Beqë Cufaj: Dosjet e pahapura prodhojnë spekullime

Postuar në 11 Gusht, 2012 12:26

Beqë Cufaj shkruan kështu qysh në fillim të shkrimit të tij me titull ‘Të Përjashtuarit’, të publikuar në Zëri: “Që ka diçka të paparashikueshme dhe nëse doni edhe naive në shoqërinë shqiptare nuk diskutohet. Sidomos kur ‘të tjerët’ flasin, shkruajnë, gjykojnë a vlerësojnë për ‘neve’. Qoftë për mirë, ama sidomos për keq. Një sindrom tipik për shoqëritë e tkurrura. Të pazhvilluara. Dhe për fat të keq edhe provincialiste.”

Ku e ka fjalën? E thotë ai vetë menjëherë më pas. Fjala është për jehonën që ka gjetur në shoqërinë shqiptare, në familjet, mejhanet e mediat tona, një lajm i publikuar në gazetën maqedonase ‘Dnevnik’, sipas të cilit “Shqiptarët ishin të tretët për nga spiunët në ish- Jugosllavi”.

Beqë Cufaj nuk kundërshton lajmin e dhënë, pasi nuk di asgjë mbi saktësinë e tij. Ai thjesht denoncon spekullimet që bëhen në këtë lëmë, gjë që ndihmohet dhe nga fakti që dosjet nuk hapen.  Kjo është një dukuri e njohur dhe në Shqipëri. Për ta  lexuar të plotë shkrimin, ndiqni linkun: http://www.zeri.info/artikulli/3/20/55092/te-perjashtuarit/

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.