Apeli i Artan Fugës: Ta bëjmë Durrësin kryeqytet!

Artan Fuga kish dhënë dje një intervistë (tri faqe të plota) për Gazetën Shqiptare, në të cilën kalonte në paradë gjithë jetën e tij. Në një moment, ai kapet nga nostalgjia për Durrësin e rinisë së vet, dhe shpërthen në një si apologji të papritur për plazhin e Durrësit:
“Kurrë nuk do të pushoj së foluri për ndikimin e plazhit të Durrësit, të trenit që na çonte atje, të jetës atje… Atje te bregu i detit ne mësuam lakuriqësinë e trupave të të tjerëve, lojën e futbollit në plazh, demokracinë natyrore, lidhjen me natyrën, aromat e kremrave, aranxhatat, akulloret, kasatat e Bllacës, pamë turistët e Hotel Adriatikut, kënaqësinë e të notuarit në ujërat e freskëta, fuçitë që qarkonin zonën e detit të lejuar për not. Gjithë qejfi ishte se fuçia si tabu ndaluese ishte gjëja më tërheqëse në botë. ‘’Vajta me not deri te fuçia.’; ‘Ai e kalon fuçinë’,– ishin shprehjet më të dashura…. Nuk i ndahem kurrë plazhit të Durrësit. Është për mua plazhi më i mirë në botë. Nuk ka si ai. Duhet vetëm një politikë urbanizuese, duhet kthyer në një qytet që administrohet nga vetë qytetarët e saj dhe jo nga komunat bujqësore malore apo kodrinore që e kanë sot në administrim.”
E më pas thëthitet nga pasioni për qytetin e famshëm me histori të lashtë: “Këtë verë shihja peizazhet që japin konturet e kodrave të Durrësit në perëndimin e Diellit dhe mahnitesha si një i lojtur nga mendtë pas tyre. Mendoja: Këto peizazhe ndofta janë prehistorike. Janë një arkeologji e qiellit. Kështu i kanë parë ndofta edhe të parët tanë mijëra vite më parë, kështu i ka parë Pompei, i kanë para helenët e Korkyrës që erdhën për të populluar koloninë e tyre, i kanë parë kryqtarët që kalonin nga detet e veriut për të shkuar drejt Jerusalemit, kështu i ka parë edhe Ciceroni. Durrësi është me nam.…. Kur lexoj debatet në agorën greke, sesi helenët gjykonin për Durrësin, them se, ja Shqipëria evropiane, rrënja e qytetërimit evropian, Durrësi, të vonohet për t’u pranuar në Evropë. Mos o Zot, në çfarë bote idiote dhe të padrejtë që jetojmë! E kush mund ta mohojë që, trekëndëshi bazë mesdhetar ishte Athinë-Romë-Durrës. Të tjerët ishin stacione autobusi për të shkuar në këto qendra të mëdha të qytetërimit evropian, perëndimor.”
Në fund, pas sublimimit në planin e natyrës e të historisë, kalon në një sublimim të Durrësit në planin e organizimit administrativ: “Çfarë është Tirana para Durrësit? Tirana është e Durrësit. Atje duhet të bëhet kryeqyteti i Shqipërisë. Ai është kryeqyteti natyror i Shqipërisë…. Do Shqipëria të trondisë botën dhe të hyjë menjëherë në lajmet kryesore si shembull emancipimi? T’ia bëjë zili gjithë vendeve të tjera? -Të bëjë kryeqytet Durrësin.”
Intervistën e plotë të tij mund ta gjeni në linkun: http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=119892
Re.Pu.
Comments
i kish fut noj teke bar artan

i kish fut noj teke bar artan fuga qe fliste keshtu ? ju Muci &Co nuk ju bashkuat? apo kishit frik mos niste konflikti jo ne duam Skraparin kryeqytet, ai jooo po si Durresi s'ka . . .

Ky Fuga gjithnje keshtu eshte

Ky Fuga gjithnje keshtu eshte ... i ka mbushur mendjen vetes qe eshte jashtetokesor...flet dhe tregon bruckulla te cilat i kemi kaluar te gjithe psh. po ne te plazhit te Vlores , ata te Sarandes, Himares, liqenit te Shkodres, Velecikut , nuk kemi dhe per te treguar nostalgjite e feminise apo rinise . Me e keqja eshte se nga nostalgjia normale kalon ne marrezira sociologjike .

Ka dhjetra vite (qe nga koha
Ka dhjetra vite (qe nga koha kur Gilliam te mesojme dhe te kuptojme zhvillimet ekonomike e shoqerore) qe e shpreh vazhdimisht idene e Durresit si nje Stamboll te dyte. Arsyeja eshte se asnje port tjeter I Ballkanit nuk I afrohet aq shume pozites strategjike dhe gjeografo-politike te Stambollit sa Durresi. Te mos harrojme emrat e vjeter Epidamnus, Dyrrachium etj. Mendoj se eshte e mundeshme ti kthehet Durresit lavdia e dikurshme. Ngjarjet madhore historike dhe zilia e fqinjeve shovene e Kane penguar deri sot. Per kryeqytet nuk di c'te them por urbanizimi me shpejtesi marramendese I zones midis Durrest dhe Tiranes do ti kthente te dy keta qytete ne satelite te njeritjetrit ose ne nje metropol gjigant. (I lutemi Fuges qe edhe pse jemi anonime, eshte ne interes te tij te na respektoje mendimin per atdheun tone te perbashket)
Xha Sinan. Mos u trishto

Xha Sinan. Mos u trishto nga fjalet e mira qe nje shqiptar flet per Shqiperine. Por, kuptoi ato ndjenja te tijat me gjere e me thelle. Si? Si nje kompiment, nostalgji, deshire normale njerezore, dhimbje e parrefyer e Fuges per nje kryeqytet te munguar te vendit tone. Hapja e kufijve shterore duhet shoqeruar paprere edhe me hapjen dhe ndricimin e mendjeve tona. Le te shikojme dhe te gjejme te miren tek njeritjetri. Se vetem keshtu do te behemi njerez te mbare. Se vetem keshtu do ti provojme vete dhe botes se kemi qene dhe mbetemi pjese integrale e kultures dhe krishterimit Europian.

Nipce, nuk po merrem me

Nipce, nuk po merrem me nickname-in tend... lexo edhe nje perle tjeter te A. Fuges ne faqen e sotme te respublica... Sa per nderhyrjen tende per fjalet e mia i interpreton gabim ; ajo qe nuk pelqej tek Fuga eshte se nuk merret me problemet kryesore te vendit, por me nostalgjira dhe patetizma krejt jashte realitetit ... po e nderpres sepse nuk kam kohe . Diskutojme ndonjehere tjeter.

Ata qe shajne, tallen dhe

Ata qe shajne, tallen dhe fyejne kane te drejte pasi interneti eshte shume demokratik njesoj si vete demokracia ku vota e idiotit eshte e barabarte me voten e inxhinierit. Profesori i nderuar Fuga na kujton si shume here se cfare shkaterrimi i kemi bere Durresit dhe cfare mund ti korigjojme sepse kemi nevoje, dhe po ashtu se sa te deshtuar e kemi Tiranen si kryeqytet. Por gjithsesi fragmentarizimi i pasazheve te shkrimit ne kete blog dhe vete mosnjohja e plote e tezave te Fuges per Durresin, ben qe te mos kuptohet shume ajo qe propozon Profesori per Durresin: BASHKIMI ADMINISTRATIV I DURRESIT ME TIRANEN DHE SIDOMOS BASHKIMI I QYTETIT TE DURRESIT ME GJIRIN E DURRESIT. Profesori nuk thuhet ckurorezimi i Tiranes dhe kurorezimi i Durresit por berja ne nje dhe kjo shume kontekst ne lidhje me tezen e Profesorit per votimet lokale ku qytetari i Tiranes duhet te votoje per taksta e tij ne Gjirin e Durresit ku ndodhet shtepite e dyta te qytetareve te Tiranes. Ndotja qe i bejme detit nga ujerat e zeza te Tiranes nepermjet derdhjeve te lumenjve dhe ndotja qe i bejme detit me perrenjve dhe tubacionet e shtepive te dyta ne plazh kane te njejtin kontekst, pergjegjesi dhe zgjidhje!!!n Profesori duhet lexuar por kush ta lexoje.... Ja ne qe masturbojme me tastieren online pa levizur as gishtin per te trajtuar jovetem virtualisht online per keto tema.

