Ilir Beqja: Konsumi i familjeve në rekordet më të ulëta të 5 viteve të fundit

Postuar në 08 Gusht, 2012 11:05

Ilir Beqja ka bërë një shënim të shkurtër lidhur me një indikator të rënies e krizës ekonomike, siç është ai i konsumit. Jep vlerësime mbi bazën e të dhënave të Instat-it, dhe i krahason ato me periudhën e njëjtë të vitit të shkuar. Ja shënimi i tij i marrë nga Tema online:

Pas një vonese të pajustifikuar disa javore, u bë publik treguesi i tregtisë me pakicë për tremujorin e parë 2012. Publikimi ndodhi vetëm pak orë pasi opozita denoncoi vonesën e pajustifkuar. Kjo ngutje për ta publikuar, provon se vonesa apo fshehja kishte ndodhur në bazë të një urdhri politik.

Të dhënat tregojnë për rënie të tregtisë me pakicë në tremujorin e parë 2011 edhe kundrejt tremujorit të katër të vitit 2011, edhe kundrejt tremujorit të parë të vitit 2011. Për të shmangur sezonalitetin e periudhave të vitit, krahasimi më i plotë është ai i periudhave respektive në vite të ndryshëm. Përgjithësisht, ne shqiptarët konsumojnë më shumë në tremujorin e tretë dhe të katërt të vitit. Këta tremujorë përmbajnë edhe pushimet kryesore që bëjnë shqiptarët, shpenzimet kryesore që bëjnë familjet për fëmijët e vet në fillim të vitit shkollor si dhe shpenzimet e fundvitit. Në këto periudha ka edhe ardhje më të shumta të shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2011, ka rënie të tregtisë me pakicë, pra të konsumit të familjeve shqiptare.

Rënia më e madhe është në ushqimet që tregtohen në njësi tregtare jo të specializuara si dhe në artikujt jo ushqimorë që tregtohen në njësi tregtare jo të specializuara. Kjo rënie është tregues i faktit që familjet janë të detyruara të shtrëngojnë rripat dhe se kriza ka prekur jetesën bazë, por që tek shëndeti janë të detyruar të shpenzojnë pasi në shëndetësinë publike ka shumë mungesa. Tabela 1 pasqyron ndryshimin në përqindje të çdo grupi artikujsh.

Tremujori i parë vitit 2012 jo vetëm që ka rënie ndaj tremujorit respektiv të 2011, por edhe ndaj tremujorëve respektivë të 5 viteve të fundit 2008 – 2012. Kjo ilustrohet në grafikun 1. Duke marrë për bazë tremujorin e parë 2008, grafiku tregon se vetëm në periudhën respektive 2010 ka pasur rritje të volumit të tregtisë me pakicë, ndërsa në periudhat respektive 2009, 2011 e 2012 ka rënie të tregtisë me pakicë. E veçanta e tremujorit të parë 2012 është se ka rënie më të madhe.

Madje tremujori i parë 2012 ka volumin më të ulët të tregtisë me pakicë në të 17 tremujorët e periudhës 01.01.2008 – 31.03.2012 siç ilustrohet në grafikun 2.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.