Gazetari i 21 janarit i bën një "analizë fetare" iftarit të Berishës

Fatos Mahmutaj është një nga të plagosurit e 21 janarit. Ish-gazetari i ABC News që pas 21 janarit mori strehim politik dhe jeton në Bruksel, me sa duket është edhe një agjërues i rregullt dhe njohës i normave islame (të paktën kështu duket nga teksti që ka shkruar). Fatosi u ka dërguar një letër krerëve të Komunitetit Mysliman të pranishëm në "iftarin e shtruar" (siç thuhet saktësisht me terma fetarë) nga Berisha dhe u terheq atyre vëmendjen që kanë bërë një shkelje nga këndvështrimi islam që kanë pranuar ftesën.
Mahmutaj shkruan se "është besimtar dhe agjërues i rregullt prej më tepër se një dekade e gjysmë" dhe pastaj drejton disa pyetje për "imamët dhe besimtarët pjesëmarrës në iftarin e Saliut, për të cilët mendoj se vërtetë kanë qenë agjërues".
Shkruan Mahmutaj: "…Ju lutem mos mu përgjigjni që nuk ishte haram ushqimi i konsumuar. Mund të më thoni: Ku i ka gjetur Berisha paratë për të shtruar këtë iftar? Të themi që këto para ia kanë dhuruar Berishës dhe ai me dashamirësi i harxhoi me një iftar!? Jo. Profeti Muhamed a.s. e ka ndaluar kategorikisht dhuratën për shkak të detyrës. Kështu që dhuruesi (nëse ekziston një i tillë) do të ishte më mirë ta shtronte vetë iftarin… Iftari u shtrua në një nga rezidencat qeveritare. Pra fatura e shpenzimeve i kalon atyre që kontribuojnë në arkën e shtetit. Po citoj një frazë që e kemi dëgjuar shpesh nga gojët e imamëve. “Shqipëria konsumoi kamatën dhe për pasojë përjetoi ’97-ën!”. I Madhi Zot na ka njoftuar se kamata është luftë e hapur me të… E kuptoj mirë faktin se jo të gjithë besimtarët janë si profeti Ibrahim a.s., që të kundërshtojnë siç, Ai a.s., kundërshtoi mbretin mizor Nemrud, por do të ishte më mirë refuzimi për këtë iftar hipokrizie në mënyrë që të mos bëhën edhe muslimanët pjesë e mëkatit. I Madhi Zot e di më së miri këtë punë, por nuk do të ishte më mirë ta çelnit iftarin e Xhumasë, ditës së bekuar, në shtëpitë tuaja me familjet, apo të ftuar nga njëri-tjetri me ushqim hallall!? Si thoni!?.."
Comments
Berisha eshte nje kriminel qe

Berisha eshte nje kriminel qe e ka vendin ne burg. Por ka perballe nje opozite qe nuk esht ne gjendje t ja tregoj vendin. Opozita eshte rehat ne vilat dhe makinat e saj dhe i thot popullit cohu ti dhe rrezoje Saliun. Driteshkurter. Te cohen pabuksat dhe te rrin rehat keta bythpambuket. Shifni psh Ramen cfare thote ne intervisten e tij qe keni botuar nje pjese dhe ju ketu... Merret me ato qe thote Saliu, ai barazon kete me ate thot, ai ben keshtu e ai ashtu. O RAME, LERE SALIUN, MOS U MERR ME SALIUN, MERRU ME SHQIPERINE O TE HENGERT MORTJA QE JU MBYTI NJE COPE KATUNDARI NGA VICIDOLI QE NUK I DI NJERI AKOMA AS EMRIN E MAMASE!

Mahmutaj paskesh qene hoxhe i

Mahmutaj paskesh qene hoxhe i fshehur me petkun e gazetarit!

Fatosi nuk ka qene ndonjeher

Fatosi nuk ka qene ndonjeher hoxhe por ka qene dhe eshte besimtar.

po ti cfare je hoxhe konspiracionesh???

Shif c kombinim u ka ber

Shif c kombinim u ka ber pantallonave me xhaketen Saliu i Sheqeres... Hihihi Hahahaaa... C mendim ke ti zoti Rama per kete?? :)

Pantallonat dhe xhaketa,

Pantallonat dhe xhaketa, kombinim qe mund ta bejne vetem...shpellaret.

me qene se ky mahmutaj nuk i

me qene se ky mahmutaj nuk i shkroi krereve te komuniteteve fetare edhe per Obamen qe shtroi iftar mendoj se e keni nderin ju gazetaret e paVARUR te respublices,gazetave shekulli,shqip,shqiptarja.com tema me ne krie meron dhe topkanalit etj qe te pyesni Obamen se ku i gjeti leket qe shtroi iftarin.

po nuk late budallallek pa nxjerre ju te respublices

Fatos, ngaterron kekun me
Fatos, ngaterron kekun me byrekun.
Perfaqesuesite e nje institucioni shkojne tek kryeministri dhe jo Selimi i ben qoke Sales. E mirekuptoj zellin tend kunder Sales (te plagosen, pastaj te hoqen nga puna se u gjende ne vendin e gabuar) por mos i ngaterro gjerat
ti antishqiptari dukesh qe

ti antishqiptari dukesh qe qenke antishqiptar.

Perse e permend ketu ate qe , te kane perzene nga puna ?

Duket shume e felliqur or ti antishqiptar i felliqur.

Add new comment