Unë mendoj që A Fuga nuk

Unë mendoj që A Fuga nuk duhet të dalë më nëpër media, flet broçkulla, por unë mendoj nuk e nderon gazetën tuaj për mos të thënë i bien vlerat në se merr shkrime e intervista nga A Fuga, po të doni referohuni recensës së librit të Leonora magjistares; është e tëmerrshme, ndoshta ka ndonjë problem psiqik.

ti mendon????? Si ka mundesi

ti mendon????? Si ka mundesi qe je ne gjendje ta besh??? Rasti yt duhet te vendoset te rubrika CUDIRA NGA BOTA: "Njeriu pa asnje rrudhe ne tru arrin te mendoje"

Ky Altin Goxhaj, ka pamje te

Ky Altin Goxhaj, ka pamje te perafert me Altin Sheganin; dy te deshtuar te jurisprudences shqiptare, qe kane arritur pozicione shume me teper nga sa do mund te arrinin ne kushte normale. Mesa duket (nuk e dime nese edhe me Fugen), i bashkon ELENEORIZMI (feja e profetes se rreme qe vrau veten nje vitin e shkuar), per te cilen vite me pare jane bere edhe greva urie, nga Altin Shegani dhe daja dhe mentori i tij, Kudret Cela.

C'pate ti??? Si ta dha???

C'pate ti??? Si ta dha??? Vapa??? Mire me mua se ke inatin e demit qe i kam bere Rames, po me Altin Sheganin c'pate??? (Cilat jane kushtet normale???) Mbase ne vend te nje pije freskuese do te te rekomandoja nje aloperidol;-)

Qënke injorant, quhet

Qënke injorant, quhet haloperidol dhe jo aloperidol. Kur nuk i di fjalët mos i thuaj se vulos dipllomën karton që ke.Unë do të thshja që jo haloperidol të japësh ty por edhe elektroshok ose komë insulinike të te shkaktosh nuk ke shërim. Ngushëllimet e mija!

Me fal anonim se nuk jam ne

Me fal anonim se nuk jam ne dijeni aq sa ty se si quhen ilacet e tuja;-p

"......Tirana është e

"......Tirana është e Durrësit. Atje duhet të bëhet kryeqyteti i Shqipërisë. Ai është kryeqyteti natyror i Shqipërisë…."

Shkodra ka qene qyshe para 2500 vitesh kryeqendra e shqiptarve dhe është kryeqyteti natyror i Shqipërisë…. Shkodra e Gentit dhe e Teutes e ka lidhe me shekuj rresht dhe do ta lidhte perseri Shqiperine me Europen. Shkodra asht tradicionalisht qendra e kultures europiane per te gjithe shqiptaret.

Bla bla bla bla....tirana,

Bla bla bla bla....tirana, durresi, shkodra e gjithe shqiperia jane nje MUT, me falni per shprehjen....nje vend plahrash e budallenjsh, vend banditesh e kriminelesh, vend varfanjakesh qe cudisin boten ne zbraztine dhe mjerimin e tyre...plazhet jane per faqe te zeze e te fusin semundje lekure....vendi i vetem ne bote ku nuk sheh asnje turist....te mos shkojme ne larg shkoni ne Mal te Zi dhe shikoni rruget, ambjenti dhe plazhet....mos flasim pastaj per Italine qe eshte e rrethuar nga te gjitha anet me det.

ne vend qe te luftojne kancerin berisha e banden e tij qe po i rrjep e vret zihen per kryeqytetet e ketj shteti kerme, bla bla bla...

Add new comment