Fareed Zakaria pranon që ka bërë plagjiaturë dhe kërkon ndjesë.

Postuar në 11 Gusht, 2012 11:37

Dje shkruajtëm në respublica mbi gazetarin amerikan Fareed Zakaria, që denoncohej për plagjiaturë; saktësisht, në një shkrim të tijin mbi kontrollin e armëve të publikuar në revistën Time (ku ai shkruan vazhdimisht) ishin gjetur disa paragrafë, që ishin marrë ‘vjedhurazi’, dmth pa asnjë citim, nga një shkrim i autores Jill Lepore të revistës the New Yorker. Më pas ishte Fareed Zakaria që e pranoi këtë fakt. Të premten pasdite, në website-in The Atlantic Wire, ai ka publikuiar një mea culpa të qartë: “Ajo që kanë vënë re reporterët e medias, dmth ngjashmërinë e disa paragrafëve të një shkrimi tim me paragrafë të shkrimit të autores Jill Lepore, është e drejtë. E pranoj. Kam bërë një gabim të trashë e të pafalshëm. Kjo është një lajthitje serioze, dhe një lajthitje që më bën vetëm mua me faj. Unë i kërkoj ndjesë asaj, dhe e bëj këtë pa asnjë rezervë; u kërkoj ndjesë gjithashtu lexuesve të mij, dhe revistës Time.”

Ndërkohë, pavarësisht ndjesës së kërkuar, revista Time dhe televizioni CNN e kanë pezulluar Zakarian nga puna për një kohë të pacaktuar. “Çfarë shkruajnë autorët tanë duhet të jetë jo vetëm e dokumentuar, por edhe origjinale; të tyret duhet të jenë jo vetëm pikëpamjet e mbrojtura, por edhe fjalët e shkrimeve”, thuhej në urdhërin e pezullimit.

E.G.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Eh, sikur ketu te kishte standarde, do ishin pushu te gjithe nga puna, kurse Respublika do ishte mbyll fare pavaresisht financimit sorosian;-p

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.