Gazetarët janë “institucioni” më i besueshëm në Kosovë; po në Shqipëri?

Njerëzit në Kosovë besojnë më së shumti tek gazetarët. Është bërë një anketim i sponsorizuar nga Bashkimi Europian (anketimi është shumë kompleks e për një numër argumentash), dhe nga ky anketim rezulton që “institucioni” më i besueshëm ndër të gjitha institucionet në Kosovë është gazetaria. Dhe tek institucionet e tjera futen qeveria, parlamenti, Eulex-i, BE-ja, SHBA-të, ambasadat, policia, prokuroria, gjykatat, etj, etj. Në vend të dytë janë vendimmarrësit e BE-së, por nuk del shumë e qartë se çfarë kuptohet me “vendimmarrësit e BE-së”.
Është një lajm i mirë për gazetarët e Kosovës. Sikur e njëjta anketë të bëhej në Shqipëri, si zor të besohet se gazetarët do dilnin më të besueshmit.
Re.Pu.
Comments
Ku mund te gjej me teper
<p>Ku mund te gjej me teper informacion per kete ankete? Ju falemnderit. </p>
Add new comment