Dhjetë ditët e ardhshme, vendimtare për Arbën Xhaferin

Arbën Xhaferi ndodhet ende në klinikën e neurokirurgjisë të Shkupit, dhe gjendja shëndetësore e tij mbetet e pandryshuar.
“Nuk ka përmirësim, s’ka asnjë ndryshim për momentin. Për të paktën dhjetë ditë deri dy javë konsiderohet si periudhë e rrezikshme për jetën, ndërsa më pas mund të shpresojmë në përmirësime të dukshme. Për momentin, nuk ka ndryshim, por gjendja mbetet stabile dhe pa përkeqësime. Në këtë situatë nuk mund as të diskutojmë për kirurgjikale, ndërsa vetëm pas dy javëve mund të shpresojmë në diçka më mirë”, tha doktor Vladimir Mirçevski, që e ka ndjekur qysh në krye të herës Xhaferin.
Arbën Xhaferi u gjend pa ndjenja në shtëpinë e vet të Tetovës, pesë ditë më parë. Ky lajm trishtoi mjediset mediatike, politike e intelektuale në gjthë botën shqiptare.
Re.Pu.
Comments
Redaksise: Kur do ta
<p>Redaksise:</p><p>Kur do ta "varrosni" edhe ju kete shkrim te vjeteruar se Baca shkoi,u varros i ngrati! Sikur nuk shkojne ne nje faqe gazete si shkrimi mortor per varrimin e te madhit Arber Xhaferri,ashtu edhe ky lajmi i vjeter mbi vuajtjet e tij ne kllapine e komas cerebrale.Faqosesi i faqes apo "i fresketi" duhet te jete me i kujdeseshem,apo jo?Me ndjeni per verejtjen shoqerore,por ju dua pa ju "shaj"!</p>
Add new comment