Arkiv-Lajme
Na duhet një popull tjetër...
Duket se e ka humbur paksa durimin (edhe) avokat Ngjela. Me popullin.. Edhe me veten, se gjithsesi është treguar aq elegant sa të përdor diku më poshtë vetorin e parë shumës :).
Këta të dy janë...policë (?!)
Dy policët që ruanin Gentian Beqirin (personin në arrest shtëpie të vrarë bashkë me të atin në banesën e tyre në Elbasan në 15 gusht) kanë ndryshuar në Gjykatë deklaratën e dhënë në Polici për ngjarjen dhe njëkohësisht u tërhoqën nga pohimi që i dhanë ditën e vrasjes grupit të hetimit. Ditën e vrasjes ata lejuan vrasësit të hyjnë në shtëpinë e atij që duhej ta ruanin, duke dhënë një version të çuditshëm të gjërave, sipas të cilit "nuk e dinin që ishin vrasës meqë ata u kishin thënë që janë kushërinj" (!). Por së paku, identifikuan në foto dy autorët.
Një princ në Presidencë (në atë të Republikës)
E përditshmja "Shekulli" kishte bërë sot një vëzhgim në faqen e re online të Presidencës dhe ka konstatuar se në listën e këshilltarëve të Presidentit të ri (të Republikës) këshilltari i tij politik, Leka Zogu prezantohet zyrtarisht si "Princ Leka II".
Koloneli i Paktit Detar duket i dëshpëruar: Këtë botë të mashtrimit e paskemi marrë seriozisht...
Kundërshtari i parë publik i marrëveshjes së 2009-s, Myslim Pashaj, ka thënë në një intervistë sot në të përditshmen "Shqiptarja.com" se pakti detar mes Greqisë dhe Shqipërisë është sërish gati. Sipas hartografit ushtarak me gradën kolonel, marrëveshja "e re" është në fakt "po e njëjta marrëveshje, ajo e vitit 2009, që Gjykata Kushtetuese e rrëzoi si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë".
Gazetari i 21 janarit i bën një "analizë fetare" iftarit të Berishës
Fatos Mahmutaj është një nga të plagosurit e 21 janarit. Ish-gazetari i ABC News që pas 21 janarit mori strehim politik dhe jeton në Bruksel, me sa duket është edhe një agjërues i rregullt dhe njohës i normave islame (të paktën kështu duket nga teksti që ka shkruar). Fatosi u ka dërguar një letër krerëve të Komunitetit Mysliman të pranishëm në "iftarin e shtruar" (siç thuhet saktësisht me terma fetarë) nga Berisha dhe u terheq atyre vëmendjen që kanë bërë një shkelje nga këndvështrimi islam që kanë pranuar ftesën.
Lura, ç'ka qenë, ç'është… çfarë dreqin po bëhet?!
Bashkorganizatori i garës “Rally Albania”, Edvin Kasimati, ka dërguar në të përditshmen Shqiptarja.com disa foto që dëshmojnë shkatërrimin ekologjik të Parkut Kombëtar të Lurës. Fotot janë realizuar disa ditë më parë dhe shfaqin Lurën e dëmtuar, me pemët e prera e Liqenet e ndotur.
Mjafton t’i hedhësh thjesht një shikim fotove për të kuptuar se në çfarë pike është dëmtimi i këtij Parku Kombëtar. Nuk ka mbetur asgjë veçse ndotjes që reflektojnë fotot e realizuara nga Kasimati.
Rama: Barazimi i opozitës me qeverinë, kartë mbijetese e Saliut
Në një intervistë dhënë gazetës Shekulli, Edi Rama ngre shqetësimin se shoqëria civile nuk po bën atë kritikë ndaj pushtetit që bënte para se Berisha të vinte në pushtet. Ndërsa për mediat, thotë se janë kapur për fyti nga Berisha dhe vetëm disa ishuj të vegjël kanë mbetur jashtë kontrollit të qeverisë. Sipas Ramës, strategjia e Berishës është që të shpifë sa më shumë për opozitën, në mënyrë që të krijojë opinionin, si brenda dhe jashtë vendit, se edhe opozita ka po aq kusure sa mazhoranca.
“Mjeku s’na shërbente.. Po kur i nxorëm letrën e Berishës, u vu menjëherë në veprim dhe dridhej si lepur” (!)
Ky që flet më poshtë është babai i këngëtares Elvana Gjata. Tregon në numrin e sotëm të së përditshmes “Panorama” një histori që të bën të mendosh për kohën kur një letër apo një foto “me udhëheqësin” të hapte të gjitha dyert. E pyet gazetari, pse është tërhequr nga shoqërimi i Elvanës nëpër koncerte dhe babai përgjigjet:
Berisha (ri)krahason Ahmadinexhadin me Hitlerin. Por për Teheranin Berisha është naiv dhe... nuk mendon realisht ashtu
Berisha i është rikthyer për herë të dytë brenda një kohe të shkurtër “qëndrimeve të forta” kundër presidentit të Iranit, Ahmadinexhad. Berisha citohet sot pasdite nga mediat online të jetë shprehur:
"Hajdutët na vijnë nga Shqipëria..."
Dragashi është një zonë e Prizrenit në kufi me Shqipërinë. (është edhe vendlindja e Fahrudin Jusufit, një legjendë futbolli në ish-Jugosllavi dhe Gjermani, pak e njohur në Shqipëri). Një gazetar i Deutsche Welles gjermane ka qenë atje dhe ka bërë një reportazh me banorët, të cilët ankohen për.... hajdutë që vijnë nga Shqipëria. Ata thonë se ata u vjedhin bagëtinë, presin pyjet, kositin livadhet dhe u marrin edhe orenditë e shtëpive.