Biberaj: Obama, Ryan, Berisha ….

Postuar në 15 Gusht, 2012 05:22

Në një shkrim të tijin për Mapon me titull ‘Sali Berisha Vs. Ben Blushi Bamir Topi Vs. Pandeli Majko’, Aleksandër Biberaj e fillon me qibrën dhe skrupujt e politikanëve amerikanë në komunikimin mes tyre, për të dalë më poshtë tek situata shqiptare, sidomos tek “rekordmeni i sharjeve, kryeministri aktual, i cili ka 22 vjet që vetëm shan, fyen dhe akuzon 24 orë jo vetëm kundërshtarët politikë, por edhe të vetët, edhe ata që i ka pasur bashkëpunëtorët më të afërt për vite e vite, edhe në ditët më të vështira të karrierës së tij politike”.

Dhe e dokumenton këtë që thotë: “Sali Berisha nuk ka lënë gjë pa thënë për Fatos Nanon dhe sot e ka aleat, nuk ka lënë gjë pa thënë për Ilir Metën dhe sot e ka shtyllën që e mban atë dhe qeverinë  e tij në këmbë, nuk ka lënë gjë pa thënë për Edi Ramën dhe kur ia do interesi ulet dhe bën marrëveshje me të, nuk ka lënë gjë pa thënë për Arben Imamin, Genc Rulin apo Genc Pollon dhe sot i ka që të tre në qeveri, për të vazhduar me sulmet barbare ndaj Taulant Ballës dhe shumë e shumë deputetëvë, politikanëve, intelektualëve apo qytetarëve të tjerë, dhe për të përfunduar te sulmet halucinante ndaj ish-presidentit Topi dhe kryeprokurores Ina Rama”.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në linkun: http://www.mapo.al/2012/08/15/sali-berisha-vs-ben-blushi-bamir-topi-vs-pandeli-majko/

Re.Pu.

Comments

Submitted by nik (not verified) on

sa cudi more biberaj.kur berisha te bente ty deputet nuk linje fjalim pa e lavderuar,tashti qenka i keq.

te gjithe ishet keshtu veprojne.

Submitted by Albi (not verified) on

Po te fliste keq perpara se ta bente deputet, atehere nuk do ishte deputet.

E kur te fliste keq, ti do dilje e do thoje "e kush eshte ky, nje si gjithe tjeret". Historikisht, pikerisht njerezit qe kane ndrruar rruge jane ata qe kane bere rregjimet te bien.

Submitted by nik (not verified) on

sipas arsyetimit tend edhe kastriot islami do te rrezoje edi ramen.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.