E dini rrugën "Gjorgj Bushi" te "Palamenti"?

Postuar në 03 Gusht, 2012 04:44

E përditshmja Shqiptarja.Com ka botuar sot, në një lajm të vetin, pamjen e kësaj flete gjobe të policisë rrugore në Tiranë. Vëreni me kujdes shkallën e njohjes së shqipes nga përfaqësuesi me uniformë i shtetit: Aty ku duhet shkruar emri i rrugës ka shkruar "Gjorgj Bushi"; për të lokalizuar zonën ka shkruar "Palamenti", (pa "r") aty ku duhet shkruar "Qarkullimi" ka shkarravitur një Q me pikë.

Gazeta ironizon:  "…Shqiptarja.com këshillon të gjithë lexuesit që të bëjnë shumë kujdes gjatë qarkullimit me automjetin e tyre në rrugën “Gjorgj Bushi” në Tiranë… që nëse nuk e dini se ku ndodhet, bie diku pranë “Palamentit”. Kjo sepse funksionarët e “Q. Rrugor” në këtë zonë, që besohet të jenë të Policisë Rrugore, tregohen tepër të rreptë dhe zbatojnë normat e Kodit të Qarkullimit Rrugor gërmë më gërmë. Se cilën gërmë, varet nga rasti dhe nëse jeni me fat mund të hasni edhe në gërmën Xh. Në këtë rast interpretimi është i lirë, pasi përpara gjykatësit mund të pretendoni se në Tiranë nuk ekziston një rrugë “Gjorgj Bushi” dhe aq më pak një vend i quajtur “Palamenti…"

Do thotë dikush "Hë mo se polic"… Po a është vërtet kaq pa rëndësi? Tregon thjesht analfabetizmin e një polici, apo shumë më tepër se kaq? (A.N.)

Comments

Submitted by analist (not verified) on

eshte e qarte se ka qene verior,sepse keta kontrabetale perdorin "gj" ne vend te "xh" dhe ngaterrojne fiziologjikisht "ç me q"--ndigjoni per ilustrim kryetaren e parlamentit!

Submitted by kevinjon (not verified) on

Respublika, a jeni te sigurte ju se kjo "gjobe" eshte shkruar nga nje polic rrugor dhe jo nga redaksia e gazetes anti-berishe dhe plot genjshtra shqiptaria.com? Ka mundesi ne shqiperi qe te behet ky fallsifikim Mediatik apo jo? Nqs. JO atehere si shpjegohet fallsifikimi i hapur qe eshte bere norme ne shqiperi? Nqs. PO a ka mundesi qe edhe kjo mund te jete nje fallsifikim per lajm ditor? E veni doren ne zjarr?

Mjafton te analizosh me skepticizem pasqyrimin e ngjarjes si dukuri e gjere per shumicen e gjobave duke u shprehur "mund te keni fat po tju bie rasti te merrni nje gjobe me adresim te sakte" dhe lehte nenkupton nje dramatizim prej elefanti qe i behet mizes. Sillni nje cope leter qe nuk i dihet origjina e mbushjes dhe ja ku ndertuat gjithe skenarin e realitetit me policine(!)

Pastaj pse qenka cudi nje rast i tille? a nuk jane gazetat te mbushura me njoftime dhe adresa "prane drejtorise x" "te xhamlliku" apo "pallati perball shkolles X"?

Ose vereni gishtin tamam dhe per kete dukuri te perhapur ne Shqiperi ose lereni fare se po leni nam me kete lloj gazetarlleku me pikatore ku ju intereson per pak populizem me ndjenja krahinore. Si sju vjen turp qe pasoni AKZ-ne duke ju pershtatur injorances kolektive per nacionalizem si mode. Skeni piken e moralit e ndergjegjes dhe shkoni pas sencacionit per te shitur gazeten. Skeni faj ju se ska dale asnje deri me sot e tju bej proven e ndershmerise e tju pyesi pas 1 muaji se cfare u be me kete lajmin e sotem dhe po qe se rezulton i sajuar tju mbylli gazeten per shpifje.

kev

Submitted by Anonim1 (not verified) on

Z.Kevinjon;

Uroj te merrni nje gjobe "ne fluturim"dhe ta mesoni diten  kur te beni kolaudimin e makines tuaj.

Atehere do ta kuptoje xhepi juaj fallsifikimin.

Pershendetje.

Submitted by davidi (not verified) on

kjo s'eshte asgje, ne fund te fundit polic hesapi, barsalete, por shikoni nje here me vemendje si shkruhen lajmet ne televizionet vetem me lajme si News 24, Top News e Ora News, mbushur me gabime drejtshkrimore, qe te mendosh se edhe aty punojne police si ky i gjobes e jo gazetare.

Submitted by Altin Goxhaj (not verified) on

e vetmja vlere e 'lajmit' ns bazohet ne nje fakt jo te fabrikuar eshte tallja me nje 'verior'! kaq eshte vlera dhe e medias qe e prodhon dhe e kesaj faqeje sorosiane qe e amplifikon. ns ka ndonje vlere tjeter ky 'lajmi' ma tregoni se do ta lexoja me shume vemendje (jam kurioz ta di se si do ta shkruante ndonje polic nga Vlora gjoben per nje 'LAVAZHO';-p

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.