Aurel Plasari: Shifra 28 mijë, edhe në qoftë sendërgjí, nuk është e historianëve komunistë

Postuar në 14 Gusht, 2012 10:21

Ndërsa i jep përgjigje pyetjes mbi rishkrimin a rishikimin e historisë në një intervistë për Shekullin e sotëm, studjuesi Aurel Plasari del si pa dashje në një pikë ku, sipas shumë gjasash, ka dashur të dalë, dmth tek qëndrimi ndaj kontributit që kanë dhënë shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Plasari flet fillimisht për “teknikat perfide [që janë shtënë në punë] për të përfituar nga ndonjë pasaktësi shifrore dhe për të dalë te mohimi i Holokaustit”, e në këtë mes gjen rast për t’na dhënë një info që na ka munguar, e që ka të bëjë me shifrën e 28 mijë të rënëve në luftën kundër nazi-fashizmit në Shqipëri. Plasari nuk i del për zot kësaj shifre (të paktën, jo në këtë intervistë), por ai na bën me dije se ekziston një dokument, që dëshmon se kjo shifër nuk ka për autorësi komunistët e historianët e Enver Hoxhës. “[Shifra 28 mijë] është e prodhuar nga propaganda e qeverisë kuislinge nën pushtimin gjerman, nga organi i saj zyrtar ‘Bashkimi i kombit’”, i thotë drejtori i Bibliotekës Kombëtare intervistuesit Ardit Rada, dhe aty për aty e dokumenton këtë pretendim: “Kam këtu mbi tryezë fotokopjen dhe mund ta lexoni në ‘editorialin’ e datës 21 tetor 1944 me titull ‘Mjaft më!’: ‘Sipas një statistike, që kur shkeli Italija në vëndin t’onë, më 7 prill 1939 e gjer më sot, janë vrarë në veprime  luftarake kundra okupatorit ose për pasojë të luftës që prej të huajvet është zhvilluar në tokat t’ona, njëzetetetëmijë shqiptarë…’.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.