Këta të dy janë...policë (?!)

Dy policët që ruanin Gentian Beqirin (personin në arrest shtëpie të vrarë bashkë me të atin në banesën e tyre në Elbasan në 15 gusht) kanë ndryshuar në Gjykatë deklaratën e dhënë në Polici për ngjarjen dhe njëkohësisht u tërhoqën nga pohimi që i dhanë ditën e vrasjes grupit të hetimit. Ditën e vrasjes ata lejuan vrasësit të hyjnë në shtëpinë e atij që duhej ta ruanin, duke dhënë një version të çuditshëm të gjërave, sipas të cilit "nuk e dinin që ishin vrasës meqë ata u kishin thënë që janë kushërinj" (!). Por së paku, identifikuan në foto dy autorët. Por… Edhe këtë dëshmi e kanë tërhequr…
Në të përditshmen Panorama, lidhur me seancën gjyqësore të mbajtur dje për krimin shkruhet:
“Nuk dimë çfarë kemi thënë deri më tani, nuk mbajmë mend asgjë - mësohet të kenë deklaruar efektivat e arrestuar, Sami Dërstila dhe Reshat Budani. Heqja dorë e dy policëve nga dëshmia ka bërë që Gjykata të vendosë 60 ditë burg për Florenc Çapjen dhe Arben Jaçen. Prokuroria duhet të faktojë akuzat ndaj tyre brenda këtij harku kohor. Ndërsa për dy policët e akuzuar, jo vetëm për shpërdorim detyre, por edhe bashkëpunim me autorët e vrasjes, u vendos masa e sigurisë arrest me burg….".
Edhe njëherë që të jemi të qartë: dy të sipërpërmendurit janë…policë (!) A.N.
Comments
po police dy leksha jane, nga
<p>po police dy leksha jane, nga ata qe te lejne te kalosh me te kuqe per 5 mije leke te vjetra (ne Tirane se ne Elbasan edhe mund ta kene ulur pazarin!). ku eshte problemi ketu? Per aq kohe sa ne operojme partizanshe (dhe partizanshe do te thote edhe kur bejme analiza me bythe ne favor te pales sone por nuk i referohem Nanos&Respublica por te tjere analisteve) dhe jetojme me inat ndaj kundershtarit, cfare prisni qe te ndodhe? Valle meritojme polica me te mire e me te zgjuar? Jo! Mjafton te shikoni mesazhet per Fiter Bajram (kete fjalen Fiter a ka ndonje qe di pse e shtuan kesaj rradhe?) sa jane shtuar kete vit dhe kuptohet qarte se per ku jemi nisur. Me 1994 grate tona qanin kur u vra Catani ndersa sot qajne kur vdes Ezeli. Dhe mos beni gabim te shani Klanin dhe Blendi Fevziun se beni figuren e mutit! Keni provuar ndonjehere? Atehere, kur shan Sandrin te thone menjehere: "Sandri? Sandri eshte karderr, ia futi ne bythe Marselit dhe ia vodhi me stil Klanin! Sot ia fut edhe te tjereve dhe eshte bere milioner! Ku flitet me Sandrin sot?". Kjo eshte pergjigja tipike! Kurse kur provon dhe shan apo kritikon Blendin te kujtojne rrogen e tij: "Blendi? O vellai Blendi mer 24 mije euro ne muaj, cfare flet keshtu ti? Po qenke toc fare o miku!"</p><p>Kjo eshte shoqeria ku jetojme. Nga nje ane ankohemi pse s'kemi sherbime civile minimale (duke filluar nga urgjenca mjekesore) dhe nga ana tjeter justifikojme (madje i mistifikojme!) ata njerez qe jane fajtore per kete situate!</p>
...policet nuk diskutohet qe
<p>...policet nuk diskutohet qe jane fajtor ne momentin e vrasjese dhe meritojne te denohen, ndersa per avazin qe vjen mbrapa atyre u eshte kercenuar komplet familje e c'do gje qe ata kane ne faqe te dheut dhe as diskutohet qe ata nuk mbajn mend se c"kan thene e c"kan pare prandaj ne ate tmerr qe po jetojne burgu eshte flori</p>
Add new comment