150 vetë pushtojnë një nënstacion në Kukës: Cez-i bën blackout total të zonës

Postuar në 07 Gusht, 2012 13:00

Agjencitë e gazetat online kanë si lajm të parë prej orësh një grabitje në Tiranë, pranë fushës së aviacionit, ku ka patur dhe një të vdekur, por Shekulli njofton për një pushtim që i është bërë një nënstacioni në Kukës. Kanë qenë disa dhjetra vetë, për më tepër kundravajtës (gjithnjë, sipas Shekullit) që kanë mësyrë në nënstacion të revoltuar ngaqë iu ishte ndërprerë energjia elektrike. Ja lajmi i Shekullit online, që si burim ka vetë CEZ-in:

“’CEZ Shpërndarje’ për arsye sigurie ka qenë i detyruar të stakojë nënstacionin elektrik në Rexhepaj dhe Kukës dhe si rrjedhojë ka mbetur pa energji elektrike e gjithë zona e Kukësit. 150 persona, të cilëve iu është ndërprerë furnizimi me energji për shkak të refuzimit për të paguar energjinë e konsumuar, kanë hyrë në këtë nënstacion. Për të evituar ndonjë tragjedi të mundshme, CEZ Shpërndarje ka qenë i detyruar të ndërpresë furnizmin me energji të këtij nënstacioni deri në momentin e daljes prej tij të të gjithë protestuesve.”

Re.Pu.

Comments

Submitted by E.F. (not verified) on

<p>Rendom ne lajme te tilla ka nje tendence per te evituar ose mospermendur &quot;mekatet&quot; e kompanive private. Ne fakt per CEZ e sotshem, apo edhe OSSH/KESH te djeshem, nuk kam aspak simpati. Kompania me praktikat e saj te faturimit te konsumit te energjise me shume i ngjan nje kompanie predatore qe vjedh nepermjet mbifaturimit ku te munde neper qyetete dhe neper grupe qyetetaresh pa kurrfare mbrojtje. Pra me pak fjale, nuk eshte situate kur perballe mospaguesve eshte nje kompani korrekte qe kerkon te drejten e saj duke ofruar sherbim shembullor, perkundrazi, kemi nje situate kur nje kompani hajdute ndesh ne rezistencen e ca njerzve qe nuk duan te paguajne per nje sherbim mizerabel qe ju behet. &nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.