Policia: E kemi kapur vrasësin; i ati ‘i vrasësit’: Kemi alibi

“Vrasësi i dyshuar i Fatbardha Tafajt tek Fusha e Aviacionit është njëzet vjeç dhe quhet Aldo Hoxha”, kështu po thuhet në një numër gazetash. Dyshimet shtohen ca më shumë prej informacionit që del nga policia, sipas të cilit Aldo Hoxha nuk e ka hapur gojën në rrethanat e arrestit. Mirëpo, në një intervistë për Panoramën me të atin e njëzet vjeçarit. Nexhmi Hoxhën, ky i fundit e merr në mbrojtje djalin me anë të një alibie të fortë. "Ka qenë në shtëpi me ne gjithë kohën", thotë ai. Për hir të së vërtetës, kjo është një alibi që mund të provohet apo përgënjeshtrohet fare kollaj, por deri tani as policia nuk ka bërë ende verifikimet e veta, as i pandehuri nuk është mbrojtur me këtë alibi.
Pretendimet e të atit të personit të dyshuar për këtë krim bëhen me zë të lartë. “Policisë i duhet një njeri pas hekurave, ngaqë kështu shefat do mbajnë postet e tyre”, thotë Nexhmi Hoxha duke shpjeguar pse ia kanë arrestuar të birin. Dhe duket se nuk është dakord me ato që ka lexuar në gazeta, sipas të cilave Aldo është me ‘precedentë penalë’. “Djali im është dënuar për armëmbajtje pa leje, si shumë shqiptarë të tjerë, dhe fëmijë politikanësh”, thotë ai, ndërsa pak më parë ka denoncuar policinë, që ka ushtruar dhunë mbi djalin e tij në përpjekje për ta bërë që të pranojë një krim që s’e ka kryer. Sipas tij.
Re.Pu.
Comments
Kjo qenka alibia ?!!
<p>Kjo qenka alibia ?!!</p>
Deshmia e familjareve = 1/2
Deshmia e familjareve = 1/2 deshmi = nuk quhet. Gjths pa provat e ADN policia ska gje ne vije
Add new comment