Arkiv-Lajme
"Jo i aftë për të lundruar me gëzim drejt ishujve fantastikë të komunizmit..."
Sot është ditëlindja e Kasem Trebeshinës. Prozatori, dramaturgu dhe poeti i lindur në 8 gusht 1926 në Berat, sot bën 86 vjeç. Nisur nga fakti se pjesa më e madhe e veprës së Kasëm Trebeshinës është ende në dorëshkrim, vendi i saj në rrjedhat e letërsisë së sotme shqiptare mbetet i papërcaktuar përfundimisht. Elsa Demo shkruan sot në të përditshmen “Shekulli”:
Si mund të ndryshojë kaq shpejt vota në KLD?!
Presidenti i ri, Bujar Nishani, së bashku me Këshillin e Lartë të Drejtësisë, votuan sot për Elvis Çefën si nënkryetar të ri të KLD-së. Kjo garë ishte lënë e hapur nga presidenti Bamir Topi, pasi qeveria kërkoi me ngulm që nënkryetar i KLD-së të ishte Elvis Çefa, i zgjedhur nga mazhoranca në Kuvend. Kurse Bamir Topi ishte për zgjedhjen e Ilir Mustafajt nga komuniteti i gjyqtarëve.
Po rastisi që të kenë edhe humor...
Romët përplasin edhe njëherë Avokatin e Popullit me zyrtarët e lartë shtetërorë, por kësaj here, Totozani me sa duket ka zgjedhur ironinë. I pyetur nga gazetarët sot pasdite lidhur me deklaratat e Nëndrejtorit të Shërbimit Social Shtetëror, Leonard Strazimiri, Avokati i Popullit, Igli Totozani tha se “i vlerësoj shumë funksionarët, po rastisi që të kenë edhe humor aq më mirë akoma”.
150 vetë pushtojnë një nënstacion në Kukës: Cez-i bën blackout total të zonës
Agjencitë e gazetat online kanë si lajm të parë prej orësh një grabitje në Tiranë, pranë fushës së aviacionit, ku ka patur dhe një të vdekur, por Shekulli njofton për një pushtim që i është bërë një nënstacioni në Kukës. Kanë qenë disa dhjetra vetë, për më tepër kundravajtës (gjithnjë, sipas Shekullit) që kanë mësyrë në nënstacion të revoltuar ngaqë iu ishte ndërprerë energjia elektrike. Ja lajmi i Shekullit online, që si burim ka vetë CEZ-in:
Gazetarët janë “institucioni” më i besueshëm në Kosovë; po në Shqipëri?
Njerëzit në Kosovë besojnë më së shumti tek gazetarët. Është bërë një anketim i sponsorizuar nga Bashkimi Europian (anketimi është shumë kompleks e për një numër argumentash), dhe nga ky anketim rezulton që “institucioni” më i besueshëm ndër të gjitha institucionet në Kosovë është gazetaria. Dhe tek institucionet e tjera futen qeveria, parlamenti, Eulex-i, BE-ja, SHBA-të, ambasadat, policia, prokuroria, gjykatat, etj, etj. Në vend të dytë janë vendimmarrësit e BE-së, por nuk del shumë e qartë se çfarë kuptohet me “vendimmarrësit e BE-së”.
Artan Fuga: Unë nuk i them mendimet e mija? Ky është një paragjykim budallë
Çfarë pedagogu mendoni se jeni?, është pyetja që i bëhet Artan Fugës në intervistën e dhënë për Gazetën Shqiptare (shih linkun: http:/www.balkanëeb.com/gazetav5/artikull.php?id=119892). Dhe Fuga përgjigjet: “Unë i ruaj studentët nga mendimet e mia. Ose ua them, por në atë mënyrë që ata të mos e ndjejnë aq lehtë dhe menjëherë këtë. Është shumë barbare dhe e trashë t’i thuash troç gjërat, a thua se je i sigurt se po thua të vërteta të sigurta.
Krimi i Poliçanit horror-izon faqet e gazetave
Titujt e gazetave që kishin të bënin me ngjarjen e Poliçanit ishin horror, ashtu si dhe vetë ngjarja. “Kufoma dhunohet me motosharrë; Kushtrim Guri bën tre tentativa për t’i prerë kokën vrasësit të vëllait”, thuhej në një titull të Panoramës. E përditshmja Shqip shkruante në një nga titujt se “vëllai i viktimës i prêt kokën rojes së vdekur në sy të policëve”. “I preu kokën të vëllait”, thosh Mapo në faqen 3 të saj. “Vëllai i viktimës ka sharruar në qafë rojen e vetëvrarë”, ishte një nënvizim i Shekullit.
CNN: Myslimanët shqiptarë u bënë heronj të hebrenjve; për shkak të Besës
Në CNN është folur mbi një dokumentar – kështu raportojnë disa gazeta shqiptare, duke iu referuar një shkrimi të gazetares Laura Koran, apo duke publikuar në mënyrë integrale shkrimin – që fokusohet tek fakti historikisht i njohur i shqiptarëve që iu bënë krah hebrenjve gjatë pushtimit nazist të Shqipërisë.
Shoferi i kryeministrit qenka bërë biznesmen i madh minierash!!!!
“Zoti Berisha, a është shoferi yt, që ka në pronësi një galeri për shfrytëzim kromi në Bulqizë? Unë nuk di ndonjë shofer të ndonjë kryeministri në botë që të jetë dhe biznesmen e pronar minierash.” Këto i tha dje në seancë plenare deputeti Saimir Tahiri. Berisha nuk u ndje për këtë çështje. Ndërsa shqiptarja.com jep të dhëna të tjera për biznesmenin e minierave që punon shofer i kryeministrit. Quhet Mehmet Shkreli. Është gardist. Është dekoruar para ca kohësh prej ish-ministrit të brendshëm, Bujar Nishani. Është prej 15 vitesh shofer i Sali Berishës.
Apeli i Artan Fugës: Ta bëjmë Durrësin kryeqytet!
Artan Fuga kish dhënë dje një intervistë (tri faqe të plota) për Gazetën Shqiptare, në të cilën kalonte në paradë gjithë jetën e tij. Në një moment, ai kapet nga nostalgjia për Durrësin e rinisë së vet, dhe shpërthen në një si apologji të papritur për plazhin e Durrësit: