Kapexhiu bën sintezën karikaturale të stafetës në krye të SHISH-it

Gazetarja Aleksandra Bogdani e së përditshmes Mapo jep një version tjetër të shkarkimit të Bahri Shaqirit, një version të ndryshëm nga ai që jepte Lorenc Vangjeli në revistën Java. Kreu i SHISH-it ka qenë duke grahur makinën diku afër Durrësit, kur i ka ardhur një telefonatë nga Presidenca e zëri në telefon e ka bërë më dije se duhej të kthehej në Tiranë. Është kthyer, është informuar mbi atë që ish vendosur, ka shkuar në zyrë, ka thirrur do bashkëpuntorë, i ka informuar dhe ata mbi dekretin e Presidentit, ka pritur Visho Ajazin, i ka dorëzuar “çelësat” e zyrës, dhe pas kësaj u është kthyer punëve të veta tanimë private.
Mapo shpjegon dhe se si kanë rrjedhur gjërat për të mbërritur deri tek dekreti i shkarkimit. Çdo gjë është kryer shpejt e shpejt, fare papritur. Kryeministri ka propozuar, dhe është nisur për Dhërmi, Presidenti ish nisur për Pogradec, por është vonuar një copë herë sa për të hedhur firmën në një dekret fjalëpak, dhe kjo ka qenë e gjitha. Fabulën, më mirë se çdo raportim gazetaresk, e sintetizon karikatura e Kapexhiut që ish publikuar në faqen e parë të Mapos, dhe kish zënë më shumë se ½ e kësaj faqeje.
E.G.
Comments
Bujar Kapexhiu duhet te beje

Bujar Kapexhiu duhet te beje nje karikature edhe per veten, duke firmosur cdo peticion qe mbledh firmat e ''intelektualeve'' (pro Bashes kryetar Bashkie, pro Nanos president, etj).

Bujari është kujtuar vonë,

Bujari është kujtuar vonë, por sidoqoftë mendoj se ka kohë ti shërbejë të ardhmes të fëmijëve të tij dhe jo të tashmes. Më mirë vonës se kurrë!

Si do qe te jete Bujar

Si do qe te jete Bujar Kapexhiu si njeri, e qe mund te kete shume difekte ne karakter ose per arsye ekonomike i sherben dikujt, ai me kete karikature ka shprehur nje realitet. Une mendoj qe komentet ti bejme per cfare shikojme dhe kjo ka rendesi.

Mire Bujar ! U kujtove shume

Mire Bujar ! U kujtove shume vone tani qe ai nuk ka me nevoje per karikatura por per fjalet e Namik Hotit.

Megjithate me mire vone se kurre. Gjynah qe femijet e tu do shohin skenat e tua servile disa vjecare.

Megjithate te lumte qe kuptove realitetin apo kjo qe bere tani ishte porosi e vete atij.

Add new comment