"Hajdutët na vijnë nga Shqipëria..."

Dragashi është një zonë e Prizrenit në kufi me Shqipërinë. (është edhe vendlindja e Fahrudin Jusufit, një legjendë futbolli në ish-Jugosllavi dhe Gjermani, pak e njohur në Shqipëri). Një gazetar i Deutsche Welles gjermane ka qenë atje dhe ka bërë një reportazh me banorët, të cilët ankohen për.... hajdutë që vijnë nga Shqipëria. Ata thonë se ata u vjedhin bagëtinë, presin pyjet, kositin livadhet dhe u marrin edhe orenditë e shtëpive.
Shkruan DW: “...Në shpatet e Koritnikut në kufi me Shqipërinë, banorët shprehen kështu për problemet e tyre të përditshme: " Kjo është hera e parë pas 60 vitesh, që kemi mbetur pa lopë në ahur... A do të vish në shtëpinë time të shohësh se çfarë qeni kam? Më lehtë është të mbajë një lopë, por më duhet të mbajë qenin. Na e kanë vrarë edhe një njeri. Si mund të ndodhë kjo që në shekullin e 21-të të flejmë gjumë me pushkë të mbushur? Ata na kanë hyrë në shtëpi”.
Mehmed Hamza, një autoritet rajonal citohet të thotë: “Ne shumë herë për këtë temë e kemi diskutuar me përfaqësuesit e Kukësit”. Kurse Gëzim Zogaj, komandant i stacionit policor lokal thotë se banorët i teprojnë gjërat se janë nostalgjikë për kohët e shkuara, por nuk i sqaron arsyet e kësaj nostalgjie që me gjasa është e lidhur me rendin e fortë dhe ndjenjën e sigurisë fizike: "Sipas të dhënave të policisë në vitin 2012, nga janari deri në korrik, kemi pasur vetëm 5 raste. E gjitha kjo është e lidhur me nostalgjinë për sistemin e mëparshëm".
Reportazhi i plotë mund të lexohet në:
http://www.dw.de/dw/article/0,,16176752,00.html
Comments
Keta jane te gjithe
<p>Keta jane te gjithe boshnjake, prandaj akuzojne shqiptaret. Hajdutet mund te jene vertet shqiptare, por mund te jene edhe kosovare ose boshnjake nga fshatrat perreth.</p>
Add new comment