Arkiv-Lajme

Majko sugjeron ngritjen e një Memoriali të Kujtesës për kundërshtarët e komunizmit

Postuar në 12 Gusht, 2012 05:30

“Unë vij nga një familje komunistësh të lidhur me luftën nacional-çlirimtare”, thotë Majko në fillim të një shkrimi të publikuar në Panoramën e sotme, dhe me këtë don të thotë se mund të ketë njerëz të tjerë, që mund t’u takojë më shumë se ai të marrin në mbrojtje viktimat e kundërshtarët e komunizmit. Por Majko e bën, megjithatë, këtë gjë, dmth vihet në mbrojtje të tyre. Më saktë, ai fokusohet në një argument shumë konkret; në atë të varreve të humbura të kundërshtarëve të regjimit të Enver Hoxhës.

LSI-ja hesht lidhur me SHISH-in

Postuar në 12 Gusht, 2012 04:34

Ka tri ditë që bëhen reagime e mbahen qëndrime lidhur me emërimin në krye të SHISH-it të Visho Ajazit, dhe me shkarkimin e Bahri Shaqirit. Bien në sy sidomos socialistët, të cilët po  e interpretojnë këtë gjest si një ndër më domethënësit që Berisha ka bërë gjatë kohës që ka qenë në pushtet (2005-2012). Por ka rënë në sy, gjithashtu, heshtja e LSI-së. Ilir Meta ka kohë që nuk ka dalë në publik, gjë që do të thotë se është me pushime, por nuk është kjo arsyeja e heshtjes; mund të gjendej dikush tjetër për të bërë një deklaratë në emër të tij, apo në emër të LSI-së.

Policia: E kemi kapur vrasësin; i ati ‘i vrasësit’: Kemi alibi

Postuar në 12 Gusht, 2012 04:03

“Vrasësi i dyshuar i Fatbardha Tafajt tek Fusha e Aviacionit është njëzet vjeç dhe quhet Aldo Hoxha”, kështu po thuhet në një numër gazetash. Dyshimet shtohen ca më shumë prej informacionit që del nga policia, sipas të cilit Aldo Hoxha nuk e ka hapur gojën në rrethanat e arrestit. Mirëpo, në një intervistë për Panoramën me të atin e njëzet vjeçarit. Nexhmi Hoxhën, ky i fundit e merr në mbrojtje djalin me anë të një alibie të fortë. "Ka qenë në shtëpi me ne gjithë kohën", thotë ai.

Paul Ryan, ylli i ditës së djeshme në SHBA: Romney e ka zgjedhur si zëvendës të tij

Postuar në 11 Gusht, 2012 17:18

Duhet të kenë qenë shumë të rrallë shqiptarët që kanë dëgjuar të flitet për politikanin amerikan Paul Ryan. Dhe nuk kanë pse të ndihen keq, nëse e mbajnë veten si njohës të politikës, pasi edhe më shumë se gjysma e amerikanëve nuk e njihnin para ditës së sotme, dmth para se Mitt Romney ta shpallte si kandidatin e tij për zv.President në këtë fushatë që po hyn në fazën më interesante. Është republikan pra, 42 vjeç, dhe është anëtar i Kongresit qysh prej 14 vitesh. Është rritur në Capitol Hill, si të thuash. Përveç kësaj, mbahet si një nga intelektualët e Partisë Republikane.

Pandeli Majko: Shteti është nën urdhërat e një njeriu të vetëm

Postuar në 11 Gusht, 2012 14:22

Pandeli Majko ka dashur t’i bashkohet shqetësimit koral pas emërimit të ish-shik-istit në krye të SHISH-it të sotëm, Visho Ajazit, dhe ka shfrytëzuar një takim veror me të rinjtë eurosocialistë buzë detit, në Jalë. Duket i befasuar nga kjo ngjarje, duke lënë të kuptohet pra se nuk e ka pritur të ndodhte: “Me dekretimin që i bëri Presidenti i Republikës ish zëvendësit të Gazidedes, para vitit ’97, [në krye të SHISH-it], ne kemi një hierarki shtetërore, e cila nga maja deri në fund është kthyer në një institucion monokratik, nën urdhrat e një njeriu.

