Arkiv-Lajme

Ndërpritet ëndërra e D. Suxhos për medalje me skuadrën amerikane

Postuar në 08 Gusht, 2012 12:15

Deri para pak minutash kish pak, fare pak, Shqipëri në Olimpiadën e Londrës. Nuk e ka më. Skuadra amerikane e volejbollit u mund nga italianët, dhe kështu Donald Suxhos, shqiptaro-amerikanit, apo – siç e kanë zakon të përkufizojnë amerikanët në rrethana të tilla – amerikanit të lindur në Shqipëri, do t’i duhet të kthehet në shtëpi.

Ilir Beqja: Konsumi i familjeve në rekordet më të ulëta të 5 viteve të fundit

Postuar në 08 Gusht, 2012 11:05

Ilir Beqja ka bërë një shënim të shkurtër lidhur me një indikator të rënies e krizës ekonomike, siç është ai i konsumit. Jep vlerësime mbi bazën e të dhënave të Instat-it, dhe i krahason ato me periudhën e njëjtë të vitit të shkuar. Ja shënimi i tij i marrë nga Tema online:

Pas një vonese të pajustifikuar disa javore, u bë publik treguesi i tregtisë me pakicë për tremujorin e parë 2012. Publikimi ndodhi vetëm pak orë pasi opozita denoncoi vonesën e pajustifkuar. Kjo ngutje për ta publikuar, provon se vonesa apo fshehja kishte ndodhur në bazë të një urdhri politik.

Berisha po bën sikur e ka seriozisht

Postuar në 08 Gusht, 2012 09:30

Dy pikat e para të nenit 150 të kushtetutës thonë: 1. Populli, nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote, ka të drejtën e referendumit për shfuqizimin e një ligji, si dhe t’i kërkojë Presidentit të Republikës zhvillimin e referendumit për çështje të një rëndësie të veçantë; 2. Kuvendi, me propozimin e jo më pak se një së pestës së deputetëve ose me propozimin e Këshillit të
Ministrave, mund të vendosë që një çështje ose një projektligj i një rëndësie të veçantë të shtrohet në referendum.

Berisha po bën sikur e ka seriozisht

Postuar në 08 Gusht, 2012 07:19

Dy pikat e para të nenit 150 të kushtetutës thonë: 1. Populli, nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote, ka të drejtën e referendumit për shfuqizimin e një ligji, si dhe t’i kërkojë Presidentit të Republikës zhvillimin e referendumit për çështje të një rëndësie të veçantë; 2. Kuvendi, me propozimin e jo më pak se një së pestës së deputetëve ose me propozimin e Këshillit të
Ministrave, mund të vendosë që një çështje ose një projektligj i një rëndësie të veçantë të shtrohet në referendum.

Loja me kungulleshka për referendumin vazhdon…

Postuar në 08 Gusht, 2012 07:11

Në deklaratën më të fundit të PD-së, të lexuar nga zëdhënësja e saj Silvi Bardhi (shkruesi i deklaratave të PD-së dihet se kush është), thuhet: “Partia Demokratike thekson se kërcënimi i Partisë Socialiste për thirrje të referendumeve të tjera si kundërpërgjigje e thirrjes nga Partia Demokratike e referendumit për heqjen e imunitetit, është mjeran dhe qesharak. Partia Demokratike fton Partinë Socialiste të ushtrojë që nesër të drejtën kushtetuese të referendumit për çdo çështje që e gjykon të rëndësishme.”

Shqiptarët të tretët si spiunë në ish-Jugosllavi

Postuar në 08 Gusht, 2012 05:33

Shqiptarët janë radhitur në vendin e tretë si spiunë dhe bashkëpunëtor të shërbimit sekret jugosllav UDB gjatë periudhës së socializmit.

Kjo bëhet e ditur sot në një shkrim në të përditshmen maqedonase "Dnevnik", ku nënvizohet se gjatë sistemit të kaluar, shqiptarët janë radhitur në vendin e tretë si spiunë, menjëherë pas serbëve dhe kroatëve në Ish-Jugosllavi.

Gazeta shkruan se ky fakt ndërlidhet edhe me të dhënat e fundit të Komisionit të Lustrimit në Maqedoni ku nga 23 funksionarët e lustruar, tetë prej tyre kanë dalë shqiptarë.

Nga një emision lajmesh në Top-channel

Postuar në 08 Gusht, 2012 04:50

Lajmi i parë: Vritet një grua, plagoset motra e saj nga grabitësit e rrugës. Policia deklaron se ky “nuk është krim që prodhohet si pasojë e kushteve ekonomike, por janë kontigjente adoleshentësh që kanë dalë jashtë kontrollit të shkollës dhe familjes!!!” Kështu i bie grabitjen e bëkan thjesht për hobby, meqenëse kanë dalë nga kontrolli i familjes dhe shkollës, ndërsa gjendjen ekonomike e kanë të shkëlqyer!!!

Referendumi është i pamundur, por Berisha premton se do ta bëjë!!!!

Postuar në 08 Gusht, 2012 04:31

Është thënë tanimë, që referendumi i zgjedhur nga Berisha si një deus ex machina nuk funksionon. Është i pamundur të bëhet pa ok-in e opozitës. Nuk e lejon kushtetuta. Por Berisha nuk heq dorë nga kjo ide. Ja çfarë ka thënë ai dje në mbledhjen e qeverisë lidhur me këtë çështje: “Pavarësisht nga disa vështirësi të padiskutueshme, referendumi do të bëhet në respekt të plotë të Kushtetutës, në germë e frymë të saj. Asgjë nuk mund ta ndalojë e ta pengojë që të dëgjohet zëri i qytetarëve shqiptarë.

Si do shkojnë procedurat e zgjedhjes së KQZ-së së re?

Postuar në 08 Gusht, 2012 04:19

Në muajin shtator do duhet të fillojnë procedurat për zgjedhjen e KQZ-së së re. Kjo e Ristanit, mbi bazën e marrëveshjes së bërë, shpërbëhet. Shpërbëhet dhe skema e vjetër e kompozimit të saj. Sipas formulës së re, tre anëtarë do jenë të maxhorancës parlamentare (në rastin konkret, 2 të PD-së e 1 i LSI-së), dhe 3 të opozitës (2 të PS-së e 1 i PBDNJ-së). Por kureshtja e madhe është për kreun e KQZ-së. Formula e re është disi e komplikuar. Është thënë se do zgjidhet me konkurs, por në të vërtetë nuk bëhet fjalë për ndonjë konkurs.

Rama: Krimi është më keq se në vitin 1997

Postuar në 08 Gusht, 2012 03:46

“Shqipëria nuk qeveriset, krimi bën ç’të dojë, teksa qeveria merret me grabitjen e vendit e kryeministri të vetmen punë ka të shajë e shpifë për opozitën”. Këto janë deklaratat e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Fushën e Aviacionit mbrëmjen e djeshme, ku mbeti e vrarë gjatë grabitjes në rrugë 37-vjeçarja, Fatbardha Tafa dhe u plagos motra e saj. Rama nëpërmjet rrjetit social Twitter ka akuzuar kryeministrin, se nuk po qeveris vendin, i cili është përfshirë nga krimi dhe rendi po mungon.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme