Lura, ç'ka qenë, ç'është… çfarë dreqin po bëhet?!

Postuar në 19 Gusht, 2012 03:59

Bashkorganizatori i garës “Rally Albania”, Edvin Kasimati, ka dërguar në të përditshmen Shqiptarja.com disa foto që dëshmojnë shkatërrimin ekologjik të Parkut Kombëtar të Lurës. Fotot janë realizuar disa ditë më parë dhe shfaqin Lurën e dëmtuar, me pemët e prera e Liqenet e ndotur.

Mjafton t’i hedhësh thjesht një shikim fotove për të kuptuar se në çfarë pike është dëmtimi i këtij Parku Kombëtar. Nuk ka mbetur asgjë veçse ndotjes që reflektojnë fotot e realizuara nga Kasimati.

Parku Kombëtar i Lurës shtrihet në malësinë e Lurës dhe zë një sipërfaqe prej rreth 1300 ha. Gjithsej në këtë zone ndodhen 12 Liqene që në gjithë Shqipërinë njihen si, Liqenet e Lurës.

Mediat kanë sinjalizuar në edicionet e fundit informative edhe dëmtime të Kalasë së Skënderbeut në Krujë, para portave të së cilës ka nisur të ndërtohet një ngrehinë betoni. "Ndërtuesit kanë vendosur një tabele në hyrje të punimeve, ku tregojnë se është Bashkia e këtij qyteti që ka dhënë leje për ngritjen e një ndërtese dyqane- apartamente banimi. Kjo ndërtesë në hyrje të kalasë dëmton si imazhin e vetë kalasë, ashtu edhe të pazarit të vjetër të Krujës, të dyja këto, objekte pjesë e fondit të artë të trashëgimisë sonë kulturore e historike, - raporton TCH.

 

Fotot e ndërtimit në Krujë mund të shihen edhe në:

http://www.gazetatema.net/web/2012/08/18/mania-e-betonit-edh...

 

Fotot e Lurës mund të shihen edhe në:

mund të shihen edhe në http://www.peshkupauje.com/2012/08/album/lura-si-ka-qene-si-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.