Beqë Cufaj: Dosjet e pahapura prodhojnë spekullime

Postuar në 11 Gusht, 2012 12:26

Beqë Cufaj shkruan kështu qysh në fillim të shkrimit të tij me titull ‘Të Përjashtuarit’, të publikuar në Zëri: “Që ka diçka të paparashikueshme dhe nëse doni edhe naive në shoqërinë shqiptare nuk diskutohet. Sidomos kur ‘të tjerët’ flasin, shkruajnë, gjykojnë a vlerësojnë për ‘neve’. Qoftë për mirë, ama sidomos për keq. Një sindrom tipik për shoqëritë e tkurrura. Të pazhvilluara. Dhe për fat të keq edhe provincialiste.”

Fareed Zakaria pranon që ka bërë plagjiaturë dhe kërkon ndjesë.

Postuar në 11 Gusht, 2012 11:37

Dje shkruajtëm në respublica mbi gazetarin amerikan Fareed Zakaria, që denoncohej për plagjiaturë; saktësisht, në një shkrim të tijin mbi kontrollin e armëve të publikuar në revistën Time (ku ai shkruan vazhdimisht) ishin gjetur disa paragrafë, që ishin marrë ‘vjedhurazi’, dmth pa asnjë citim, nga një shkrim i autores Jill Lepore të revistës the New Yorker. Më pas ishte Fareed Zakaria që e pranoi këtë fakt.

Kapexhiu bën sintezën karikaturale të stafetës në krye të SHISH-it

Postuar në 11 Gusht, 2012 08:58

Gazetarja Aleksandra Bogdani e së përditshmes Mapo jep një version tjetër të shkarkimit të Bahri Shaqirit, një version të ndryshëm nga ai që jepte Lorenc Vangjeli në revistën Java. Kreu i SHISH-it ka qenë duke grahur makinën diku afër Durrësit, kur i ka ardhur një telefonatë nga Presidenca e zëri në telefon e ka bërë më dije se duhej të kthehej në Tiranë.

"Sikleti" i bankës Credins dhe paniku i depozitorëve

Postuar në 11 Gusht, 2012 07:08

Fill pas publikimit të lajmit mbi sekuestrimin konservativ të aseteve të bankës Credins (në lidhje me fondin prej 75 milionë eurosh që një bankë azerbajxhanase kishte dhënë për privatizimin e ARMO-s), u vu re një fluks i rritur i klientëve në degët e saj. Nuk dihet nëse ata kanë qenë depozitorë që kanë dashur të tërheqin paratë e tyre nga frika se kjo bankë mund të falimentojë, por e kaluara e afërt na tregon se një gjë e tillë ndodhi me Bankën Shqiptaro-Amerikane (sot Intesa San Paolo) në vitin 2008. Dhe shkak u bë falimentimi i bankës gjigande amerikane të investimeve "Lehman Brothers".

Olimpiada e Londrës: Vendet me një medalje, çfarë krenarie!

Postuar në 11 Gusht, 2012 05:18

Janë 205 vende që marrin pjesë në Olimpiadë, dhe vëmendja është e përqëndruar në garat ‘e mëdha’, ku rëndom fitojnë skuadrat e njohura. Por ka ca vende, të cilat kanë ardhur në olimpiadë me shpresa tek vetëm një atlet, rrjedhimisht për një medalje të vetme. SHBA-të e Kina janë duke iu afruar 100 medaljeve të fituara, por nja njëzet vende të tjera janë më të lumtura, pasi ia kanë dalë të fitojnë një medalje. Nëse është një medalje ari, është një mrekulli, por edhe një medalje tjetër është fantastike (në foto marokeni Iguider Abdalaati, fituesi i vendit të tretë në garën e 1500 metrave).

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme