shtëpi në Bathore??

Postuar në 03 Gusht, 2012 03:04

Keni rastisur ndonjëherë të shihni kur takohen dy ministra në aeroportin e Rinasit? Kur janë me miq ose familje dhe ikin jashtë për pushime, shopingje, ndonjë takim...? Nuk është barsaletë. Pyetja e parë që shkëmbejnë me njëri tjetrin është: “Ke qenë nga fshati”? ose “Nga fshati po vjen apo nga Tirana”? Për cilin “fshat” flasin? Eshtë si tip kodi që meriton ndoshta edhe ndonjë lloj analize tjetër veç këtij shënimi të shkurtër. Por me “fshat” kanë parasysh shtëpitë apo apartamentet në Qerret, Golem, Gjirin e Lalzit etj.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme