Nga një emision lajmesh në Top-channel

Lajmi i parë: Vritet një grua, plagoset motra e saj nga grabitësit e rrugës. Policia deklaron se ky “nuk është krim që prodhohet si pasojë e kushteve ekonomike, por janë kontigjente adoleshentësh që kanë dalë jashtë kontrollit të shkollës dhe familjes!!!” Kështu i bie grabitjen e bëkan thjesht për hobby, meqenëse kanë dalë nga kontrolli i familjes dhe shkollës, ndërsa gjendjen ekonomike e kanë të shkëlqyer!!!
Lajmi i dytë: Zhvillohet në Durrës një garë ndërkombëtare e barkave me vela: “Durrës International Sailing Regata”. Përfundimi: Maqedonia fiton 3 nga 4 vendet e para, Serbia fiton kusurin. Shqipëria përfaqsohet me 1 sportiste 12 vjeçare ( i lumtë!) që zw vendin e dyte në një nga garat. Lajmi i vërtetë është se garat në det i fituan vendet që nuk kanë asnjë të tillë, dhe ne që kemi 2, garojmë me një sportiste të vetme, e cila kushedi se ku, e gjora, e ka mësuar këtë lloj sporti.
Zef Zhupa
Comments
Lajme
Mut mut
Add new comment