Kryeministri sirian dezerton, ndërsa regjimi thotë se “kryeministri dha dorëheqjen”!!!

Postuar në 06 Gusht, 2012 17:42

Sikur të mos ish olimpiada, dezertimi i kryeministrit sirian Riyad Hijab do të rrinte si lajm i parë ca më gjatë në faqet e para të gazetave e të website-ve, e në këtë kuptim Hijab-i nuk ka gjetur kohën më të mirë për të dezertuar. Por ai është njësoj i kënaqur. “Duke filluar nga dita e sotme unë jam një ushtar në këtë revolucion të bekuar”, tha ai në një kohë që ky “revolucion i bekuar” ka mbushur 17 muaj e në një kohë që viktimat e tij janë me mijra deri sa erdhi ky dezertim.

Hijab-i u emërua në postin e kryeministrit në muajin qershor (në foto duke bërë betimin përpara al-Assad-it), dmth dy muaj më parë, gjë që të bën të mendosh se Bashar al-Assad nuk di më se tek cilët duhet të mbështetet. Nga ana tjetër, largimi i Hijab-it jashtë vendit është shenjë që përgënjeshtron pretendimet e regjimit se çdo gjë është nën kontroll. Regjimi i kish marrë masat, sidoqoftë, përsa i takon impaktit të këtij lajmi në Siri. “Kryeministri Riyad Hijab ka dhënë dorëheqjen”, u tha zyrtarisht bash në momentin që Hijab-i kish mbërritur në Jordani si dezertor. Sa pak fantazi kanë regjimet në propagandën e tyre!

Re. Pu.

Comments

Submitted by Tani (not verified) on

Qenke zgjuar heret Paul, spaske fjet mire mbreme. Ngjashmerite ndermjet assad dhe getafit nuk kane asnje baze. Pervec faktit qe si gjithmone ne lindje te mesme mbrohen interesat e izraelit nga e ashtuqujtura bota perendimore qe se fundmi i eshte bashkengjitur dhe Arabia Saudite me Qatarin.

Submitted by Bard (not verified) on

Pavaresisht interesave qe luhen ne kete lufte, Asad ka vrare 20 000 vete nga populli i tij, keshtu qe po ti vije nje fund si ai i Gaddafit, pakkujt do ti vije keq, perkundrazi...

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

Nder ato 20 mije veta  te vrare,  rreth 6 veta jane forca te sigurise te regjimit te Assadit.  Shumica e pjeses tjeter jane rebele te armatosur nga Arabia Saudite, Qatari, Turqia.

Cfare duhet te beje shteti kur ka rebele te armatosur ne territorin e tij qe kerkojne te marrin me dhune kontrollin e territoreve dhe qyteteve? Duhet pyetur SHBA, djepi i demokracise, cfare do te bente ne nje rast te tille.

Submitted by Analist (not verified) on

Ky majmuni nuk "dha doreheqjen" , por e kishin hequr nga funksionet para se te thyente qafen te hordhite amerikano-çifute qe luftojne kunder nje shteti demokratik ku drejton nje president i zgjedhur dhe ku ne parlament ka opozite. Pikerisht kjo nuk u pelqen judeve izraelite dhe amerikane qe ne aleance me gjithfare sauditesh shpallin qeverine e ligjshme siriane si ilegjitime. Pune pushtash hesapi!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.