Shtypi mban anën e Nazimes; ndërsa në Panorama jepen sms komprometuese të saj

Postuar në 15 Gusht, 2012 03:56

Nazime Visha ka rrëfyer në polici versionin e vet të ngjarjes. Ajo u ka thënë policëve, se “viktima ka abuzuar me të, i është kanosur, e ka rrëmbyer, e ka përdhunuar, ka dashur ta shesë në Kosovë, e ka kërcënuar me jetën e vëllezërve të saj të vegjël”, dhe pikërisht për këtë arsye, atë natë fatale, ajo e ka ndjekur me armë, duke e qëlluar, derisa e ka lënë të vrarë”. “Nuk ndjeja të ngopur me atë që bëra; kisha frikë se edhe nga varri do të ngrihej”, është shprehur ajo, sipas Shekullit.

Në fakt, në të gjitha gazetat, raportimet karakterizoheshin nga një simpati për Nazime Vishën, 18 vjeç, e cila i ka dalë për zot ekzekutimit të Fiqiri Muçës, 45 vjeç. Vetëm në një gazetë ish intervistuar një i afërm i Fiqiri Muçës, i cili i mbahej tezës se vrasja është kryer nga burrat e shtëpisë, dhe Nazimja është detyruar nga ata që ta marrë përsipër krimin. Ndërsa me Panoramën ndryshonte disi puna. Gazeta e Hysenbelliut i kish kushtuar një hapësirë e vëmendje më të madhe ngjarjes (plot katër faqe), por në dy faqe kish publikuar sms-të që viktima kish marrë prej ekzekutores, të cilat i kanë lexuar në celularin e Fiqiri Muçës, që – ky është pretendimi i Panoramës – është në duart e gazetarëve të kësaj të përditshmeje. Dhe nga sms-të rezulton që Nazimja “nuk ka qenë engjëllorja që ka vizatuar shtypi këto ditë”. Janë mesazhe intime, deri dhe erotike (të gjitha fillojnë me fjalët “zemër”, “jeta ime”, etj), të cilat flasin për një Nazime të dhënë pas lidhjes me Fiqiriun, madje edhe për një Nazime që e ka shfrytëzuar viktimën.

Nuk kuptohet mirë se pse në celularin e viktimës gjendeshin dhjetra mesazhe të Nazimes dhe ishin fshirë të gjitha mesazhet e këtij të Fiqiriut. Më saktë, ekzistonte vetëm një sms, që ai ua dërgonte njerëzve të Nazimes e që e nxirrte atë në dritë si një “burrë zotni”: “Po të jem unë fajtor, do ju dal përpara të më vrisni; ulemi e sqarohemi, se unë ju rrij si të jetë e drejta”.

Është shtypi që po komplikon një ngjarje fare të thjeshtë, apo vërtet kemi të bëjmë me një ngjarje të komplikuar?

Re.Pu.

Comments

Submitted by Vrana Konti (not verified) on

Eshte lordi yt, Edvin Kristaq Rama, piktori skizofren i deshtuar qe kerkon te ndjelle pasiguri, vrasje, krim dhe paqendrueshmeri shoqerore ne vend, duke stimular vetegjygjesine.

Dhe ti ja mban anen, Muçi. Do kenaqeni edhe 4 vite te tjera ne opozite, mjeru ju!

Submitted by davidi (not verified) on

175 lexime deri tani dhe asnje koment. ku jane ata Petrot e komenteve entuziaste dhe solidare me heroinen e parakohshme?! flet perpara drejtesia pastaj bytha e turtullit apo m.qiret.

blogu ka nje dinamike dialektike eshte edhe per komente edhe kunder komente por jo sharje. sharja e mesiperme eshte ne kompensim te atyre qe jepen ne mungese.

Submitted by Anxhelo (not verified) on

Besoj qe drejtesia eshte ajo qe duhet te flase dhe te beje punen e saj per ter dale e verteta cilado qofte ajo per kete ngjarje makabre. Per mendimin tim ne kete hetim duhet te p[erfshien dhe familjaret dhe strehuesit e vajzes. Rrethane lehtesuese per vajzen eshte mosha e saj besoj.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.