Kush nuk e do statusin e vendit kandidat në BE?

Postuar në 03 Gusht, 2012 17:03

“Rama nuk e voton heqjen e imunitetit vetëm e vetëm për të bllokuar marrjen e statusit [të vendit kandidat në BE], pasi beson se kjo do të dëmtojë në sytë e shqiptarëve qeverinë, ndërkohë që kjo dëmton rëndë interesin jetik të çdo qytetari shqiptar.”- tha Berisha gjatë takimit që zhvilloi me Kryetarin e Grupit Parlamentar të PPE-së në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Luca Volonte.
Dhe ja si iu përgjigj Rama: “Sado të shpifë e shajë opozitën kryetari i Partisë Demokratike dhe çfarëdo isoje t’i mbajë atij ndonjë i djathtë europian i dorës së dytë, Partia Socialiste ka bërë për integrimin europian e për statusin e kandidatit për Shqipërinë në këtë vit politik, aq sa asnjë opozitë s’ka bërë ndonjëherë më parë”.
Të dy udhëheqësit kryesorë politikë shiptarë, pra, po përbetohen se e duan statusin e vendit kandidat në BE për Shqipërinë. Por njëri duhet ta dojë më pak këtë status, përderisa nuk po bien dakord për ndryshimin e Kushtetutës, i cili bëhet me 2/3 e votave në Kuvend.
Rama, i cili kërkon që të fillohet sa më shpejt “debati për pjesën ende të padiskutuar të ndryshimeve kushtetuese që ka propozuar opozita”, e di se edhe po iu dha Shqipërisë statusi i vendit kandidat këtë vjeshtë, një status i kushtëzuar do të jetë (siç qe ai që iu dha Malit të Zi). Kushtëzimi në rastin e Shqipërisë do të jetë i lidhur pa diskutim me zhvillimin e zgjedhjeve vërtet të lira e të ndershme. Dhe ky është një kushtëzim që i intereson Ramës.
Po Berishës a i intereson statusi i vendit kandidat? Nga ato që thotë ai, na lë të besojmë se e do fort. Por historia e re e vendeve ballkanike na tregon se disa ish-kryeministra të vendeve që janë afruar me BE-në, ose kanë përfunduar në burg ose kanë dhënë dorëheqjen. Ish-kryeministri rumun Nastase është në burg. Ish-kryeministri kroat Sanader dha dorëheqjen dhe pastaj përfundoi në burg. Ish-kryeministri malazez Gjukanoviç dha dorëheqjen, por ende nuk është futur në burg…
E.Zaloshnja

Comments

Submitted by nik (not verified) on

çfarëdo isoje t’i mbajë atij ndonjë i djathtë europian i dorës së dytë,

ka te drejte edi.ai eshte specie e dores se pare.

Submitted by anonim (not verified) on

O NIK BATHORJA, TA PASKAN HEDHUR PRAPE NDONJE KOCKE, SE KISHE CA DITE QE NUK LEHJE KETU TE RESPUBLICA. PO IK OR BURRE KERKOJI NDONJE PUNE SI POLIC FLAMURIT, MEQE ESHTE BERE MINISTER I BRENDSHEM. AJO ESHTE TAMAM PUNE PER NJE BATHORIST SI TI.

Submitted by Ermal Frasheri (not verified) on

Fakti qe disa kryeministra te rajonit jane ne burg nuk do te thote detyrimisht dhe rrjedhimisht qe Berisha i druhet integrimit se ka frike se mos perfundon ne burg. Perkundrazi, kur Berisha nuk u fut ne burg ne 1997 apo 1998 (per te mos folur per papergjegjshmerine e ish-Byrose Politike ne 1991) ne Shqiperi nuk ka asnje gjase qe ai, apo edhe Rama xhanem, te futen ne burg ndonjehere. Nuk i intereson asnjerit (lexo: politikaneve) te hapin rrugen e proceseve penale ndaj njeri tjetrit. Me shume ka te ngjare qe te dy palet, Rama dhe Berisha, e kane si loje me top kete punen e integrimit, per te mos marre asnje pergjegjesi vete per ngjarjet. Pergjegjesia i shperndahet si kundershtarit po ashtu edhe BE-se. Random politikanet vendas justifikojne kostot e reformave qe marrin me detyrimet e antaresimit ne BE, NATO, e organizatave te tjere nderkombetare, duke e thelluar keshtu ndarjen midis elektoratit dhe tyre. Kjo lloj sjellje, qe ne vetvete ka edhe mbeshtetjen nderkombetare, ka kontribuar ne krizen e sistemit te perfaqesimit ne Shqiperi.

Submitted by Altin Goxhaj (not verified) on

te gjithe kryeministrat e ballkanit qe kane perfunduar burgjeve kane pasur vetem nje problem: kane pasur probleme me demtimin e interesave amerikane!!! Ndaj dhe ruani Edi Ramen se Nano kur e hengri ne 1992 ishte vullnet dhe i amerikaneve;-) Rrezimi i Berishes ne 1997 erdhi edhe si pasoje e interesave amerikane dhe ishin po ata qe nuk lejuan penalizimin e tij te cilet i kerkuan atij te ribehej i besueshem per USA qe te kthehej ne pushtet ne 2005. Ndaj dhe sic e kuptoni duhet te ruani Ramen se mos perfundoje mrene se si e ka nis ai do i ngrihen nervat ndonje zyrtari te larte ne USA dhe do perfundoje tek qelia e Nanos;-)

Submitted by Olti (not verified) on

Vallahi Altino, Edi Rama si thu zotnia juaj do na bohet Kryeminister e do na punoj qindin per nja 8 vjet!
Nanon se deshen Amerikonet por prap mbas burgut na e lane Amerikonet 2 legjislacione Mbi kok; Saliun mbas shqelmit te 1997 na e lane 2 legjislacion e ky i rrjedhmi jot i ka hyp gamorit per te tretin!
Edvini eshte qytetAr por 2 a 3 legjislacione jan shum si thu Ti! Si ka thon ene Berisha njehere e Nje kohe per fuqine korruptive te pushtetit????
Ata pak Kryeministra te Ballkanit Kane ra Ne burg se Ne ATo vende ka Gjyqesor te pavarur Jo si tek Ne! Pergjigje e thjeshte .

Submitted by altin goxhaj (not verified) on

duket se sai informum je ne situaten rajonale;-))) E di ti pse e hongri ai i Kroacise? se deshi me bo pazare antiamerikane me kinezet;-) po ai i Rumanise, ca lidhje te vjetra kishte dhe kush e perkrahte?;-) Rama edhe po e u bo Kryeminister, do kete telashe pa fund se sdi me lidh brekte e veta;-) So Bashki Qevriu, e sbohet zhulcat e Soros alla Shalsi, Veliaj, Gjermeni, Fuga, Konomi, Mazniku, e budallej si Klosi;-) Apo me cunat e 80 si Gramozi, Gjoni, Peza, Xhafa, etc etc apo me cuna biznesmen si Fideli, Doshi, Sterkaj, Abazi;-) Ai ka per te shku per lesh qe 100 ditet e para me u bo Kryeashtu;-) Me nje opozite tip Berishe Rama do i kthehet prape te bardhes se sdo e perballoj dot stresin;-ppp

Submitted by Olti (not verified) on

I nderuar anonim, nje pyetje kisha: e gjithe administrata jan te indoktrinuar si Goxhaj dhe flasin budalleqe me Ameriken, Sorosin a ku di une?

Mua personalisht me vjen keq! Shikoni tek artikulli per krenarine kombetare si ka bere nja 7 komente te perseritura e me vend e pa vend Altini! A ka rrjedhur a ka frustacione me identitetin do i Dali era kesaj Pune; kaq Homofobik sa eshte te Ben te dyshosh!
Le te shpresojme qe ka marre thjesht virusin e terbimit Berisha dhe do i kaloje sepse me siguri edhe ai djale ka te drejte te qetesohet e te gjeje pak Lumturi pa Edvinin!
Pasojini Nje cigare Lazarathi qe Ti vije buzeqeshja se vetem te shara leshon sa her hap gojen!

Submitted by Altin Goxhaj (not verified) on

me u mor tani me pergjigjen ndaj jush, behet kaq e lodhshme dhe kaq monotone se i bi me perserit veten kaq shume;-( Spo du me vazhdu me u harxhu me ju se eshte pjesa me kot e kohes sime.. Pse si fusni nje te shkepme bashke se kushedi ju lindin dhe ndjenjat per nj-tj;-p

O Anonim e ke Oltin te trotuari prapa Teatrit te Operas zakonisht ne kete ore;-p Ma ka thene vete por mos i thuj se ta tash une;-ppp

Submitted by Olti (not verified) on

Altino je tu dhon shpirt tu mbrojt Salen, une jam tu te bo reklam qe Sala Ta kuptoj qe Ti je shume i rrjedhur por me pak cyryk se ata qe ka rreth e rrotull I adhuriari yt! Asht tu dhon interviste nga Dhermiu a degjova shpirtin tat!
Cfar jan keto historira trotuari APo qepuni.... Je avokat ore Ti e meso te respektosh veten! Turp eshte Ti sherbes Sales se sa per sum shkrepset Ti i ke te gjitha premisat!
Me fal qe tpo marr koh se ty te duhet me pa ca ka thon Rama sot me e sulmu e me morr marmalate e perditshme!

Submitted by Genti (not verified) on

Shqiptaret jane ne pergjithesi te keqinformuar lidhur me perfitimet qe do te vinin nga marrja e statusit dhe disavantazhet nga mosmarrja. Ka nje prirje per te zmadhuar ne menyre te pabazuar perfitimet dhe per te paraqitur deshtimit e trete si fundin e botes. Mendoj se kjo prirje ka te beje me teper me propaganden, ndersa ne realitet Shqiperia nuk e meriton statusin (arnimi i disa ligjeve ose i Kushtetutes nuk do te thote asgje).

Submitted by Nadia Shabani (not verified) on

Pse lodheni kot dihet se kush nuk e do statusin e vendit kandidat dhe ai eshte Berisha se e para ka frike se hyn ne burg per krime, shperdorime dhe vjedhje te familjes se tij dhe e dyta nuk eshte ngopur akoma me pasuri dhe kerkon te vjedhe me shume qe kur te bjere nga kali te arratiset bashke me ata hajdutet qe ka ne shtepi se ja kane bere bene verioret qe ka masakruar ne Tropoje. Cfar ke bere do ta bejne ne kete bote. Ai e ka mbushur kupen dhe nuk i interson integrimi Europian se kerkon te rrije si mbret i shqiptareve duke vjedhur zgjedhjet vit pas viti.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.