Një princ në Presidencë (në atë të Republikës)

Postuar në 19 Gusht, 2012 10:00

E përditshmja "Shekulli" kishte bërë sot një vëzhgim në faqen e re online të Presidencës dhe ka konstatuar se në listën e këshilltarëve të Presidentit të ri (të Republikës) këshilltari i tij politik, Leka Zogu prezantohet zyrtarisht si "Princ Leka II".

Shkruan Shekulli: "… Edhe pse Shqipëria është një Republikë Parlamentare, presidenti i saj duket se nuk mendon kështu. Në faqen e Presidencës renditen CV-të e anëtarëve të stafit të ri dhe në rreshtat ku jepet biografia e shkurtër e Leka Zogut, ndryshe nga të tjerët ai cilësohet me titullin monarkist Princ: “Është lindur më 26 mars 1982 në Afrikën e Jugut, Johanesburg…Ka mbaruar studimet në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Angli, në Londër… Ka punuar pranë Ministrisë së Jashtme si Këshilltar i Ministrit në vitin 2006- 2009…. Mandej ka punuar pranë Ministrisë së Brendshme si Këshilltar i Ministrit nga viti 2009 deri në vitin 2012…. Princ Leka II është nderuar me Urdhrin e Lartë “Santi Maurizio de Lazzaro”…" etj – janë disa nga fjalitë e CV-së.

Sipas Shekullit, nëse do të hulumtonit te faqja zyrtare e Oborrit Mbretëror Shqiptar, familja mbretërore vijon që të njohë pasaportat e mbretërisë dhe vulat e saj, ndonëse Kushtetuta shqiptare ka përcaktuar se në krye të shtetit është Presidenti. Interesante do jetë të  merrej ndonjë dëshmi e brendshme nga stafi: Si i drejtohet Presidenti (i Republikës) këshilltarit të tij Princ kur e thërret në zyrë ose në telefon? (A.N.)

Në foto: Leka Zogu, gjatë ceremonisë së dorëzimit të mandatit presidencial, Presidentit të ri, Bujar Nishani, në selinë e Presidencës. 24 Korrik 2012 – Foto LSA

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

"princ" Leka Zogun e kan dergue me stazh prane presidences me qellim qe te pregatitet per ta shpall ma vcone mbret.

Populli shqiptar asht nje popull KOT. Ne asnji vend te botes nuk luhet teater me popullin si me popullin shqiptar. Ha,ha,ha.

Submitted by Arber (not verified) on

"Princi" qe nuk arrin te paguaje as kredite kundrejt bankave eshte 1/4 shqiptar.

Submitted by Ernesto (not verified) on

Dhe ky eshte problemi i rendesishem per shqiperine. BOBOBOBOBO me cfare mereni.. turp per kete sit

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Ky SIT ua nxjerr te palarat antishqiptarve te te gjitha kallepeve.

Kujt nuk i pelqen, le te shkoje tek sitet antishqiptare.

Submitted by Ernesto (not verified) on

Pse kjo eshte te jesh shqipetar ose anti shqiptar, sa mire e ke kuptuar, bravo

Submitted by Anonim (not verified) on

Inshallah, thote Sali Berisha. Ndoshta ai heq dore nga mbreteria dhe ma le muuuu.................. Eshte per te qeshur dhe per te qare njekohesisht. Sali Berisha thote qe te mesojme edhe kinezçen, por mender, princi ende nuk po meson gjuhen e te atit. Sa i zoti qe duket ne kete drejtim.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.