Arkiv-Lajme
A i ka dalë ndonjë puçërr Berishës?
“Pa mbushur 3 dekada nga vdekja e diktatorit komunist Enver Hoxha, një segment në pushtet i politikës shqiptare i është kthyer modelit të liderit të përjetshëm që largohet nga pushteti vetëm për shkak të vdekjes natyrore, - shkruan në një editorial në “Shqipin” e sotëm, Andrea Stefani.
Biberaj: Obama, Ryan, Berisha ….
Në një shkrim të tijin për Mapon me titull ‘Sali Berisha Vs. Ben Blushi Bamir Topi Vs. Pandeli Majko’, Aleksandër Biberaj e fillon me qibrën dhe skrupujt e politikanëve amerikanë në komunikimin mes tyre, për të dalë më poshtë tek situata shqiptare, sidomos tek “rekordmeni i sharjeve, kryeministri aktual, i cili ka 22 vjet që vetëm shan, fyen dhe akuzon 24 orë jo vetëm kundërshtarët politikë, por edhe të vetët, edhe ata që i ka pasur bashkëpunëtorët më të afërt për vite e vite, edhe në ditët më të vështira të karrierës së tij politike”.
Shtypi mban anën e Nazimes; ndërsa në Panorama jepen sms komprometuese të saj
Nazime Visha ka rrëfyer në polici versionin e vet të ngjarjes. Ajo u ka thënë policëve, se “viktima ka abuzuar me të, i është kanosur, e ka rrëmbyer, e ka përdhunuar, ka dashur ta shesë në Kosovë, e ka kërcënuar me jetën e vëllezërve të saj të vegjël”, dhe pikërisht për këtë arsye, atë natë fatale, ajo e ka ndjekur me armë, duke e qëlluar, derisa e ka lënë të vrarë”. “Nuk ndjeja të ngopur me atë që bëra; kisha frikë se edhe nga varri do të ngrihej”, është shprehur ajo, sipas Shekullit.
Dhjetë ditët e ardhshme, vendimtare për Arbën Xhaferin
Arbën Xhaferi ndodhet ende në klinikën e neurokirurgjisë të Shkupit, dhe gjendja shëndetësore e tij mbetet e pandryshuar.
Al Gore nuk e pret mirë kandidatin për zv.President, Paul Ryan
Në blogun e tij me emrin Al’s Journal, ish kandidati për President, Al Gore, pasi e fut kandidatin republikan për zv.President, Paul Ryan, në një filtër ekologjik, nuk i mbetet shumë për të thënë: Paul Ryan është i papërshtatshëm për të drejtuar SHBA-të e këtyre kohëve. Dhe nuk është se e skualifikon si republikan. Jo, e skualifikon mbi bazën e qëndrimeve që ai ka mbajtur. Njëherë, Ryan ka ngritur një padi publike në adresë të shkencëtarëve, të cilët “janë përfshirë në një lojë konspirative me përpjekjet e tyre për të mashtruar me qëllim publikun në çështjen e ndryshimeve klimaterike”.
Aurel Plasari: Ismail Qemali? Ok. Ahmet Zogu? Jo dhe aq
“Figura e Ismail Qemalit nuk mund të mohohet që është [një] figurë tanimë e konsakruar: nuk ka shqiptar që ta vërë në dyshim borxhin që i ka atij Shqipëria. Po ajo e Ahmet Zogut? Është kontroverse në krahasim me atë të Ismail Qemalit; unë i quaj më se normale, madje shumë qytetare, kundërthëniet për të” – kjo është një copëz e shkëputur nga intervista e Aurel Plasarit dhënë Shekullit, së cilës iu referuam në një shënim tjetër mbi shifrën e 28 mijë të rënëve.
Erjon Braçe Berishës: Le të shkojmë bashkë, me kamera, në vilën e Vlorës!
Erjon Braçe, pasi ka dëgjuar reagimin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, të cilin e quan reagim të Berishës, shkruan se ky i fundit “i quan pamjet e transmetuara nga Top-channel lidhur me vilën kryeministrore të mbytur nga luksi një ‘montim’, [por ky] është një turp i përsëritur e një kryeministri mashtrues germë pas germe”.
Dhe më poshtë i hedh dorezën e sfidës: “[Le] të shkojmë nesër e ta vizitojmë dhomë për dhomë rezidencën e Vlorës, kolltuk më kolltuk, tavolinë më tavolinë, karrige më karrige, në sy të popullit unë dhe ti Sali Berisha”.
Edhe Greqia nuk ka pësuar një rënie të tillë të tregëtisë me pakicë!
Sipas INSTAT-it (http://www.instat.gov.al/ ) indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë në tremujorin e parë 2012 arriti në nivelin 148.0% kundrejt vitit bazë (2005=100%). Në 31 dhjetor 2011 ky indeks ishte në nivelin 190.9%; pra, brenda 3 muajve, ka rënë plot 22.5%. Ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë është ulur 8.3%.
Berisha ‘tërbohet’ për një palo akuzë, dhe Mero Baze ‘saktëson’ tezën e vet
Mero Baze sapo ka publikuar në versionin online të Temës një shkrim të vetin me titull ‘Gjithë pushtetet Berishës, me përjashtim të vilës në Vlorë’. Ka marrë shkak nga një reagim i papritur i Berishës lidhur me akuzën që i është bërë ‘për arredimin luksoz’ të vilës qeveritare në Vlorë, dhe për faktin që Top-channel e ka quajtur vila e kryeministrit, në një kohë që qenka vilë qeveritare.
Aurel Plasari: Shifra 28 mijë, edhe në qoftë sendërgjí, nuk është e historianëve komunistë
Ndërsa i jep përgjigje pyetjes mbi rishkrimin a rishikimin e historisë në një intervistë për Shekullin e sotëm, studjuesi Aurel Plasari del si pa dashje në një pikë ku, sipas shumë gjasash, ka dashur të dalë, dmth tek qëndrimi ndaj kontributit që kanë dhënë shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore.