Loja me kungulleshka për referendumin vazhdon…

Në deklaratën më të fundit të PD-së, të lexuar nga zëdhënësja e saj Silvi Bardhi (shkruesi i deklaratave të PD-së dihet se kush është), thuhet: “Partia Demokratike thekson se kërcënimi i Partisë Socialiste për thirrje të referendumeve të tjera si kundërpërgjigje e thirrjes nga Partia Demokratike e referendumit për heqjen e imunitetit, është mjeran dhe qesharak. Partia Demokratike fton Partinë Socialiste të ushtrojë që nesër të drejtën kushtetuese të referendumit për çdo çështje që e gjykon të rëndësishme.”
Kjo është kundërpërgjigjia e PD-se ndaj thirrjes që ka bërë PS-ja për përfshirjen në referendum të katër çështjeve dhe jo vetëm një. (Deputetja Mimi Kodheli përsëriti sot mendimin e djeshëm të bërë publik nga deputeti Fatmir Xhafaj, për të kërkuar mendimin e qytetarëve edhe në lidhje me propozimet e tjera të PS-së “për drejtësinë e pavarur, për hapësirën detare, që Berisha do t’ia fali për së dyti fqinjëve tanë, si dhe ligjin e importit të plehrave”.)
Pra, PS-ja do që të katër “kungulleshkat” të futen në një “trastë”, ndërsa PD-ja do nga një “trastë” për secilën “kungulleshkë”. Dhe trastat referendare janë pothuaj po aq të kushtueshme sa ato zgjedhore. Ndërkohë, sipas Bankës Botërore, 62% e shqiptarëve jetojnë me më pak se 5 dollarë të ardhura në ditë…
E.Zaloshnja
Comments
Referendumi kushton? A me te
<p>Referendumi kushton?</p><p>A me te vertete po ju ha meraku per parate e popullit? Po mos u merakosni kot se populli yne eshte pasuruar aq shume ne kohen e Saliut, sa nuk pyet per kaq. Pastaj pse ta leme Saliun pa gjume : a e do apo s'e do populli imunitetin? I shkreti u tret per kete popull!</p><p> </p>
Add new comment